E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL përshëndet nismën për restaurimin e xhamive

Kjo nismë ka të bëjë me restaurimin e xhamive historike që janë shpallur si monumente kulture dhe janë pjesë e trashëgimisë tonë kulturore

Në një konferencë për shtyp, Sekretari Organizativ i PLL-së, Ergjent Bufazi vlerësoi protokollin e nënshkruar mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

PLL kërkoi gjithashtu që shteti shqiptar të jetë po kaq i vëmendshëm edhe ndaj deformimeve arkitekturore që janë bërë dhe po bëhen në shumë objekte të tjera të kultit, që janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Duke vlerësuar misionin dhe rolin e rëndësishëm të fesë dhe komuniteteve fetare, PLL deklaroi se, "është detyrim i shtetit të krijojë kushte të barabarta që këto komunitete të kryejnë normalisht funksionet e tyre".

"Restaurimi i xhamive historike që janë shpallur monumente kulture nuk mund të kompensojë faktin që Komunitetit Mysliman po i refuzohet prej vitesh leja e ndërtimit të një xhamie në pronën e tij në Tiranë", tha z. Bufazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›