E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao e mirëpret Chelsean

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 22:16

Sulmuesi i Portos, Falcao ka bërë të ditur se dëshiron t’i bashkohet Andre Villas-Boasit në Chelsea dhe beson se ka “lëvizje” në këtë drejtim. Pas konfirmimit se Villas-Boas do të zëvendësojë Carlo Ancelottin në Stamford Bridge, qarkullojnë spekulime se edhe reprezentuesi kolumbian Falcao mund t’i bashkohet gjigantit londinez.

“Me këto gjëra merret menaxheri im. Jam shumë i qetë rreth situatës time, por e di se janë bërë disa lëvizje. Ambiciet e mia janë të punoj shumë dhe jam i bindur se mund të luaj në një ligë superiore si Anglia. Nëse Chelsea është i interesuar për mua, krejt çka duhet të ndodhë është të fillojnë bisedimet”, tha Falcao për Daily Star.

Porto ka insistuar se do të lejojë largimin e futbollistëve kryesorĽ nëse klubet e interesuara paguajnë dëmshpërblimin e tyre. I Falcaos qëndron në 30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›