Vlorë, rrëshqitjet e dheut rrezikojnë disa banesa
Dukuria e shfaqur ditë më parë, është intensifikuar gjatë 48 orëve të fundit, veçanërisht mbrëmjen e së shtunës, kur një banesë, e ndërtuar pas viteve ’90-të, është dëmtuar në një masë të konsiderueshme, ndërkohë që banorët janë detyruar ta braktisin atë për t’iu shmangur një rreziqeve.
Prefektura e Qarkut të Vlorës ka nisur menjëherë verifikimin me specialistët përkatës, ndërkohë që i kërkuar institucioneve vendore të bashkëpunojnë për të parandaluar çdo situatë që mund të krijohet.
Rrëshqitja e tokës, ka krijuar probleme dhe në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit. Tubacionet që përshkojnë këtë zonë, janë dëmtuar të paktën dy herë gjatë 4 ditëve të fundit, duke detyruar specialistët e ujësjellësit, që krahas punës për riparimin e tyre, të aplikojnë skema anësore për furnizimin me ujë të qytetit.
Rrëshqitja e dheut është shfaqur edhe në vende të tjera në rrethin e Vlorës. Rreth një javë më parë, në fshatin Trevllazër, 10 km në verilindje të qytetit, 15 banesa u rrezikuan të shembeshin si pasojë e rrëshqitjes masive të tokës.