Arta Bajrami në adoleshencë
Autori i Lajmit: red.
Arta Bajrami, këngëtarja e njohur tregon historinë e adoleshencës së saj, dashuritë e asaj periudhe, ngjarje të hidhura dhe të bukura njëkohësisht. Këngëtarja Bajrami rrëfen ndryshimet mes dy gjeneratave, dy kohëve dhe dy mënyrave të jetës së rinisë.
Këngëtarja Arta Bajrami kujton kohën e ditëve më të mira, që thotë se i ka kaluar pikërisht në periudhën adoleshencës. Me gjithë krizës ekonomike, politike që mbretëronte në vend, ajo thotë se ia kanë dalë të kalojnë ditë të mira me shoqërinë e saj.
Si e kujtoni kohën kur keni qenë adoleshente?
Besoj që si për çdo person tjetër, edhe për mua koha e adoleshencës është ajo që rikujtohet me shumë ëndje. Kam qenë adoleshente në një kohë kur TV kishte një impakt të madh te të rinjtë. Edhe sot kjo është prezente, por atëherë nuk ishte mundësia që njeriu brenda minutave të kuptonte se ç po ndodhte në anën tjetër të botës, sepse mundësitë teknologjike nuk ishin të avancuara si sot. Pra, një gjë që është e paktë është gjithmonë shumë e dëshiruar. Interneti nuk ekzistonte, pra nuk e kishe në dorë atë se çfarë doje të shihje apo të dëgjoje, por vetëm atë çfarë servirej nëpër televizionet tona. Më kujtohet se si me entuziazëm shikonim emisionet muzikore, si MTV dhe VIVA, seritë televizive për adoleshentë, si Beverli Hills" etj.
Sa e shoqërueshme keni qenë si adoleshente dhe me kë keni qëndruar më tepër?
Kam qenë mjaft e shoqërueshme. Nuk e fsheh faktin se edhe unë përpiqesha që sa më shumë të lija përshtypje te të tjerët, të bija në sy, të isha në qendër të vëmendjes, që besoj se është diçka që shprehet tek adoleshentët kudo në botë. Edhe te ne, pra në grupin tim të shoqërisë, në njëfarë mënyre secili mundohej të demonstronte diçka të veçantë, në shkollë, në lagje apo diku tjetër. Unë nga natyra jam person mjaft i shoqërueshëm, por nuk e mohoj faktin që nganjëherë edhe unë jam bërë pre e këtyre trendëve. Këtë që po e them unë, besoj se është e njohur për të gjithë shoqërinë tonë, e sidomos për gjeneratën time këtu në Prishtinë.
Në atë kohë, ku dhe si e keni kaluar kohën e lirë?
Kohën e lirë e kam kaluar më së shumti duke dalë me shoqëri, duke lexuar, por edhe duke kënduar. Përpiquni ta kuptoni se sa argëtim të ofronte Prishtina e asaj kohe nën një regjim ushtarak. Më kujtohet një moment dhe dua ta tregoj. Isha me shoqëri në njërën nga diskotekat e Prishtinës dhe në ato momente dëgjohej kënga “it s a beautiful life” e një grupi suedez që quhej "Ase of Base". Në ato momente hyri policia serbe e armatosur deri në fyt për të bërë një “raci”. Dhe më kujtohet se si i thashë djalit të xhaxhait që ishte me mua “aaaaaa, it s a beautiful life këtu te na, mos vet sa beautiful life”. Edhe pse të frikësuar deri në palcë, prapë duke qeshur i kalonim ditët.
Ku i keni kaluar pushimet verore?
Eh, sa për pushime verore, kjo gjë ndryshonte me ndryshimin e gjendjes politike, që normalisht reflektonte menjëherë në gjendje ekonomike. Kur prindërit e mi ishin në punë dhe kishim të ardhura të mira shkonim në Greqi, Turqi, Bullgari, Kroaci. Por, kur ata u pushuan nga puna, Ulqini na dukej më i mirë se Majami Biç.
Me çfarë problemesh jeni ballafaquar në atë moshë?
