Villa kalon Raulin

David Villa u bë golashënuesi më i mirë i Spanjës, kur shënoi dy herë, derisa kampioni i botës u kthye nga disavantazhi për të mposhtur Republikën Çeke 2-1 në kualifikime për Euro 2012.
Pasi Jaroslav Plasil i kaloi çekët në epërsi të papritur në minutën e 29-të të përballjes nga Grupi I në Granada, Villa barazoi rezultatin në minutën e 69-të, e më pas shtoi të dytin nga penalltia, katër minuta më vonë.
Këta ishin golat e tij të 45-të dhe 46-të për Spanjën duke kaluar dy më tepër se ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul dhe i ndihmuan skuadrës të ruajë bilancin e përkryer me katër fitore nga katër ndeshje.
“Dua t’ua dedikoj golin e 45-të të gjithë bashkëlojtarëve të mi”, tha Villa, i cili me pesë golat e tij i ndihmoi Spanjës të fitojë për herë të parë Kampionatin botëror, vitin e kaluar. Villa debutoi për Spanjën kundër San Marinos, në shkurt 2005.
29-vjeçarit iu nevojiten 72 paraqitje për të thyer rekordin, ndërsa Raul zhvilloi 102 ndeshje, të fundit më 2006.