Gjuraj: U tregova izraelitëve të vërtetën për Kosovën
Vijon nga numri i djeshëm
Si i vlerësoni përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare për vendosjen e paqes në këtë rajon?
Edhe pse shumë intensive, përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare nuk duket të kenë rezultuar me ndonjë produkt konkret, pra që të ndalojnë luftimet. Egjipti dhe Turqia duken të jenë në vijën e parë të përpjekjeve në drejtim të gjetjes së paku të një zgjidhjeje të përkohshme të krizës në Gaza. Nuk kanë munguar edhe përpjekjet e Francës në këtë drejtim.
Administrata e Presidentit Bush kishte propozuar për armëpushim një plan trepikësh, që përfshinte ndalimin e hedhjes së raketave nga Gaza, hapjen e kalimeve kufitare brenda territorit dhe dhënien fund të kontrabandës së armëve në këtë zonë përmes tuneleve nga Egjipti drejt Gazës. Sot (dje) Ministrja e Jashtme, Livni, gjendet në SHBA për të finalizuar një plan të tillë.
Më herët, Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, dhe ai francez, Nikolas Sarkozy, kishin propozuar një plan tjetër armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, i cili parashikonte vendosjen e një force ndërkombëtare për të ndalur kontrabandën e armëve drejt Gazës. Për të mundësuar këtë propozim, Presidenti francez i kishte kërkuar edhe Sirisë dhe Presidentit Assad të ushtronin presion ndaj Hamasit që të ndalonin hedhjen e raketave në territorin izraelit. Por, palët edhe në momentin që po flasim gjenden shumë larg pranimit të pikave të propozimit egjiptian.
Zoti Ambasador! Po ju, zyrtarët e tjerë të ambasadës shqiptare atje, familjet tuaja, a ndiheni të kërcënuar ju nga kjo valë luftë? Çfarë ju është komunikuar nga autoritetet vendase?
Jo. Ne vazhdojmë normalisht veprimtarinë dhe angazhimet tona të përditshme. Natyrisht që informohemi rregullisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit për situatën në Gaza, përpjekjet diplomatike që bëhen, operacionet humanitare etj... Ndërkohë marrim informacion edhe nga organizata apo aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Tel Aviv-i ku është i vendosur Trupi Diplomatik është një qytet i gjallë e dinamik, i sigurt, ku aktiviteti social, politik, ekonomik, etj., vazhdon normalisht si më parë.
Në Shqipëri, një nga dilemat e atyre që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Izraelit, është gjendja atje, pra nëse duhet të vijnë atje apo jo, nëse situata atje është e sigurt apo jo? Ju çfarë do t‘u këshillonit?
Mund të themi se parametrat e sigurisë në Izrael janë pothuajse të njëjtë, krahasuar me situatën para fillimit të operacionit në Gaza. Ne bëjmë përpjekje të përditshme që të njohim sa më mirë situatën, të kuptojmë se çfarë po ndodh atje, si ndihen qytetarët që jetojnë në këtë vend etj. Natyrisht, nuk mund të mos ndihet një lloj klime disi e tensionuar, një lloj dëshpërimi, që ushqehet edhe nga imazhet dhe/apo perceptimet që vijnë nga propaganda e mediat nga drejtime të ndryshme.
Megjithatë nëse marrim fushën e turizmit, për shembull, kjo situatë nuk duket të ketë pasur ndonjë impakt negativ. Izraeli vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë nga e gjithë bota.
Më lejoni t‘ju informoj se pikërisht këtë të diel, më datë 18 janar, ne do të kemi në Izrael një grup prej 16 fermerësh nga Shqipëria, të ftuar nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MASHAV) e MPJ-së në Jerusalem, të cilët do të marrin pjesë në një program trajnues në fushën e bujqësisë.
Kështu që, këshilla ime për ata që dëshirojnë të vizitojnë Izraelin apo të vijnë këtu për çështje biznesi është e thjeshtë: mirë se vini. Natyrisht, stafi i ambasadës është i gatshëm t‘i presë dhe të komunikojë me ta në çdo moment.
Cili është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë për këtë konflikt?
Shqipëria, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë ndaj konfliktit të armatosur në Rripin e Gazës dhe ka bërë thirrje për qetësi, arsye e vetëpërmbajtje nga palët. Ky qëndrim është në përputhje me qëndrimin zyrtar të BE-së, i cili përjashton çdo lloj zgjidhjeje ushtarake në Gaza.
