Shoku i Altin Dardhës kërkon lirimin nga paraburgimi
Autori i Lajmit: red.
Gëzim Kasëmi i akuzar si pjesë e bandës së Altin Dardhës ka kërkuar lirimin nga paraburgimi. Gjatë seancës, i pandehuri Gëzim Kasëmi, i paraqiti trupit gjykues një kërkesë ku kërkonte pushimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelitë e paraburgimit, pasi sipas tij, kishin kaluar të gjitha afatet e paraburgimit. Në kërkesë thuhej se dosja ka ardhur për gjykim më 03.01.2008 dhe deri më tani kanë kaluar 15 muaj e 11 ditë, ndërkohë që afatet e paraburgimit për krimet që dënohen mbi 10 vjet, është 12 muaj. Gjykata e Tiranës vendosi që për këtë shkresë të deklarohet në datën 21 prill, datë kur do mbahet dhe seanca e radhës, pasi do të bëhen verifikimet lidhur me këtë kërkesë. Në vazhdim të seancës, u thirr për të dëshmuar Rifat Torraj. Ky i fundit u shpreh se ditën e ngjarjes ishte duke udhëtuar me makinën e tij, tip fuoristradë dhe përpara tij, me makinë tjetër ishte i biri. “Sapo kaluam Spitalin e Beratit, rrugës duke shkuar për në Uznovë, shoh në pasqyrat një furgon tip Fiat “Fiorino”, ku në dritaren e pasagjerit kishte dalë një njeri me automatik në dorë”, - u shpreh Torraj. “Unë hapa krahun, sepse kisha frikë se mos gjendesh midis konfliktit të dy bandave. Edhe djali im hapi krahun dhe ndaloi. Furgoni ndaloi ngjitur me makinën time dhe personi që ishte në dritare më drejtoi automatikun për rreth 20 sekonda, pastaj i tha shoferit që të ecte. Personin që më drejtoi armën e njoha që ishte Altin Dardha”, - vazhdon dëshminë e tij Rifat Torraj. “Makina u nis dhe ndaloi vetëm disa metra përpara makinës sime, ku u hapën të dyja dyert e pasme të furgonit. Aty arrita të dalloja një mitraloz “dykëmbësh”, një person që rrinte pranë tij dhe në anën tjetër pashë një njeri të gjakosur në fytyrë. Pasi makina u largua, unë u nisa dhe ndalova në qendër të Uznovës, ku mora vesh që ishte vrarë një person me emrin Sali. Më pas mora vesh që ishte vrarë dhe një person tjetër dhe menjëherë më shkoi mendja te djali i gjakosur që pashë në makinë”, - mbyll dëshminë e tij Torraj. Pyetjes së avokatit se ai ishte i pandehuri personi që ishte i gjakosur në makinë, Torraj i është i përgjigjur: “Kam bindjen që ky ishte personi i gjakosur që ishte në makinë”. Avokatët gjithashtu paraqitën dhe një kërkesë për papërdorshmërinë e akteve procedurale të paraqitura nga ana e prokurorit, pasi sipas tyre, ishin marrë në kundërshtim me ligjin, por edhe për këtë kërkesë gjykata do shprehet më 21 prill.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009