E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilshere, operohet pas lëndimit në fushë

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, do të operohet javën e ardhshme, pas lëndimit që ka pësuar në fushën e lojës. Wilsherit i ishte propozuar që të pushojë, në mënyrë që lëndimi i tij vetvetiu të shërohet në mënyrë natyrale, por kjo përpjekje nuk doli të jetë e mjaftueshme dhe lojtari do t`i nënshtrohet operacionit.
 

“Analizat e fundit tregojnë se operacioni është i nevojshëm. Gjithkush në klub dëshiron që Wilshere të shërohet sa më shpejtë”, ka theksuar një zëdhënës në faqen zyrtare të Arsenalit. Ndërkaq, pritet që në ditët në vijim, Wilshere t`i nënshtrohet operacionit dhe rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›