Armstrong fshihet nje legjende

“Në jetën e gjithkujt vjen një moment kur duhet thënë: Kur është e tepërt është e tepërt. Ky moment erdhi edhe për mua”. Me këto fjalë Lens Armstrong bëri të ditur vendimin që të heqë dorë nga apelet kundër akuzave të Agjencisë Amerikane Anti-Doping, që ndryshe njihet me emrin USADA. Ish-çiklisti ka pranuar se “hetimi është shndërruar në një veprim antikushtetues dhe në një gjueti të mirëfilltë shtrigash”.
Armstrong nënvijëzon se është i pafajshëm, por ka vendosur të heqë dorë nga beteja për të pastruar emrin, pasi është lodhur duke u vënë gjithmonë nën akuzë. Nga ana e saj, USADA i ka bërë të ditur “kanibalit” nga Teksasi se do ta përjashtojë përjetë nga garat e çiklizmit dhe do ti heqë shatë titujt kampionë të fituar në “Tour de France” nga viti 1999 deri më 2005-ën.
Sipas agjencisë, çiklisti ka përdorur substanca të ndaluara që prej vitit 1996, mes të cilave steroidë dhe transfusione gjaku. Armstrong, i cili është tërhequr nga çiklizmi profesionist në vitin 2011 për t’iu dedikuar triathlonit, kishte kërkuar hedhjen poshtë të akuzave në një gjykatë federale, por apeli i tij nuk u pranua.
Në anën tjetër, sipas Agjencisë Botërore Antidoping, ËADA, fakti që Lens Armstrong ka vendosur të mos vazhdojë betejën ligjore kundër USADA-s duket një pranim i faktit që akuzat ndaj tij janë të bazuara.
Këtë e ka thënë presidenti Xhon Fahej, i cili shprehu besim se USADA do të veprojë me korrektesë. “Tashmë Agjencia Amerikane e Antidopingut ka të drejtë të aplikojë ndëshkimin, që do të njihet në të gjitha vendet e botës që aplikojnë rregullat e ËADA-s”, tha ai.