Fakultetet nisin nesër regjistrimet përfundimtare
25/09/2009 Hartohen listat e reja të fituesve të universitetet për 2009-2010
Kandidatët e spostuar në preferenca duhet të bëjnë më parë çregjistrimin
Listohen fituesit e rinj në universitetet për fazën e regjistrimeve përfundimtare për pranimet akademike për 2009-2010-n. Sekretaritë e fakulteteve pritet që gjatë ditës së nesërm të fillojnë regjistrimin përfundimtar të maturantëve të shpallur fitues përfundimisht në një nga dhjetë preferencat e përzgjedhura për studimet e larta. Burime pranë APRAL-it bëjnë të ditur se tashmë programi kompjuterik ka përfunduar renditjen përfundimtare të fituesve sipas kuotave të miratuara nga qeveria për pranimet e këtij vitit. Publikimi i këtyre listave do të nisë gjatë ditës së sotme. Do të jenë vetë fakultetet që do të marrin këto lista dhe menjëherë do të bëjnë afishimin e tyre në ambientet publike, ku do të mësohen nga maturantët. Në këto lista përveç fituesve të fazës së parë, të cilët kanë ndryshuar preferencat, janë shtuar edhe emra të tjerë fituesish, të cilët publikohen për herë të parë. Këta të fundit janë vendosur sipas kuotave të mbetura bosh për 215 programet e studimeve të larta që do të ofrohen në fakultetet publike për këtë vit akademik. Brenda ditës së sotme do të shpërndahet pranë fakulteteve së bashku me listat e fituesve edhe udhëzimi i regjistrimeve, i cili ndryshon nga ato të fazës së parë për shkak të ndryshimeve të bëra në renditjen e re të fituesve. Fituesit përfundimtarë do të kenë një javë kohë për të mbyllur procedurën e regjistrimit. Në rast se një gjë e tillë nuk do të bëhet, atëherë kandidatët humbasin përfundimisht të drejtën e studimeve të larta për 2009-2010-n. Lidhur me specifikat e venat të regjistrimeve të kësaj faze, në udhëzimin e MASH-it përcaktohet: “Kandidatët që kanë ndryshuar në renditjen e preferencave domosdoshmërisht duhet të çregjistrohen, në të kundërt rrezikojnë ndjekjen e studimeve të larta. Kështu, nëse një maturant gjatë fazës së parë ka fituar në preferencën e pestë dhe pas rishpërndarjes së re (në të cilën është bërë plotësimi i kuotave të mbetura bosh nga regjistrimet paraprake) rezulton të jetë fitues në preferencën e tretë, më parë duhet të bëjë çregjistrimin në degën ku është regjistruar në fazën e parë. Vetëm pas kësaj ai mund të shkojë për t’u regjistruar në preferencën e tretë, që është përzgjedhja më e lartë e këtij kandidati në formularin A-2. Për të bërë çregjistrimin kandidatët duhet të paraqiten vetë dhe të marrin pranë sekretarive përkatëse dosjen me dokumentet e duhura, të cilën më pas do ta çojnë për procedurat e regjistrimit në preferencën më të lartë. Ndërsa kandidatët që gjatë dy fazave të regjistrimit kanë rezultuar fitues në të njëjtat preferenca, nuk e kanë të nevojshme të bëjnë riregjistrimin.” Nëse edhe pas fazës së dytë të regjistrimeve do të rezultojnë sërish vende të parealizuara, atëherë do të hapet një fazë e tretë pranimi gjatë dy javëve të para të muajit tetor, ku kandidatët jofitues në asnjë program do të plotësojnë një formular të tretë preferencash. Në këtë formular do të listohen përveç 517 kuotave bosh të fazës së parë edhe të tjerat të mbetura nga faza e dytë.