Fakulteti i Arsimit si risi
Një nga veprimet e para që kryejnë vendet që fitojnë pavarësinë është hapja e universiteteve kombëtare, për rolin e tyre në ruajtjen e identitetit kulturor historik dhe përvetësimin e vlerave universale. Një nga veprimet e para, që bëjnë vendet që duan të reformojnë sistemet arsimore, është përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në fakultetet e mësuesisë. Për të veçantat tona, reformimi i këtyre fakulteteve motivohet të arrijë tre shenjëza: mësimdhënie në stilin evropian, shërbimet ndaj shkollave dhe kërkimin shkencor.
***
Zhvillimet e gjithanshme në vendet perëndimore, në shekullin XX, bënë që vëmendja e tyre në fushën e arsimit të përqendrohet mbi shkencën dhe nxënësin. Efekti i përbashkët i këtyre dy faktorëve i dha formë diskutimit mbi psikologjinë - si shkencë dhe si mënyrë për ta studiuar fëmijën. Në fillimin e këtij shekulli, në Francë, hapen katedrat e para universitare ku pedagogjia përkufizohet si shkenca e arsimit. E. Klaparedi themeloi në Gjenevë institutin "J. J. Ruso" dhe pohoi se procesi mësimor duhej orientuar nga dijet shkencore që buronin nga njohja e ligjësive të zhvillimit të fëmijës. Gjithsesi, brishtësia e disiplinave të reja psikopedagogjike bëri që, në formimin universitar të mësuesve, të mbizotëronin programet e studimit të disiplinave, të tilla si: matematika, fizika, historia etj. Në periudhën 1960-1990, universitetet në botë (por dhe te ne) u lanë të lira të hartonin programet e tyre, çka bëri që formimi i mësuesve të përmbytej nga çështjet e veçanta të lëndëve shkencore, të parashtruara në kurse fragmentare, të lidhur pak mes tyre ose me mësimdhënien. Shpesh, trajnimi i studentëve në psikopedagogji zhvillohej nga instruktorë të fushës së psikologjisë, të cilët nuk ishin doemos dhe njohës të didaktikës. Tërthorazi, nënkuptohej se mësuesit do t‘i transferonin automatikisht dijet shkencore në situatat mësimore me nxënësit.
Gjatë viteve ‘80, u pa qartë se konceptet e trajtuara në kurset e pedagogjisë dhe të didaktikës, faktikisht, nuk po arrinin të transferoheshin në mësim, çka solli dështimin e paradigmës për mbizotërimin e lëndëve shkencore në fakultete, ndërsa modeli i mësimdhënies profesioniste bëri përpara dhe nisi të zëvendësojë pedagogjinë empirike tradicionale. Dështimi preku vetë mënyrën e formimit të mësuesve. Ai, së pari, përforcoi idenë se mësimdhënia nuk mund të trajtohej më sipas sistemit provë-gabim-sukses, por mbi bazën e kërkimit shkencor universitar. Së dyti, ky dështim provoi se çështjet pedagogjike nuk ishin më të një rëndësie të dorës së dytë, që mund t‘i liheshin praktikës, pasionit për mësimdhënien ose talentit individual. Shekulli i ri pa të sendërtohet ideja për mësuesin profesionist.
