E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndeti mendor,10% e popullsie vuan nga depresioni

 

Në vendin tonë 10 për qind e popullsisë vuan nga depresioni. Por ndihmë të specializuar merr vetëm një përqindje shumë e vogël e tyre. Të dhënat vijnë nga specialistët në ditën botërore të shëndetit mendor. Sipas studimit të kryer në popullatë, 0.5% e njerëzve në Shqipëri janë të prekur nga skizofrenia, një prej sëmundjeve më të rënda mendore. Këto shifra, sipas mjekëve psikiatër, e kanë kthyer në domosdoshmëri marrjen e masave dhe zbatimin e politikave në këtë fushë. Pjesa më e madhe e popullatës merr shërbime për sëmundjet apo çrregullimet e rënda në spitalet psikiatrike, kurse aksesi i tyre mbetet i ulët. Akomodimi i personave me probleme mendore në qendra komunitare është mënyra më e mirë sipas mjekëve për rehabilitimin e tyre. Në kushtet aktuale gjendja vetëm përkeqësohet. Sipas raportit të OBSH-së, rreth 450 milionë njerëz në botë vuajnë nga çrregullimet mendore dhe neurologjike, ose nga problemet psikosociale të lidhura me abuzimin me drogat dhe alkoolin. Nga të dhënat rezulton se vetëm 1 e treta e tyre i nënshtrohen ndonjë trajtimi. Depresioni është jo thjesht ndjenjë dëshpërimi, por çrregullim që karakterizohet nga përzgjatja e dëshpërimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›