E Hënë, 2 Nëntor 2026

Banka Botërore, OK vetëm me Planin Kombëtar të Transportit

25/05/2005  Banka Botërore ka bërë të ditur në deklaratën për shtyp, ku sqaronte objeksionet e saj kundër projektit të trenit elektrik dhe faktin se është dakord me Planin Kombëtar të Transportit.

“Banka Botërore mbështet rekomandimin e Planit Kombëtar të Transportit të përfunduar kohët e fundit, sipas të cilit nevojiten masa emergjente për ristrukturimin e hekurudhave shqiptare, me qëllim përmirësimin e shërbimeve, mbulimin maksimal të kostos dhe rritjen e qëndrueshmërisë operacionale të hekurudhave“, ka bërë të ditur BB-ja në deklaratën për shtyp. Pikërisht, kjo deklaratë është marrë parasysh dhe nga ministri Poçi, i cili ka sqaruar se BB-ja e ka pranuar Master Planin e Transportit, ku projekti i trenit elektrik është një nga prioritetet kryesore. Por, ndërkaq, BB-ja ka bërë të ditur qëndrimin e saj, duke sqaruar se është dakord me Planin e Transportit dhe në këtë kuadër, pasi të bëhen të gjitha “detyrat“ për të cilat flitet aty, mund të diskutohet dhe treni elektrik. “Vetëm me fillimin e këtij ristrukturimi, besojmë se një investim në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, brenda kuadrit të një plani të shëndoshë biznesi, mund të ishte i justifikuar“, ka deklaruar Banka Botërore. Kështu, BB-ja ka sqaruar se ka qenë një nga financuesit kryesorë të projekteve të transportit në Shqipëri, me fonde që arrijnë 130 milionë dollarë amerikanë nga burimet e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për zhvillimin e sektorit që nga viti 1992. Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik e Social (SKZHES) ka qenë themeli mbi të cilin IDA ka bërë disponibël fondet e saj, qysh nga viti 2002.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›