SHQIPËRIA DHE KOSOVA
Jeni emëruar ambasador i Shqipërisë në Izrael më shumë se një vit më parë. Ǒmarrëdhënie kanë dy vendet? Flas për ato politike dhe ekonomike... Cilat janë fushat ku ka më shumë bashkëpunim? Ndërkaq, është folur më parë, gati dy vjet më parë, për shtim të investimeve izraelite në Shqipëri. Në fakt, a ka lëvizur diçka që atëherë?
Zhvillimet e brendshme politike në Izrael dhe vazhdimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, veçanërisht gjatë vitit 2008, kanë përcaktuar në një farë mase edhe ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe të Izraelit me vende të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Prioritetet e politikës sonë të jashtme janë të qarta dhe Lindja e Mesme nuk rezulton të jetë e tillë. Megjithatë, brenda këtij konteksti, kemi bërë përpjekje të mundësojmë rritjen e interesit për Shqipërinë dhe një njohje sa më të mirë e më të thellë të mjedisit social, politik dhe ekonomik të vendit tonë, të klimës së biznesit e investimeve, legjislacionit fiskal, zhvillimeve në fushën e turizmit etj..
Në nivel politik, marrëdhëniet janë shumë të mira me Shtetin e Izraelit. Ata kulmuan në maj të 2008-ës me vizitën në Izrael të Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, kurse në qershor 2008 u zhvilluan në Tiranë konsultimet politike dypalëshe, ku delegacioni izraelit realizoi takime edhe me Kryeministrin e RSH-së, z. Sali Berisha, dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të RSH-së, z. Lulzim Basha.
Në planin e marrëdhënieve dypalëshe, i kemi kushtuar vëmendjen e duhur konkretizimit të marrëveshjeve që tashmë janë nënshkruar, që janë rreth 12-të. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis dy MPJ-ve në mars të vitit 2006 ka shërbyer si bazë solide në drejtim të eksplorimit të mëtejshëm të mundësive të bashkëpunimit. Ka përfunduar Marrëveshja për Heqjen e Vizave midis dy vendeve tona, e cila ka hyrë në fuqi që prej 27 korrikut 2008 dhe jam i lumtur të them se kjo marrëveshje po funksionon jashtëzakonisht mirë. Ajo ka rritur ndjeshëm lëvizjen e lirë të njerëzve midis dy vendeve tona.
Po ashtu, me qëllim rritjen e investimeve të kompanive izraelite në Shqipëri, kemi prezantuar më së miri në takime të ndryshme e mediat vendase avantazhet e vendit tonë dhe prioritetet e qeverisë shqiptare, sidomos në ekonomi, nisjen e biznesit, turizëm, bujqësi, industri, ndërtim etj. Viti 2008 ka shënuar një rritje të interesit për më shumë investime nga kompanitë izraelite, sidomos në fushën e energjisë, minierave, bujqësisë, peshkimit dhe turizmit. Aktualisht gjenden rreth 18 kompani izraelite, të vogla dhe të mëdha, që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri, kryesisht në miniera, industrinë e mishit, peshkim, pesticide, ndërtim, pasuri të paluajtshme, sera etj. Po shkon drejt përfundimit një projektmarrëveshje për arsimin.
Veçanërisht në fushën e bujqësisë, ekziston një bashkëpunim shumë i mirë për bujqësinë organike, teknologjinë e serave, blegtorinë, rritjen e peshkut etj. Këto ditë fillon në Izrael konkretizimi i një programi trajnues financuar nga MASHAV-i (Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar) për 16 fermerë shqiptarë, në bazë të nevojave që janë paraqitur nga Këshilli Agrobiznesit Shqiptar.
Ndërkohë, kanë vazhduar punën dhe investimet në vendin tonë Kompania TELEMENIA & F. K. Generators Ltd. nga Airport City, Tel Aviv dhe Kompania "Adal Holdings", në energji e ndërtim.
Kemi nisur përpjekjet për ngritjen e Dhomë së Përbashkët të Tregtisë Izrael-Shqipëri, me asistencën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe disa kompanive vendase izraelite, si RunAir dhe B&M Grup, që kanë shfaqur interes në këtë drejtim.
