Faleminderit Z. Minister Te nderuar drejtues te Ministrise se Financave dhe te agjesive financiare te shtetit, Ky eshte njeri nga takimet e punes se ekzekutivit per analizat e veprimtarise dh
Faleminderit Z. Minister
Te nderuar drejtues te Ministrise se Financave dhe te agjesive financiare te shtetit,
Ky eshte njeri nga takimet e punes se ekzekutivit per analizat e veprimtarise dhe rezultate per vitin qe sapo u mbyll. Besoj se tashme, te gjithe e kuptojme permbajtjen e ketyre analizave qe nuk jane spektakle te politikes, natyrisht qe kemi nje pergjegjesi politike, me elektoratin dhe publikun dhe jane te hapura per median. Por keto analiza nuk jane instrumenta politike te qeverise, ato jane natyrshem pjese te veprimtarise se kontrollit te bashkeveprimit te ekzekutivit me administraten publike, ne funksion te pergjegjesise dhe te rivenies qe lidhet logjikisht me te, per objektivat e reformave te programit dhe ne rastin e Ministrise se Financave, ka rol prioritar ne administrimin publik dhe me rezultatin e nderhyrjeve ekzekutive me sisteminin e menaxhimit te ekonomise, financave te tregut, te marredhenieve te shtetit me sipermaresit dhe me tregun.
Natyrisht analiza fokusohet jo vetem te puna juaj apo stafit te ministrise se financave, apo skemes se ngushte te menaxhimit publik te financave te te ardhurave dhe te shpenzimeve, por dhe te lidhjet e saj organike legjitime me politikat sektoriale, me dikasteret qe drejtohen dhe administrohen prioritetet e tjera te programit per veprimtarine e qeverise ne teresine e vet. Realisht duke e vleresuar analizen objektive dhe angazhuese qe sapo paraqiti ministri, e cila pason analizat tuaja te brendshme dhe prioritare. Une nuk jam ketu si ne sektoret e tjere per t‘u treguar teatral dhe do ishte gjeja me e thjeshte te mbyllej brenda zyrave tona, jo raporte informale per te cilat spekullohet, por vleresimet serioze, te pergjegjeshme te ecurise, te gjendjes se progresit, te arritjeve edhe te problemeve qe kemi per te zgjidhur ne rrugen e modernizmit te shtetit dhe te sektoreve prioritare te administrimit, shteterore, sic jane financat. Do te ishte e papergjejshme te mbyllnim analizen ne zyrat tona nga vemendja e publikut, i cili ndjen produktet dhe prirjet e administrimit publik, tek jo vetem niveli i tatimit, por edhe tek niveli i efikasitetit, gjithashtu te masave te efektit te shpenzimit publik apo te raportit midis te ardhurave me koston, me cmimet, me koston e jeteses- me cmimin dhe ne teresi publiku ndjen opinionistet, median, organizatat joqeveritare, gjithnje e me shume faktore jo politike, interpretojne disa nga mekanizmat dhe raportet themelore te zhvillimit sic eshte marredhenie e shtetit dhe administrates, sipermarrjet, jo vetem me konsum, sepse siparmarresi eshte ne nje shoqeri te hapur ku produkti privat dominon ne shpenzim dhe ne impute GDP, pra ne te ardhura kombetare mbetet nje nga mekanizmat themelore te rritjes, te zhvillimit dhe te ndikimit te qeverisjes dhe te sipermarrjes ne normalizimin e shoqerise, progresit e integrimit te saj ne realitetin global, ne luften kunder varferise dhe ne shtimin e garacive, jo vetem ligjore, por dhe pasurore te levizjes se lire te shqiptrareve ne nje planet qe u ofron te gjitheve te njetat avantazhe dhe u paraqet te gjitheve pak a shume te njejtat sfida, pasiguri, kercenime globale.
