E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës përfshijnë zonat malore të vendit

Rrugët kryesore përgjithësisht janë të kalueshme edhe pa zinxhirë, vec rrugës së fshatit Dardhë, një rrugë me një kalim dhe e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Në Qarkun e Korçës mbeten të bllokuara disa rrugë rurale, siç është rruga e komunës së Lekasit dhe disa fshatra të komunave Gorë, Moglicë, Voskopojë dhe Vithkuq.

Ndërkohë, Qarku i Kukësit u përfshi dje në mbrëmje nga reshje të furishme shiu, ndërkohë që në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, nisën reshje dëbore. Reshjet e shiut që vazhdojnë të jenë të dendura gjatë mëngjesit të sotëm nuk kanë sjellë probleme të ndjeshme për banorët, por gjithsesi kanë shkaktuar rënie të materialeve inerte në akset kryesore rrugore.

Reshjet e borës që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë arritur trashësinë e rreth 15 centimetrave, duke mos shkaktuar probleme në zonat e banuara të rrethit, ndërkohë që e izoluar mbetet komuna e Arrnit, ku trashësia e borës ekzistuese dhe ajo e rënë orët e fundit arrin në mbi 50 centimetra.

Gjatë orëve të natës së kaluar është vërejtur edhe një ulje e ndjeshme e temperaturës, që ka shkaktuar shfaqjen e shtresave të akullit në akset rrugore të rrethit. Reshjet e furishme të shiut që kanë përfshirë verilindjen e vendit kanë rritur ndjeshëm prurjet e ujit në liqenin e Fierzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›