Kemi parë me shumë interes bashkëpunimin kulturor dhe arsimor, duke vendosur kontakte të rregullta me institucione akademike e kërkimore në Izrael. Në bashkëpunim me Universitetin Bar-Ilan, Muzeun Yad Vashem dhe Departamentin e Historisë së Universitetit të Tiranës, organizuam në Tiranë në muajin maj 2008 simpoziumin e përbashkët me temë: Shqipëria, Shqiptarët dhe Holokausti. Pas kontakteve me Universitetin Evropian të Tiranës, është hedhur ideja e ngritjes së Qendrës për Studime Hebreje pranë këtij institucioni. Pritet që brenda këtij viti të nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis UET-it dhe Bar-Ilan University.
Turizmi ka shënuar rritje. Kjo fushë ka qenë ndoshta një prej drejtimeve kryesore të punës tonë, e cila ka kontribuar në drejtim të promovimit të imazhit të vendit tonë dhe rritjes së interesit për të.
Mendoj se Shqipëria po shihet nga hebrenjtë si një destinacion i ri, për biznes e turizëm. Kërkimi i destinacioneve të reja është në traditën judaiste, kështu që pas eksplorimit që ata u kanë bërë tashmë tregjeve në ish-Lindjen komuniste, në Rumani, Çeki, Bullgari, ish-Bashkimin Sovjetik dhe në ish-Jugosllavi, me sa duket Shqipëria do të jetë për ta një stacion tjetër pune.
Si janë marrëdhëniet tuaja, si ambasadë dhe si ambasador, me autoritetet e shtetit izraelit? Dhe cili është vlerësimi i tyre për shqiptarët? Cilat janë ato lidhje të forta që na bashkojnë?
Mund të them pa hezitim së janë të shkëlqyera. Mendoj se edhe në diplomaci marrëdhëniet e ngrohta e korrekte njerëzore janë tepër të rëndësishme në konsolidimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit institucional. Ata ndihmojnë shumë në përmbushjen e aktiviteteve diskrete, si mbledhja e informacionit, qartësimi i objektivave dhe nxitja e vullnetit të mirë dypalësh. Jo vetëm marrëveshjet zyrtare, por edhe takti promovojnë politikën e jashtme. Sot mendoj se diplomacia nuk mbështetet thjesht në misionet rezidente tradicionale, por kryhet edhe përmes kanaleve të ndryshme, zyrtarëve dhe/apo personave privatë. Arti i negociimit përbën aktivitetin më të rëndësishëm që ndërmerret në një sistem diplomatik, por para së gjithash vetë negociimi është dhe duhet të jetë një shprehi demokratike.
Hebrenjtë vlerësojnë shumë kontributin që kanë dhënë shqiptarët në shpëtimin e jetëve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, historia e bashkëpunimit me ta daton shumë më herët. Ata shohin te shqiptarët modelin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, të tolerancës. Autoritetet zyrtare izraelite mbështesin Shqipërinë në të gjitha proceset integruese euroatlantike.
Ka një detaj të rëndësishëm, që mediat vendase i dhanë jo pak rëndësi. Bëhet fjalë për ceremoninë e paraqitjes nga ana juaj të letrave kredenciale. Presidenti izraelit, Shimon Peres, në një moment krejt të papritur, nxori nga xhepi një pjesë të shkëputur nga shkrimet e Lordit Bajron për shqiptarët dhe e lexoi me zë të lartë. Ǒndjesi përjetuat?
Eshtë e vërtetë. Ka qenë një përvojë emocionuese dhe frymëzuese, një ceremoni unike dhe momente të paharruara, veçanërisht për mua, pasi merrja postin e parë diplomatik në jetën time. Presidenti Peres është ndoshta figura më unifikuese e Shtetit të Izraelit. Ai i tejkalon kufijtë kombëtarë. Ka një njohje të thellë të zhvillimeve botërore, të Rajonit të Lindjes Mesme dhe të rajonit tonë. Në këtë kontekst me sa duket ishte edhe "surpriza" e tij shumë e këndshme gjatë ceremonisë së paraqitjes së letrave kredenciale. Ai nxori nga xhepi një letër dhe lexoi dy strofa nga ‘Child Harold‘s Pilgrimage‘ të Bajronit, që lëvdonin Shqipërinë. E kishte bërë një gjë tillë, në fakt, edhe më 1993, kur si ish-ministër i Jashtëm i Izraelit do të vizitonte Tiranën. Presidenti Peres është mbrojtës i flaktë i Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për anëtarësim në NATO dhe BE, madje e ka inkurajuar atë. Të njëjtin qëndrim mban edhe në favor të Turqisë në rrugën e saj drejt Evropës.