Dihet qe ne rajonin tone ka nje perqendrim per shkak te prapambetjes relative, analizat nuk ka nevoje t'i bejme sot, te sistemeve te reagimeve, te imputeve, te resurseve, te cilesise, te nivelit te lirive, pra cilesise se burimeve njerezore te nivelit te lirive te njerezver ne te njejten kohe, ka nje tranzicion qe do te na sjelle edhe ne menyre te organizuar si shtet, jo vetem ne menyre individuale, per shkak te levizjes se lire, ne 12 vjet te qytetareve dhe siprmarresve shqiptare neper bote, tek jo thjesht mbijetesa, por ballafaqimi dhe integrimi me dinjitet i vlerave tona konkuruese dhe ne konkluzion, edhe keto dite, une dhe drejtuesit e tjere te qeverise, po zhvillojme analiza shume serioze, realiste, angazhuese per te bere te mundur qe profesionistet, menaxheret, funksionaret civile, jane nje nga asetet me te rendesishme te cdo vendi, dhe ketu, per shkak se cilesia, aftesite, rekordi aktiv, eksperienca menaxheriale, eshte relativisht me e larte se dikasteret e tjera, do t‘iu ftoja ju, dhe perfaqesuesit e tjere te mediave, te mos keqkuptoni dozen me te larte te kerkese se llogarise qe une do te paraqes, sepse dihet, me i miri mban me shume, pervec faktit institucional qe Ministria e Financave ka rol lidershipi metodik per te gjithe menaxhimin shteteror. Shkurt, do te ftoja edhe publikun te kuptonte, dhe median te vleresonte, dhe opoziten te duronte dhe te nxitej t'i bente analizat po me kaq pergjegjesi dhe realizem dhe objetivitet angazhues si qeveria, sepse nuk kam ardhur as per te prere koka, as per te leshuar pushtet ne duart e te pa votuarve. Pushteti votohet nga qytetaret, te cilet vleresojne ne produkt perfundimtar te kendeshem, rezultatet, frytet, efektet e nje qeverisje ne kohe. Pra, une i njoh arritjet dhe problemet tuaja, jo sepse ministri duke mos qene profesionist i diplomuar i financave ka merituar me shume vemendje nga Kryeministri, por se ministri dhe ju, pervec rolit qe keni per zbatimin e programit dhe per krijimin e garancive organike intstrumentale, per te siguruar jo vetem stabilitet makroekonomik, por dhe qendrueshmeri ne rritje, ka qene ashtu si ju, ashtu si drejtuesit e institucioneve, qe nuk varen teresisht nga ekzekutivi. Gjithashtu ne fushen e raporteve te shtetit me tregun, i angazhuar, nxites dhe sic na shihni, nuk hezitojme te marrim detyra te tjera dhe te mos dorezohemi perballe sfindave, qe ka edhe axhenda e perafrimit per integrimin ne te ardhmen me BE, sfida e bashkeveprimit dhe axhenda e aksioneve prioritare ne zbatim te marreveshjeve me institucionet financiare nderkombetare, apo sic e tha edhe ministri, sfida e perditeshme e krijimit te garancive dhe gabimit te produkteve per qytetaret ne negociata edhe bilaterale, sic permendem Departamentin Amerikan te Thesarit apo sic tashe, besoj pas 12 vjetesh tranzicion, jemi mesuar te punojme edhe me partneret e huaj ne zyrat tona, ne menyre te perditshme.
Pra une jam ketu per te konfirmuar se ju keni besimin, vleresimin dhe vemendjen kritike te kryeministrit dhe te qeverise si memaxhues te financave publike, per aftesite qe dispononi, per motivet qe krijoni dhe shperndani ne te gjithe administraten, tregun dhe shoqerine shqiptare, per pergjegjesine qe keni arritur te shfaqni dhe qe duhet t'i konsolidoni dhe shtoni me aksione te tilla me rendesi te jashtezakoneshme per te sotmen dhe te ardhmen e vendit dhe te shqiptareve, sic eshte krijimi, menaxhimi dhe shtimi i resureve per zhvillim, krijimi i marredhenieve dhe i klimes se partneritetit me faktore te tjere te zhvillimit, pervec shtetit, sidomos me sipermarrjen, me iniciativen e lire, vecanrisht mbrojtja dhe konsolidimi i interesave dhe i aftesive konkuruese te shqiptareve ne kufi te tregut, ne kufijte e shtetit, per ne nje ekonomi te hapur, ne nje treg te hapur, ne rajon, ne BE dhe tashme eshte fakt per shkak te iniciatives se spikatutur, jo vetem per te levizur, por dhe per te marre persiper iniciastiva ekonomike te shqiptareve, pertej ketij kontinenti ne realitetin global.
