Treni elektrik, Poçi, ja pse miratuam kredinë

25/05/2005 Qeveria i ka kthyer përgjigje FMN–së dhe BB-së, duke treguar kundërargumentet e veta
Qeveria i ka kthyer përgjigje FMN-së dhe BB-së nëpërmjet ministrit të Transporteve, Spartak Poçi, i cili ka treguar të gjitha arsyet për të cilat u miratua kredia për trenin elektrik.
“Qeveria shqiptare është e ndërgjegjshme për këtë investim madhor, jo vetëm për koston e tij, por duke pasur parasysh rëndësinë e tij“, ka deklaruar ministri i Transporteve, duke bërë të ditur se qeveria është e vendosur të çojë deri në fund projektin e saj, pavarësisht kundërshtimeve të FMN-së dhe BB-së. Reagimi i qeverisë ka qenë i menjëhershëm dhe duket se, Poçi ka sjellë nëpërmjet një deklarate për shtyp nga një argument për të gjitha objeksionet e dy institucioneve ndërkombëtare. Edhe pse në deklaratë nuk përmendet asgjë në lidhje me kritikat e ashpra që i janë bërë qeverisë në lidhje me kredinë e parë tregtare, ministri i Transporteve është përqëndruar në leverdisshmërinë e projektit, duke deklaruar se kjo është pranuar dhe nga FMN-ja dhe Banka Botërore. “Për këtë projekt, në mënyrë të veçantë me Bankën Botërore, FMN-në dhe me institucione të tjera, specialistët e Ministrisë së Transportit kanë pasur kontakte të vazhdueshme dhe bisedime të frytshme lidhur me kryerjen e studimeve përkatëse të fizibilitetit për implementimin e këtij projekti“, ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate për shtyp ministri i Transporteve, Spartak Poçi, duke lënë të kuptojë se qeveria kishte marrë një OK nga dy institucionet përpara se të miratonte kredinë. Kështu, ministri i Transportit ka sqaruar se krahas studimit të përgatitur nga ana e “General Electric Transportation System“, projekti për të cilën është miratuar kredia, është bazuar mbi studimet e realizuara kohë më parë me specialistët e caktuar nga Qeveria shqiptare dhe ato të Bankës Botërore e institucioneve të tjera ndërkombëtare për termat e referencës, duke shkuar gjithnjë drejt një kohezioni të këtyre mendimeve. Ndërkaq, Poçi i ka konsideruar kundërshtimet e FMN-së dhe BB-së si “interpretime“, duke siguruar se projekti është pjesë e strategjisë së Qeverisë shqiptare për zhvillimin e infrastrukturës, si një faktor kryesor në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. “Projekti synon përshtatjen e shpejtë të transporteve tona në standardet rajonale dhe ato evropiane“, ka deklaruar ministri i Transportit Poçi. Qeveria shqiptare e ka mbështetur aprovimin e kredisë në faktin se, investimi në këtë sektor ka shansin më të madh për të kthyer mbrapsht paratë nisur dhe nga pozita gjeografike ku gjendet ky segment hekurudhor. “Ky është pa dyshim segmenti i hekurudhave shqiptare, ku investimi do të kishte rezultatin më të dukshëm dhe koeficientin më të madh të kthimit të investimit“, ka justifikuar Poçi projektin. Kështu, qeveria ka argumentuar se përzgjedhja e segmentit hekurudhor Tiranë–Durrës ishte një prioritet i qeverisë, i angazhuar dhe në Master-Planin Kombëtar të Transportit, i financuar nga Komisioni Evropian dhe i kryer kohët e fundit nga kompania e njohur ndërkombëtare “Luis Berger“.
“Në këtë kuadër, ky projekt ka sigurisht brenda edhe logjikën ekonomike“, ka thënë ministri Poçi në përgjigje të akuzave të Bankës Botërore. Qeveria ka pranuar se investimi në fushën e infrastrukturës, nuk mund të ketë një impakt të drejtpërdrejtë ekonomik, sidomos në transportin hekurudhor. “Edhe në vendet më të industrializuara të Botës hekurudhat nuk rezultojnë fitimprurëse. Konkretisht, edhe hekurudha ’Uashington–Nju Jork’ rezulton me humbje, por si çdo lidhje e tillë, ajo mbështetet për t’i ardhur në ndihmë komunitetit“, ka kujtuar Poçi një prej rasteve në Botë, që i përafrohet projektit të trenit elektrik.
Argumentet e Qeverisë
Investimi është një domosdoshmëri, duke patur parasysh nivelin e këtij transporti
Segmenti hekurudhor, një ndër prioritetet e Master Planit Kombëtar të Transporteve
Ky është segmenti hekurudhor, ku investimi ka koeficientin më të madh të kthimit
Modernizohet linja dhe krijohet lidhja me metropolin Durrës–Tiranë dhe aeroportin e vetëm
Investimi ka karakter social dhe i shërben 40 për qind të popullsisë të vendosur në këtë zonë
Projekti ka impakte pozitive për ambientin dhe mbrojtjen e mjedisit
Lehtëson trafikun e dendur automobilistik dhe ofron shërbim të sigurtë transporti
Projekti është një nga komponentët kryesorë të Korridorrit të 8 Pan-Evropian
Ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi kapacitetet përpunuese dhe evaduese të Portit të Durrësit