E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakultetet, më 25 shkurt dorëzojnë koeficientët

15/02/2009  Grupet e punës po shqyrtojnë ndryshimet që do të pësojë lista e koeficientëve sipas degëve

Publikimi i koeficientit për llojin e shkollës së mesme pas 25 prillit, kur nis plotësimi i formatit A-2

Para se të nisin plotësimin e formularit A-1 maturantët do të njihen dhe me koeficientët për çdo degë të universiteteve publike, në mënyrë që të përzgjedhin ato degë ku kanë më shumë probabilitet për të fituar studimet e larta. Përkundrejt kësaj situate u lihet një afat i caktuar kohor fakulteteve, që nga lista e koeficientëve të përdorur gjatë vitit të shkuar të bëjnë ndonjë ndryshim në renditje dhe listën me koeficientët e rinj duhet ta dorëzojnë detyrimisht deri më 25 shkurt. Pas kësaj kohe nis periudha e plotësimit të formularit A-1, ku maturantët listojnë dy lëndët me zgjedhje për të cilat duan të ndjekin studimet e larta. Këtë vit maturantët duhet të tregojnë kujdes të veçantë në listimin e dy lëndëve me zgjedhje, ku ndalohet kategorikisht qarkimi në formularin A-1 i dy lëndëve me zgjedhje që kanë të bëjnë me gjuhë të huaj. Në këtë rast plotësimi konsiderohet si i pavlefshëm.

Propozimet

Aktualisht grupet e punës në fakultete po përzgjedhin dhe koeficientët përkatës sipas degëve që ofrojnë. Sipas hartuesve të maturës, këta të fundit kanë afat deri më 25 shkurt për të propozuar alternativat e tyre për çdo degë, të cilat do të marrin dhe miratimin e Ministrisë së Arsimit. Ndërsa koeficientët për llojet e shkollave të mesme do të bëhen publike pas 25 prillit, kohë në të cilën do të fillojë dhe plotësimi i formularit A-2, ku maturantët listojnë 10 preferencat sipas numrit rendor ku duan të ndjekin studimet. Edhe për këtë vit akademik mendohet të jenë dy lloje koeficientësh për pranimet në universitete. Në grupin e parë do të përfshihen 5 koeficientët e llojit të shkollës së mesme, ku çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficiente, nga 1.0 deri në 1.4 . (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme të grupuara në 10 grupe kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Gjithashtu çdo degë e shkollës së lartë do të shpallë propozimet edhe për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, për të cilat do të kenë dy lloje koeficientësh në dispozicion. Ndonëse nuk janë miratuar përfundimisht, mendohet të jenë nga 1.0 në 1.3.

Ndryshimet

Këtë vit mendohet të ndryshojnë koeficientët që gjatë vitit të shkuar u shoqëruar me protesta nga ana e studentëve. Konkretisht bëhet fjalë për koeficientët e përcaktuar për shkollat e mesme profesionale. Megjithatë, këto ndryshime pas propozimeve që do të bëhen nga ana e fakulteteve për të dy llojet e koeficienteve si për ata të shkollave të mesme, ashtu dhe për ato të degëve do të miratohen nga Ministria e Arsimit.

Përcaktimi i koeficientëve

Fakultetet kanë afat për të publikuar propozimet e tyre për koeficientët e lëndëve me zgjedhje deri më 25 shkurt 2009. Koeficientët për llojet e shkollave të mesme do të bëhen publike pas 25 prillit. Për këtë vit akademik mendohet të jenë dy lloje koeficientësh për pranimet në universitete. Në grupin e parë do të përfshihen 5 koeficientët e llojit të shkollës së mesme, ku çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficientë, nga 1.0 deri në 1.4 . (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme të grupuara në 10 grupe kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Gjithashtu çdo degë e shkollës së lartë do të shpallë propozimet edhe për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, për të cilat do të kenë dy lloje koeficientësh në dispozicion. Ndonëse nuk janë miratuar përfundimisht, mendohet të jenë nga 1.0 në 1.3.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›