E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Shkodër: Situata hidrike, jo alarmante

Ka përfunduar mbledhja e shtabit të emergjencave civile në Shkodër për situatën e krijuar në kaskadën e Drinit pas reshjeve të ditëve të fundit. Në fjalën e tij ministri i brendshëm Lulzim Basha ka theksuar se situata në hidrocentrale nuk është alarmante. Sipas tij janë marrë të gjitha masat e nevojshme për një menaxhim sa më të mirë të situatës në hidtrocentrale. Basha duke analizuar situatën theksoi se derdhjet me 1200 metër kub për sekondë në hidrocentralin e Fierzës janë normale dhe muk ka rrezik për përmbytje. Gjithashtu Basha duke hedhur poshtë kategorikisht zërat për një përmbytje tjetër në Shkodër theksoi se nga këto shkarkime nuk do të ketë përmbytje të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›