Në fakt, me shumë keqardhje them për shumicën e bashkëmoshatarëve të mi, që problemin më të madh e kishin ishte skamja. Unë, si adoleshente, nuk e kam pasur atë problem, sepse prindërit e mi punonin që të dy, mami në një firmë private familjare, ndërsa babi merrej me muzikë dhe kështu siguronin të ardhura të mjaftueshme, ndoshta jo për ndonjë jetë luksoze, por edhe për të vuajtur nuk kam vuajtur kurrë për asgjë. Prandaj i falënderoj prindërit që më kanë rritur pa e ditur asnjëherë se çfarë është të mos kesh për të blerë atë që të duhet. Këtë gjë nuk mund ta thonë shumica e bashkëmoshatarëve të mi dhe ky fakt më bën të ndjehem shumë keq. Por, edhe unë ballafaqohesha me probleme të tjera. Ishim të robëruar. Por, adoleshentët sikur nuk duan të dinë për gjëra të tilla (nuk dua ta nënvlerësoj atë problem aq të madh, mos më keqkuptoni, ju lutem). Por, dua të them që adoleshentët duan kushte të tjera. Nuk na pengonte as fakti që shkonim nëpër “shtëpi-shkolla”. Gjithccka që një adoleshent do, është që të qëndrojë mirë materialisht. Pra, të ketë për të ngrënë mirë, për t u veshur mirë dhe për t u argëtuar nëpër vende të ndryshme. Rinia e sotme kosovare ka shumë më shumë se që ne kishim.
Si e keni menduar lidhjen në dashuri?
Në kohën e adoleshencës time nuk kishim lidhje dashurie. Ne vajzat provonim të ishim në qendër të vëmendjes dhe kjo ndodhte edhe me djemtë. Ata që ishin si më të popullarizuarit gëzonin simpatinë e vajzave dhe anasjelltas. Dhe, ne e quanim të rënit në dashuri, simpati. E gjithë aventura e dashurisë ishte krijimi i një lloj simpatie për dikë, flirti, ndonjë prekje e lehtë shoqërore dhe kaq. Ndoshta të rrihte zemra shumë më shpejt për një person të caktuar, po si ta merrje guximin e t ia shprehje një gjë të tillë. Duhet të rriteshe pak dhe të piqeshe e pastaj të filloje ndonjë lidhje. Të rrallë ishin ata që kishin vërtet lidhje dashurie. Çiftet e tillë mund t i njihje në gishta. Edhe kjo gjë ka ndryshuar shumë në ditët e sotme. Sot të rinjtë po fillojnë shumë herët me lidhje dashurie.
A keni pritur propozime nga prindërit apo vetë keni vrapuar në kërkim të dashurisë?
Nuk kam vrapuar asnjëherë pas dashurisë. Ajo ndodh spontanisht. Ndërsa prindërit e mi më kanë lënë të qetë në këtë drejtim.
Cili ka qenë momenti më i lumtur dhe më i hidhur që e rikujtoni?
E dua shumë një shprehje që thotë: “Mos i rikujto momentet e hidhura, sepse ato janë të shumta, por festo momentet e bukura, sepse ato janë të pakta”. Fatkeqësisht, njeriu mban më shumë në mend momentet e hidhura sesa ato të bukura. Por, unë dua të rikujtoj vetëm momentet e mira. Unë besoj që njeriu në jetën e tij ka shumë më shumë momente të bukura se të hidhura, por argumenti që përdora më lart është ai që na bënë të mendojmë se njeriu ka më shumë vuajtje se gëzime. Pra, e vërteta është që njeriu fatkeqësisht të keqen e mban më shumë në mend se të mirën, mua për arsye se gjërat e mira cilësohen si diçka e rëndomtë, si diçka që duhet të ndodhë patjetër në jetë, ndërsa të këqijat si diçka jonormale. Por, ja që në jetë nuk është normale që të kesh vetëm gjëra normale. Edhe ato jonormale, dhe të hidhura janë pjesë e po kësaj jete. Pastaj çfarë është edhe më interesante është se gjërat e hidhura shpesh shkaktojnë apo i paraprijnë gjërave më të bukura. Për ta bërë më të qartë do të jap një shembull: pas luftës, që ishte diçka shumë e hidhur, e tmerrshme, familja ime u bashkua. Ai moment i bashkimit ishte momenti më i lumtur në jetën time. Besoj që po e kuptoni logjikën. Pra, për ta ndjerë të mirën duhet provuar e hidhura përndryshe nuk ke mundësi të bësh dallimin dhe çdo gjë përjetohet njëlloj.
A keni menduar për karrierën që keni arritur sot?
Po. Shpesh më kanë thënë edhe të tjerët që më kanë dëgjuar duke kënduar që duhet të merrem profesionalisht me këngën, sepse do të ishte dëm i madh ta përbuzja këtë talent. Dhe, unë u besoja atyre, por mbi të gjitha kam besuar në vetveten dhe atë se çfarë mund të bëj. Dhe, ja ku jam sot.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009