Kinë, konfirmohet rasti me gripin e shpendëve
Një vajzë dyvjeçare në veri të Kinës ka rezultuar pozitive ndaj testeve për prekjen nga gripi i shpendëve, bëri me dije të dielën Organizata Botërore e Shëndetit. Mësohet se vajza është sëmurur në 7 janar në provincën Hunan dhe se më pas është kthyer në shtëpinë e saj, në Shanxi. Nuk bëhet e ditur mënyra si mund të jetë infektuar dyvjeçarja. Nga burimet zyrtare bëhet me dije se më 5 janar një 19-vjeçare ka gjetur vdekjen nga prekja prej gripit të shpendëve