E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakultetet,kuotat dhe tarifat për masterat

 

Miratohen kuotat e pranimeve për masterat dyvjeçarë, ato njëvjeçarë dhe programet e dyta të studimit. Në total janë 4110 studentë që do të pranohen në këto programe. Kështu 2960 studentë do të pranohen në degët përkatëse për ndjekjen e masterave dyvjeçarë, sipas sistemit të Bolonjës. Në masterat 1-vjeçarë do të pranohen 1050 studentë, ndërsa do kenë mundësi të ndjekin një universitet të dytë 100 kandidatë. Qeveria ka përcaktuar edhe tarifat e studimit për masterat që do të ndiqen këtë vit akademik. Ata rezultojnë të jenë ulur me 20%. Nga tarifat e përjashtohen të gjitha shtresat në nevojë, si invalidët, të verbrit, fëmijët e policëve të vrarë. Gjatë mbledhjes së djeshme janë miratuar gjithashtu mastera dhe disa degë të reja në Universitetin Bujqësor në Kamëz, “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, “Fan Noli” në Korçë, “Ismail Qemali” në Vlorë, si dhe në Universitetin shtetëror të Tiranës. 

Kuotat e pranimit

Cikli i dytë i studimeve
Total: 4110 kuota
Mastera dyvjeçare(DND):
 2960
Mastera njëvjeçarë
1050
Programe të dyta studimi:
100

Tarifat vjetore për masterat
Universiteti i Tiranës
Shkencat e Natyrës 50 000 lekë
Gjuhët e huaja 60 000 lekë
Histori-filologjia 60 000-90 000 lekë
Shkencat Sociale 75 mijë lekë
Universiteti Politeknik 50-75 mijë lekë
Universiteti Bujqësor 45 000-60 000 lekë
Mësuesi arsimi fillor 30 000–40 000 lekë
Mësuesi arsim i mesëm 40-45 mijë lekë

Universiteti Bujqësor
Hapet dega “Inxhinieri agrare-agromekanizëm”
180 kredite
Kohëzgjatja 3 vjet
Kuotat e pranimit 25

Universiteti i Tiranës
Shkencat Sociale
Hapet master njëvjeçar
Në mësuesi
Kuota pranimi 50

Universiteti i Vlorës
Hapet master 1-vjeçar
Për: Matematikë
Informatikë
Kuota pranimi 30

Universiteti i Korçës
Hapet master 1-vjeçar
Për: “Gjuhë letërsi”
40 kuota
“Shkenca Sociale”
30 kuota

Universiteti i Shkodrës
Hapet master 2-vjeçar
Për “Menaxhim i turizmit të qëndrueshëm”
Kuota pranimi 60

Universiteti i Gjirokastrës
Hapet master 1-vjeçar
Për: “Biologji-Kimi”
40 kuota
“Matematikë-Informatikë”
60 kuota
“Matematikë-Fizikë”
60 kuota
“Gjuhë Angleze”
50 kuota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›