Profesionizmi i ri - që nënkupton kompetenca profesionale, zhvillim profesional, efikasitet dhe eficencë individuale, këmbim të përvojave dhe kodifikim të dijes - më shumë se më parë, mbështetet mbi dijet profesionale. Ja përse është thelbësore të kuptohet dallimi ndërmjet formimit të kimistit dhe mësuesit të kimisë. Sigurisht, me këtë nuk mohohet aspak rëndësia e dijeve që lidhen me disiplinën akademike, por, theksohet më shumë nevoja për t‘i organizuar, rishtazi, këto dije në programin e formimit të mësuesve, në thellësi dhe gjerësi dhe për t‘i lidhur ato me përmbajtjet e lëndës që zhvillohet në shkollë. Sërish, kjo nuk nënkupton që lënda e kurseve universitare kufizohet në dijen që ngërthejnë programet e shkollave; në vend të kësaj (dhe nëse synohet të formohen mësues me kulturë të gjerë), lënda duhet rivlerësuar (1) nga pikëpamja e profesionalizimit të mësuesisë dhe (2) duke e plotësuar me elementët që lidhen me historinë e lëndës, me epistemologjinë e saj dhe me lëndët e tjera. Kështu, mësuesi i ardhshëm do të përvetësojë dije të sofistikuara dhe të baraspeshuara, rreth nxënësit, lëndës dhe pedagogjisë. Këtu shpie analiza krahasuese e zhvillimeve në këtë fushë, në botë, dekadën e fundit.
***
Në vende të ndryshme, Fakulteti i Arsimit (FA) emërtohet dhe si "Shkolla e Arsimit" ose "Kolegji i Arsimit". Programet e studimit integrojnë aspektet e përgjithshme të arsimit (p.sh., lidershipi, nxënia dhe mësimdhënia) me ciklet e arsimit (arsimi parashkollor/fillor, i mesëm), me lëndët e veçanta (gjuhët, matematika, shkenca) dhe dijet që e trajtojnë arsimin nga këndshikime disiplinore, ose ndërdisiplinore (filozofia e sociologjia, neuroshkenca dhe psikologjia).
Në FA, në vitin e parë, përgjithësisht, studentët nxënë hyrjet e disiplinave themelore të arsimit, duke studiuar çështje të tilla si fëmijëria, adoleshenca, barazia dhe diversiteti dhe zhvillojnë kompetencat gjuhësore të komunikimit. Në vitin e dytë, vijon formimi i bazave nëpërmjet filozofisë, psikologjisë, sociologjisë dhe historisë së arsimit. Nuk mbeten jashtë vëmendjes temat që lidhen me modernizmin e arsimit. Viti i tretë, krahas të tjerave, ofron mundësi për të zhvilluar kërkime në çështje konkrete të arsimit, që, shpesh, përfundojnë me mikroteza.
FA, në bashkëpunim me fakultetet/departamentet e tjera universitare, mundëson studimin e pedagogjisë në kombinim me lëndët shkencore që e tërheqin studentin (p.sh., fizika, kimia). Sipas dëshirës, të diplomuarit e ciklit 3-vjeçar, që, tashmë, kanë përvetësuar dije rreth nxënësit, lëndëve dhe pedagogjisë, mund të punojnë në ciklet e arsimit bazë, ose të vijojnë studimet për diplomat Master dhe Doktor. Gjatë kësaj kohe, studentët zhvillojnë më tej kompetencat rreth proceseve dhe produkteve të nxënies; përmirësojnë kapacitetin për të analizuar çështjet arsimore, aftësohen për kërkime; punojnë me specialistët e fushave etj., çka u mundëson dhe punësimin në arsimin e mesëm ose në fusha të tjera të arsimit.
***
Më në fund, pas afro dy dekadash, mësojmë nga shtypi se MASH, duke zbatuar Strategjinë e Arsimit të Lartë, ka vendosur të themelojë Fakultetin e Arsimit. Pa dyshim, politika e re shënon një ndryshim në kahun e duhur dhe si e tillë duhet përshëndetur. Strategjia parashikon formimin e mësuesve të shkollave të mesme sipas modelit "3+N" (N=1 ose 2 vjet). Tri vitet e para do të jenë cikli i parë për një lëndë të veçantë, por me fleksibilitetin modular për të studiuar më shumë se një lëndë. Pjesa "N" do t‘i kushtohet pedagogjisë së mësimdhënies në shkollat e mesme; ajo do të jetë e detyrueshme për ata që dëshirojnë të japin mësim në këto shkolla. Pjesa "N" do të jetë degë e veçantë e Fakultetit të Arsimit, që do të ngrihet i ri (Gazeta "Republika", 25 dhjetor 2008).
