E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou polemika ne El Clasicon e pare

Sfida e parë sezonale e “El Clasico”-s fitohet nga Barcelona. Në duelin e pafund ndërmjet “blaugranave” dhe Realit të Madridit, Mesi me shokë fitojnë në mënyrë rokamboleske 3-2 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Pas 45 minutave të para të lojës, ku në fushë dukeshin vetëm katalanët dhe që deri diku dukej e mërzitshme edhe prej lojës së ashpër të madrilenëve, në fraksionin e dytë ishte Reali që zhbllokoi rezultatin.

Në të 55-tën, Kristiano Ronaldo realizoi me kokë pas një goditje këndi. Ylli portugez festoi në mënyrën e tij të zakonshme në “Kamp Nou”, duke kërkuar qetësi. Megjithatë, ndryshe nga sfida e 21 prillit, Barcelona reagoi.

Vetëm pak sekonda më pas, katalanët barazuan shifrat me Pedro Rodriguez, që iu vodh mbulimit të mbrojtjes dhe mposhti Kasijas. Është pikërisht kjo rrjetë ajo që ka sjellë polemikën e parë të Murinjos në sezonin e ri. Në fund të takimit, drejtuesi i stolit “merengue” deklaroi: “Nuk jam aspak i kënaqur në rastin e golit të parë. Bëhet fjalë për një gabim të asistentit”. Megjithatë, pamjet filmike treguan se goli ishte mëse i rregullt.

Më pas, katalanët shënuan edhe dy gola ku protagonist ishte Iniesta. Fillimisht ai fitoi një 11-metërsh që u dërgua në rrjetë nga Mesi, ndërsa më pas dha një pasim të shkëlqyer për Çavi Hernendez, që i vetëm me Kasijas nuk gabon.

Por, ai që gabon ishte portieri i Barçës, Viktor Valdes, që në 5 minutat e fundit të sfidën e ekzagjeron me mbajtjen e topit në zonë dhe i dhuron Angel Di Marias një gol të thjeshtë. Kjo rrjetë shërben për të mbajtur ende në lojë Realin e Madridit, që tani ka shanse ta përmbysje humbjen 3-2 në takimin e kthimit, më 29 gusht në “Santiago Bernabeu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›