Meqë jemi te Presidenti Peres. Ka një ftesë, më duket, nga Presidenti Bamir Topi për të vizituar Shqipërinë. Ka ndonjë datë të parashikuar?
Presidenti Peres është ftuar nga Presidenti Topi që në maj të vitit të kaluar për të realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, por një ftesë të tillë ai e ka marrë edhe nga Kryeministri Berisha, gjatë takimit që ata kanë pasur në Kinë, në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Ne kemi avancuar zyrtarisht kërkesën tonë për realizmin sa më parë të kësaj vizite, por përcaktimi i saktë i datës do të varet me sa duket nga zgjidhja e situatës më të fundit në Gaza.
Konsideroheni si një nga ambasadorët e huaj më aktivë në Izrael. Para do kohësh, replikuat me znj. Caroline Glick në "Jerusalem Post", një gazetë e njohur vendase. Përveçse bënte analogji të gabuar midis shtetit palestinez dhe Kosovës, Glick tentonte të krijojë ura lidhëse midis Kosovës dhe "xhihadit" islamik. Si janë pritur shkrimet tuaja në shtypi izraelit?
Çështja e Kosovës ka qenë ngushtësisht e lidhur me elementë thelbësorë të sigurisë sonë kombëtare dhe politikës sonë të jashtme. Për ne ishte kruciale që komuniteti ndërkombëtar dhe opinioni ndërkombëtar të kishin një pasqyrë sa më të qartë të së vërtetës, jashtë skematizmave dhe larg asociacioneve që nuk kishin të bënin as nga afër, as nga larg me Kosovën, unicitetin e situatës që karakterizonte këtë vend dhe unicitetin e domosdoshmërisë për gjetjen e një zgjidhjeje atje. Për ne Kosova ishte problem politik, ishte rast i veçantë, kësisoj pavarësia e saj dhe njohja nga bota demokratike ishte përgjigjja më e mirë ndaj çdo lloj spekulimi apo keqpërdorimi të kësaj çështjeje, përfshirë edhe zj. Glick. Artikujt që kam shkruar në median izraelite dhe prezantimet e bëra në institucione të ndryshme akademike në këtë vend synonin pikërisht të evidentonin të vërtetën dhe të hidhnin poshtë me argumente shkencore pseudofaktet. Mendoj se kontributi që kam dhënë është pritur mirë.
Më konkretisht, unë kam marrë pjesë në debate, krejt qetësisht dhe në përputhje me statusin e përfaqësuesit diplomatik, kam prezantuar pikëpamjen tonë dhe tërë elementet e nevojshëm në pajtim me të vërtetën dhe leximin tonë të problematikës kosovare.
Ajo çfarë bënte zj. Glick ishte, përveç të tjerave, barazimi i etnicitetit me fenë në rastin e shqiptarëve dhe kjo është shkencërisht e gabuar. Ajo keqpërdorte multireligjiozitetin e shqiptarëve, në Shqipëri e Kosovë, për të keqinformuar opinionin publik në Izrael dhe kjo për mua ishte e papranueshme. Paragjykimet, streotipizimet, racizmat dhe keqpërdorimet e dimensionit fetar janë të dëmshme për botën e qytetëruar. Këtu kam pasur parasysh edhe lidhjen e fortë historike që kemi me hebrenjtë dhe ndjeshmërinë që ka në këtë vend për çështje që lidhen me diskriminim dhe nxitjen e urrejtjes ndëretnike, ndjenjat që na ngjallin neve qëndrime të tilla etj...
Cili është vlerësimi i Izraelit për Kosovën?
Pasi Kosova deklaroi shpalljen e pavarësisë, Izraeli zyrtar tha se nuk do të ishte midis grupit të parë të vendeve që do të njihnin sovranitetin e kombit të ri, por nuk u fol për mosnjohje.
