Njësia 3 pa treg, vendimi i drejtorisë së higjenës: S'ka kushte
Banorët e Njesisë Bashkiake numer tre në Tiranë, po rrezikojnë të mbeten pa treg fruta perimesh. Drejtoria e Shëndetit Publik, për të disatën herë ka dërguar kërkesë në zyrat e kësaj njësie për ta prishur këtë treg sa më parë sepse kushtet e këtij tregu janë jashtë çdo niveli mirëmbajtjeje. Edhe kreu i Minibashkisë numër tre në kryeqytet është shprehur se kushtet në këtë treg janë jashtë çdo parametri higjeno-sanitar, edhe pse tregtarët janë taksapagues të rregullt. Ai ka theksuar se është kërkuar disa herë nga Bashkia e Tiranës dhe nga këshilli bashkiak që të zgjidhet ky problem, por jo vetëm se nuk është gjetur akoma një zgjidhje por është agravuar dhe më shumë.
Produktet ushqimore, që tregetohen në tenda të improvizuara, mes pluhurit e rrezeve të diellit, mund të përbëjnë rrezik serioz për shendetin e konsumatorëve.
Produktet ushqimore, që tregetohen në tenda të improvizuara, mes pluhurit e rrezeve të diellit, mund të përbëjnë rrezik serioz për shendetin e konsumatorëve.