Fakulteti Gjeologjik, “s’do prodhoj” më të papunë

25/05/2005 Në degët e Fakultetit Gjeologjik do të mësohen teknologjitë e fundit dhe informatika
Senati i Universitetit Politeknik në mbledhjen e fundit të tij diskutoi mbi reformimin e degëve të Fakultetit Gjeologji-Miniera. Gjithë çështja është që dhe degët e këtij fakultetit të prodhojnë njerëz me diploma që kërkohen në tregun e punës, dhe jo kontigjent të papunësh. Në thelb do të jenë të njëjtat degë, por do të hyjnë teknologjitë e reja, njohuri mbi informatikën dhe mjetet e dixhitalizuara.
Degë të reja
Kështu në mbledhjen e fundit të senatit u propozua që të hapet dega Gjeoinformatikë me kohë të plotë, ndërsa një tjetër degë është Sistemet Informative Territoriale, që do të jetë me kohë të pjesshme. Ndërkohë që dega e zakonshme gjeologji minierash do të zhvillohet në degën e Shkencave të Tokës, që si zakonisht do të jetë me kohë të plotë. “Çështja është që dhe Fakulteti Gjeologjik të bëhet i kërkuar nga konkurrentët dhe studentët e diplomuar, ku të jenë të kërkuar në tregun e punës”, thotë Ismail Hoxha, shefi i Profesoriatit të Universitetit Politeknik. Në këtë fakultet vazhdohet të mësohet përdorimi i teknologjisë ruse, ndërkohë që shkenca ka përparuar shumë dhe teknologjia e mjeteve përparon nga dita në ditë.
Inxhinieria e Mjedisit dhe e Territorit
Debate ka patur për degën e Mjedisit, disa pedagogë dhe drejtues fakultetesh janë shprehur që, kjo degë të shpërngulet në Fakultetin e Inxhinieri Minierave, ndërsa disa të tjerë të jetë aty ku është tani. “Do të vazhdojë të jetë e njëjta degë, por Inxhinieria e Mjedisit tani do të bëhet e Mjedisit dhe e Territorit. Duke qenë se këta studentë do të marrin njohuri dhe për territorin, atëherë pedagogë të departamenteve të Fakultetit Gjeologjik do të japin mësim edhe te studentët e kësaj dege të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Pra, do të ketë pedagogë nga të dy departamentet”, shpjegon Rektori i Universitetit Politeknik, Ismail Hoxha.
Fakulteti Gjeologjik
Degë të reja:
Gjeologji informatike, me kohë të plotë
Shkencat e tokës, me kohë të plotë
Sistemet informative territoriale, edukim në distancë