Zyrtarët izraelitë nuk e perceptojnë çështjen e Kosovës si "problemin e tyre" dhe kanë preferuar të jenë sa më të paanshëm e të papërfshirë në debate. Deklarimet e tyre kanë qenë mjaft lakonike, një tregues ky që Izraeli nuk dëshiron të gjykojë asnjërën prej palëve, Kosovë - Serbi. Parimisht, Izraeli është shprehur kundër "zgjidhjes së imponuar", që përbën, në fakt, një qëndrim parimor të shprehur me kohë prej tyre, nisur nga përvojat dhe implikimet në rajonin e Lindjes së Mesme. Kjo nuk lidhet me qëndrime specifike për njërën apo tjetrën palë, por eksperiencat që ata kanë përjetuar, ka bërë që të mos parapëlqejmë deadline-et në njohjen e shtetit të ri të Kosovës, edhe pse kjo është interpretuar nga pala serbe si "favor" i tyre. Autoritetet izraelite kanë nënvizuar qartë se është gabim të ndërtohet analogji midis Kosovës dhe çështjes palestineze, por vendimi i duhur mbetet të merret në kohën e duhur.
Izraeli po ndjek zhvillimet në Bruksel, para se të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, por mund të them se në komunikimet zyrtare me ta, ata njohin dhe konsiderojnë "presionin" dhe rolin që po luajnë në këtë proces SHBA-ja dhe vendet e BE-së. Izraeli gëzon marrëdhënie të veçanta me aleatin e saj kryesor, SHBA-në, që është një faktor qendror në diplomacinë e këtij vendi.
Shtypi izraelit, veçanërisht dy gazetat kryesore në vend, "The Jerusalem Post" & "Haaretz", kanë përcjellë zhvillimet në Kosovë në mënyrë realiste. Ndër të tjera, është theksuar se pavarësisht nga fakti se shumica e popullsisë i përket besimit mysliman, shqiptarët nuk kanë shfaqur tendenca fanatike e fondamentaliste, por janë "mendjehapur". Më lejoni të kujtoj këtu editorialin e ‘Haaretz‘, të datës 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes së Pavarësisë, të titulluar ‘Recognize Kosovo‘, i cili i bënte thirrje të hapur qeverisë së shtetit të Izraelit të njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran, pasi, sipas redaksisë, vendimi i Uashingtonit për të njohur Kosovën e bënte më të lehtë për Izraelin që të bënte një gjë të tillë.
Më duhet të them se koha e marrjes së vendimit për njohjen varet edhe nga situata në Gaza dhe zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në shkurt në Izrael. Shpreh bindjen se gjithçka do të ndodhë brenda kuadrit të marrëdhënieve shumë të mira që ata kanë me Shqipërinë.
Dhe një pyetje e fundit. Debatohet shpesh në Shqipëri mbi rolin e diplomacisë shqiptare. Sipas jush, ku çalon më së shumti shërbimi diplomatik shqiptar?
Unë mendoj se Ministria e Punëve të Jashtme, diplomacia shqiptare nëpërmjet Shërbimit të Jashtëm ka përjetuar gjatë vitit 2008 veprimtarinë më të ngjeshur dhe ndoshta më të suksesshme të viteve të fundit. Pavarësia e Kosovës, Samiti i Bukureshtit për NATO-n dhe Ratifikimi i Protokolleve të Anëtarësimit, Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, lehtësimi i vizave dhe hapja e dialogut për liberalizimin e vizave etj., janë disa prej arritjeve domethënëse. Diplomacia shqiptare dhe diplomatët e saj kanë qenë, jo vetëm pjesëmarrës, por edhe aktorë të veprimtarive ndërkombëtare me shumë rëndësi. Angazhimi dhe kontributi i tyre ka bërë që interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve të jenë më të prezantuara, më të përfaqësuara, më të njohura dhe më të mbrojtura. Përfaqësimi diplomatik i Shqipërisë është shtuar me 6 përfaqësi diplomatike të reja, MPJ-ja tashmë ka një strukturë të re, e cila në fakt ka nxitur një aktivitet më të dendur diplomatik edhe një bashkëveprim më të mirë ndërmjet strukturave të saj.
Megjithatë, nisur nga dinamikat e reja, ritmet e zhvillimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shërbimi i Jashtëm duhet të shoqërohet me përmirësime të tjera, me burime njerëzore e materiale shtesë, ndërkaq secili prej nesh duhet të angazhohet për punë më cilësore, për diplomaci edhe më aktive dhe profesionalizëm të shtuar. Krahas saj, në themel të punës sonë për këtë vit e në vazhdim duhet vënë diplomacia ekonomike.