"Falas" edhe në spitalet private
Financimi i shërbimeve në qendrat spitalore rajonale në të gjithë vendin mendohet të shtrihet në një fazë të dytë edhe në spitalet private. Aktualisht në vendin tonë ka shumë klinika, por jo qendra spitalore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndryshimi mes të dyjave është aftësia për të nxënë, spitali duhet të ketë të paktën 50 shtretër. Pjesa tjetër e qendrave që janë të licencuara në të gjithë vendin janë klinika private dhe jo spitale të mirëfillta, pavarësisht teknologjisë së ofruar apo cilësisë së shërbimit shëndetësor. Për të shtrirë skemën e sigurimit edhe në privat është propozuar në fillim një draft projekt për kriteret që duhet të plotësojnë këto subjekte për t‘u licencuar.
Dhe pas procesit të akreditimit të tyre është menduar të llogariten edhe kostot e financimit të disa shërbimeve nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të jetë edhe "donatori" i vetëm i spitaleve në të gjithë vendin.
Propozimet e para kanë qenë për miratimin e draftit të kritereve të reja për licencimin e spitaleve private, dhe më pas në një fazë të dytë rimbursimi nga shteti i disa prej shërbimeve në këto qendra jo publike. Kjo do të sillte jo vetëm konkurrencë mes shtetit dhe privatit, por njëkohësisht edhe përmirësim të cilësisë së shërbimit në qendrat spitalore shtetërore. Hapat e parë për ndërmarrjen e kësaj iniciative janë diskutuar dy vjet më parë për shërbimin e dializës, i cili prej kohësh ndodhet në vështirësi. Pacientët me sëmundje kronike të veshkave e shoqata kombëtare e pacientëve që kryejnë këtë proces, kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të realizohet sa më shpejt rimbursimi i një shërbimi të tillë në qendrat private, duke dhënë si zgjidhje vendosjen në dispozicion të një fondi. Ky do t‘i jepej një qendre private dhe në këtë mënyrë do të zhbllokohej ngërçi që prej vitesh nuk arrin të zgjidhet nga shërbimi publik.
Një pjesë e qendrave private kanë nisur të diskutojnë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për të menduar që në një fazë të dytë shikimin e mundësisë së bashkëfinancimit mes shtetit dhe privatit.
Praktikën e bashkëfinancimit e përdorin pothuajse të gjitha vendet. Pasi del kostoja e produkteve dhe shërbimeve shëndetësore, ISKSH këtë kosto e tenderon. Nëse spitalet private për një shërbim të caktuar ofrojnë çmim më të ulët se spitalet publike, ky shërbim mund të kryhet në spitalet private. Ose një alternativë tjetër që është paraqitur në diskutime është që ISKSH të paguajë një vlerë fikse për çdo shërbim. Pastaj, pacienti mund të zgjedhë ta marrë shërbimin ku të dëshirojë, duke paguar vetë diferencat e mundshme. Kjo konkurrencë do të sjellë përmirësim të shërbimit edhe në spitalet publike.
Në listën e rimbursimit nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor janë të gjitha shërbimet që jepen sot në vend, por sipas institutit nuk është e thënë që të gjitha vendimet që janë atashuar në VKM të jepen në një spital të caktuar. Për këtë arsye detajimi do të vazhdojë më tej me kontratat që do të lidhen me spitalet. Kontrata do të ketë të përcaktuar vetëm atë shërbim që jep spitali dhe për atë do ta paguajë ISKSH, në momentin e kontraktimit dhe më tutje. "Nëse do të ketë nevojë për t‘u shtuar shërbime të tjera, natyrisht do të ketë nevojë për para të tjera e për këtë arsye do të negociohet midis nesh dhe Ministrisë së Financave, nëse do të duhet që kjo paketë e shërbimeve fillestare të jetë më e zgjeruar", sqaroi dy ditë më parë drejtuesja e Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.