E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shën Valentini,ndez amosferën në kryeqytet

Shën Valentini ka ndezur atmosferën në kryeqytet. Si çdo vit edhe këtë herë të dashuruarit e kanë festuar ditën e tyre, duke lëshuar aromën e dashurisë në çdo cep të kryeqytetit. Lule, dhurata, e njerëz të motivuar për të jetuar bukur këtë ditë,kanë mbushur të gjitha shëtitoret, baret e restorantet. Të gjitha grupmoshat kanë përfituar nga dita e pushimit dhe koha shumë e mirë e kësaj të shtune dhe kanë dalë të festojnë Shën Valentinin, pavarësisht nëse u përket apo jo kjo festë.Prej 19 vjetësh dita e të dashuruarve është ngjyrosur si një traditë edhe në kalendarin e festive shqiptare. Por, e përkthyer në dëshirën për të dalë dhe festuar, festa e Shën Valentinin merr tiparet e një feste mase më shumë sesa dashurie. Kështu si çdo vit, kodrat e Liqenit Artificial janë mbipopulluar nga njerëz të të gjitha grupmoshave dhe të kategorive të ndryshme.Sa duket shqiptarët e vlerësojnë dashurinë, paçka se nëse ajo është një ndjenjë mes dy njerëzve të lidhur për këtë qëllim, apo të afërmve, miqve e familjarëve. Të gjitha këto lidhje pa as më të voglin dallim, në Shqipëri bëhen objekt i Shën Valentinit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›