E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdec,dhjetë vlerësuesit e dëmeve meren të pandehur

25/09/2009  Si pasojë e abuzimeve dëmi buxhetor kapi shifrën prej 207 milion lekëve

TIRANE- Dhjetë personat që ishin përcaktuar nga qeveria për vlerësimin e dëmeve në fshatin Gërdec të Vorës, janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ka qënë një hetim intensiv i organit të akuzës, ku pas një periudhe 1 vjeçare prokurorët arritën të gjejnë prova konkretë në ngarkim të 10 personave, të cilët pas shpërthimit të fuqishëm të depove ushtarake në fshatin Gërdec, u urdhëruar të kryenin vlerësimin financjar të banesave të shkatëruara. Në dosjen penale me nr.1869 janë emrat e të pandehurve Blerta Hodaj, Ermira Mezini, Esmeralda Halili, Favjola Care, Isa Picari, Klevis Bedini, Mustafa Gerdeci, Myslym Ndroqi, Roela Gjeta, Shefki Haxhiu. Të dhënat e paraqitura në kërkesën për gjykim të prokurorisë së Tiranës, flasin se në 7 objekte janë konstatuar shkelje të rënda financiare ku shuma totale kap shifrën e 207 milion lekëve të vjetra. Mësohet se ky abuzim është kryer nga dhjetë komisionerët e vlerësimit të dëmeve, pas shpërthimit të punishtes së demontimit të municioneve. Fatura financiare e këtyre dëmeve është vendosur të paguhet nga buxheti i shtetit përmes institucioneve qeveritare, ndaj abuzimi në përllogaritjen e shifrave konsiderohet vepër penale në kuptim të dëmit financiar që i shkaktohet buxhetit të shtetit. Lidhur me këtë argumentim Prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë si të pandehur në gjendje të lirë 10 komisionerët e vlerësimit të dëmeve duke i akuzuar ata për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.Burimet thanë se të pandehurit i përkasin Agjensisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale dhe administratës së Bashkisë së Vorës. Dhjetë emrat e sipërcituar bënin pjesë në dy grupe vlerësimi që dolën në terren pas tragjedisë së gërdecit dhe vlerësuan dëmet e shkaktuara nga ngjarja e rëndë. Mirëpo me një tendecë abuzive komisionerët në 7 raste kanë vlerësuar një pjesë të objekteve me ndërtim modern në shuma të vogla financiare ndërsa në disa objekte ku ndërtimi nuk ishte i kohës, ata e kanë vlerësuar me shuma të mëdha financiare. Rastet më flagrante të abuzimeve, kanë të bëjnë mes banesën e të pandehurit Isa Picarit, si dhe kushërinjve të tij Arben, Zani dhe Rexhep Picari. Gjithashtu abuzime janë gjendur edhe në banesat e Hamit Kurtit dhe Latif Gërdecit. Fill pas këtyre shkeljeve në prokuroria janë depozituar disa kallëzime nga ana e Bashkisë Vorë dhe fshatarët e zonës. Ndërkohë që çëshjen gjyqësore në ngarkim të 10 të pandehurve do e shqyrtojë gjyqtari Gerd Hoxha.

Grupi i I

1. Isa Picari

2. Mustafa Gërdeci

3. Myslym Ndroqi

4. Ervina Mezini

5. Faviola Smajli

Grupi i II

1. Klevis Bedin

2. Blerta Hodaj

3. Rotla Gjeta

4. Esmeralda Halili

5. Shefki Haxhiu

Disa prej vlerësimeve abuzive

Banesa e Hamit Kurtit

Dëmi 1: 7.197.984 lekë

Dëmi 2: 11.744.710 lekë

Demi 3: 11.465.045 lekë

Banesa e Isa Picari

Dëmi 1: 1.549.699 lekë

Dëmi 2: 3.166.686 lekë

Dëmi 3: 1.825.792 lekë

Banesa e Arben Picari

Dëmi 1: 470.975 lekë

Dëmi 2: 1.294.128 lekë

Dëmi 3: 986.028 lekë

Banesa e Zani Picari

Dëmi 1: 2.368.338 lekë

Dëmi 2: 4.173.831 lekë

Dëmi3: 2.606.564 lekë

Arrestohet “polici” mashtrues

Marsel Dhroso, prangoset në

sflagrancë tek “21 dhjetori”

TIRANE- U prezantohet policëve se ishte koleg i tyre, por arrestohet pasi posedonte një sërë dokumentesh false. Gjatë orëve të vona të mbrëmshme, specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, kryen arrestimin në flagrancë të 22-vjecarit Marsel Dhroso, lindur dhe banues në Pogradec. Sipas policisë arrestimi i tij u krye pasi në afërsi të kryqëzimit të “21 Dhjetori” u kap me disa dokumente të llojeve të ndryshme si, pasaporta për jashtë shtetit, fletë të printuara nga faqja e Interpolit, vërtetime Gjykate dhe Prokurorie, fotokopje pasaportash dhe dëshmie për drejtim automjeti etj. Burime nga policia thanë se në momentin që është kapur nga shërbimet e policisë, pogradecari është prezantuar si punonjës policie duke i thënë atyre ta lënë të qetë pasi ishte koleg i tyre. Por kjo nuk ka penguar forcat e policisë të ushtrojnë një kontroll mbi “kolegun” i cili u duk qartë se përdori titullin polic për të kamufluar shkeljet e ligjit. Sipas policisë nga hetimet e kryera rezultoi se i riu ka mashtruar edhe një shtetas, duke i vjedhur me anë të mashtrimit një shumë parash prej 35 000 lekësh si dhe dy pasaporta, me qëllim se do t’i nxirrte viza për në Amerikë. Aktualisht materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Mashtrimit”, dhe të “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Aksidenti tëk “Myslym Shyri”

Plagosen rëndë 4 persona

Arrrestohet turku Enis Yayla

TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku një foristradë X5, është përplasur me njërën nga pemët që ndodhen në rrugën “Myslym Shyri” të kryeqytetit dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia thanë se shtetasit ë dëmtuar janë katër të rinj, dy vajza dhe dy djem të cilët janë shtetas grek. Aksidenti ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë dhe policia zyrtarisht tha se Enis Yayla, 30 vjeçar, lindur në Stamboll dhe banues në Tiranë ka qenë duke drejtuar mjetin e tij të markës “BM˔, tip “X5”, me targa TR 9500 P. Si rezultat i përplasjes së fortë që dyshohet se u nxit nga shpejtësia e lartë me të cilën ecte makina, u shkaktua plagosja rëndë e katër prej personave që gjendeshin në makinë, dhe lëndimi i një të pesti. Për këtë ngjarje policia arrestoi turkun Enis Yayla. Policia tregon se aksidenti erdhi në momentin kur drejtuesi po përpiqej të shmangte një pusetë ku nuk kishte shenjë paralajmëruese (sinjalistikë rrugore) por një copë betoni, ndaj ka devijuar rrugën nga blloku i betonit, më pas është përplasur me një pemë. Si pasojë janë aksidentuar dy motrat Elisa Mjekra, 25 vjeçe, Olta Mjekra, 21 vjeçe, si dhe shtetasit grekë Iannis Karathanasis, 27 vjeç dhe Dhionis Marinos, 37 vjeç, lindur dhe banues në Greqi, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›