Falë Fiorentinës, i kam të gjitha

Valon Behrami i ka rikthyer të gjitha ato që i kishte humbur në West Ham United, pasi u transferua në Fiorentinë.
Mesfushori kosovar i ka lënë prapa krahëve lëndimet dhe po shkëlqen në fanellën Viola. 25-vjeçari e ka rifituar edhe Kombëtaren zvicerane, e cila e kishte lënë anash pas Botërorit 2010, ku ai personalisht pati eksperiencë negative.
“Është e vërtetë, është mirë të jesh sërish në Kombëtare dhe kjo falë faktit se në Firenze po luaj në vazhdimësi. Familja ime dhe unë jemi sërish të lumtur”, u shpreh përfaqësuesi zviceran për uebfaqen tuttomercatoëeb.com.
Behrami kujton kohën e vështirë, kur pas Botërorit, ku ishte ndëshkuar me karton të kuq, ishte kthyer në West Ham.
“Nuk ishte e lehtë ta kaloja këtë zhgënjim. Hap pas hapi ia kam dalë mbanë dhe kam rifilluar të luaj. Mirëpo, në Londër nuk e ndieja më rehatinë. Më pas, më në fund u krijua mundësia që të kthehem në Itali. E dëshiroja këtë me të gjitha forcat që kisha”, vazhdoi Behrami.