Politika e re tenton të bëjë të krahasueshëm FA me simetrikët e tij në Perëndim dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Ndërkaq, organizimi i tij, sipas formës së mësipërme, dallon prej tyre (madje, që në emër, kur emërtohet "Fakulteti i Edukimit").
Nga ana tjetër, po të konsultoni përmbajtjen e kurseve, në fakultetet e UT që diplomojnë mësues - mjafton të klikoni tek "Udhëzuesi i Universitetit të Tiranës" (http://www.unitir.edu.al) - do të vëreni se fakultetet tona ndodhen ende në atë fazë kur kurrikuli i ciklit të parë 3-vjeçar, është i përmbytur nga kurse të veçanta dhe fragmentare disiplinash shkencore, pak ose aspak të lidhura me mësuesinë. Me këtë kurrikul, studenti, që përfundon ciklin e parë, nuk mund të punojë si mësues profesionist, pasi i mungon pjesa më e madhe e kompetencave profesionale. Kujtoj këtu se, në çdo FA bashkëkohor, lëndët akademike me ato profesionale, që në ciklin e parë, janë në raport thuajse të barabartë.
Fakte të tilla bëjnë të besosh se nuk është kuptuar thelbi i shtysës reale për krijimin e FA: nevoja për mësuesin profesionist, të pajisur me një korpus të ri kompetencash profesionale. Sepse reforma sjell dhe do të sjellë elementë të rinj, që do të prekin rolin e mësuesit, si: autonomia në rritje e shkollave, programe për nxënie të integruar mbështetur në kompetenca, përshtatjen e shkollës me nevojat e nxënësit etj. Ne duhet të pranojmë se, tashmë, vetëm dijet nuk i japin mësuesit të drejtë të ushtrojë autoritetin intelektual dhe të sigurojë vëmendjen, besimin dhe bindjen e nxënësve. Të zbritur nga piedestali, mësuesit, ditë pas dite, duhet të fitojnë kreditë dhe ndikimin, që më parë i gëzonin automatikisht. Jo më kot, përfaqësuesit e 14 vendeve evropiane, në takimin për Kornizën Evropiane të Kompetencave Kyçe, pohojnë se "tashmë, reforma e kurrikulit kërkon një qasje në nivel sistemi: kompetencat duhet të kenë status të qartë në kurrikul, në formimin fillestar dhe në trajnimin në punë të mësuesve, në vlerësimin e nxënësve dhe në materialet mësimore. Këta elementë themelorë duhet ta pasqyrojnë qartë këtë qasje të re" (Raporti sintezë, prill 2008).
Projekti për FA skicohet dhe zbatohet vetëm pasi të jetë zhvilluar oferta akademike, që merr parasysh profilin e daljes dhe kompetencat profesionale të mësuesit. Këto të fundit korrelojnë me Kurrikulin kombëtar të arsimit parauniversitar. Politika, që nuk respekton këto marrëdhënie, nuk garanton produktin e duhur, paçka se përfshihet në Strategjinë për Arsimin e Lartë.
Nga ana tjetër, projekti për FA duhet të integrojë dhe kërkesën për të formuar dhe trajnuar në vijimësi, jo vetëm mësuesit, por dhe specialistët e sferave të ndryshme të arsimit, si drejtorët e shkollave, planifikuesit e arsimit, specialistët e kurrikulit, specialistët për arsimin special, vlerësuesit e deri te politikëbërësit arsimorë. Vetëm të mendosh, se sot, në administratën arsimore, në nivelin qendror dhe atë periferik, punojnë mbi 600 punonjës me kompetenca të pacertifikuara, kupton më thellë ‘pse‘-në e kërkesës për ngritjen e shpejtë të Fakultetit të Arsimit.