Gajo, Qeveria duhet të paguaj kredinë me “General Elektric”
25/05/2005 Kredia e aprovuar nga Këshilli i Ministrave në lidhje me vënien në zbatim të trenit elektrik, ka merituar dhe komentin e specialistëve të ekonomisë. Një prej anëtarëve të KOP-it, Albert Gajo, ka argumentuar mendimin kundër kredisë së shtrenjtë, që rëndon xhepin e qeverisë. ”Qeveria duhet të kishte kujdes me kredinë e parë me tema komercialë, që tërheq dhe duhet të mbante parasysh se interesi me të cilin po e merr këtë kredi, është mjaft i lartë dhe do t’i kushtojë buxhetit“, ka deklaruar Albert Gajo. Sipas specialistit të ekonomisë, kjo përgjegjësi e qeverisë është shumë e madhe dhe për të qenë e sigurtë në investimin e saj, do të ishte mirë që t’i kishte ndarë këto përgjegjësi. ”Do të ishte më mirë që qeveria të mos merrte vetë përsipër pagimin e interesave të kredisë, por t’i ndante ato përgjysmë me ‘General Elektrik’, e cila do të zbatojë projektin dhe do të përfitojë prej tij”, ka deklaruar Gajo.