E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ali Demi", male me plehra rreth pallateve

Edhe pse paguajnë taksën e pastrimit, banorët e Lagjes së "Ali Demit" në Tiranë detyrohen të pastrojnë vetë ambientin përreth pallatit. Përveç mirëbajtjes së shkallës ku banojnë qytetarëve u duhet që t'i mbledhin mbeturinat edhe në oborret e godinave. Sipas qytetarëve pastrueset e pushtetit vendorë të cilat paguhen për këtë shërbim vijnë shumë rrallë, pothuajsë kurrë. Qytetarët janë shprehur se të gjitha plehrat duhet t'i mbledhin vetë , por dhe gjithashtu , t'i lyejnë ambientet në shkallët e pallatit me shpenzimet e tyre, gjë që për ta është mjaft e kushtueshme.
Ndërkohë në legjislacionin e Bashkisë së Tiranës deklarohet, se taksës së pastrimit i nënshtrohen të gjithë familjet, personat fizike ose juridik, vendas ose të huaj, që jetojnë brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›