Pra une dua qe analiza e sotme te na sherbeje per te percaktuar dhe strukturuar me mire skemen dhe axhenden e administrimit teknokrat te nje reforme te plote financiare qe parashikon programi 35-mujor politik i qeverise qe une drejtoj dhe i maxhorances qe deri tani, nuk besoj se keni nje ankese substanciale, i ka votuar paketat tuaja legjislative, paketat fiskale si dhe projektet financiare, buxhetore te zhvillimit, le ta specializoj kritiken paksa, per ata qe s'votojne qofte nga opozita, qofte nga maxhoranca, per aktivizimin e te gjitha instrumentave te nevojshem ne lufte kunder nje ekonomie informale tregu qe ende mbeshtetet te transaksionet kesh, dhe natyrisht ne luften kunder trafiqeve, krimit te organizuar mbeshtetur ne parate e pista, qe pas goditjeve substanciale ne kohe dhe sidomos ne periudhen e fundit te 6-mujorit, tentojne te rialokohen, xhvendosen per t'u pastruar me aktivitete formale.
Une jam sot ketu per te ndare me ju vleresimin, se ne keto vite sistemin e financave shqiptare, menaxhimi i ketij sistemi, megjithese i ri ne moshe dhe shpesh i goditur nga faktore reale financiare dhe jofinanciare, dhe jo gjithmone ndikimi i politikes mbi finacat ka qene pozitiv, apo jo, i ndikuar gjithashtu nga amatorizmi, nga militantizimi dhe politika e dites, ky sistem, pra i financave shqiptare dhe i menaxhimit publik, ka pesuar ndryshime dhe permiresime te ndjeshme dhe te prekshme. Dua te vecoj sidomos konsolidimin e kapaciteteve te mbledhjes se te ardhurave fiskale, apo hapat konsistente per decentralizimin fiskal qe ndermorem se fundi, si nje produkt i maturise se sistemit. Besoj se edhe shoqata e bashkiakeve e administroi, edhe dje, durimin e nevojshem per celjen e buxhetit dhe marrjen ne duar te autoritetit fiskal nga qeveria.
Keto permiresime kane bere te mundur qe te mbajme ne gjendje te stabilizuar parametrat makro-ekonomike, duke ulur progresivisht peshen e deficit buxhetor duke rritur njekohesisht mundesite per me shume financime per sherbimet publike, infrastrukturen etj. Ky ne veresimin tim eshte faktori themelor qe ka siguruar ritme te qendrueshme dhe te larte te rritjes se ekonomise ne vite. Po keshtu, nuk kemi ngurruar, dhe mbetemi te vendosur te akselerojme dhe pasurojme ne plan multidimensional, aksionin e programuar te luftes ligjore e instrumentale, krahas asaj politike, ndaj informalitetit, trafiqeve, veprimtarive jo vetem te paligjshme, por edhe kriminale ekonomike, evazionit fiskal dhe natyrish lidhjeve dhe tarafeve klienteliste favorizuese qe i mbrojne ato ne raportet me administraten, me shtetin, me politiken etj.
Detyra jone per te cilen jemi votuar, per te cilen na detyrojne kushtetuta dhe ligji eshte qe asetet informale t'i perfshijme ne nje treg dhe t'i detyrojme te levizin ne kanale legale dhe formale te tregut.
Detyra jone eshte te harmonizojme levizjet dhe flukset investimore dhe prodhuese, financiare dhe materiale gjithcka qe nderhyn cdo dite dhe cdo vit mbi resurset materiale dhe njerezore te vendit, jo vetem ne dobi te disa shtresave, jo vetem per te luftuar varferine dhe polaritetin, e pajustifikuar ose jo legjitim te shoqerise, sipas niveleve pasurore, por vecanrisht per te garantuar te ardhmen duke krijuar incentiva dhe mekanizma te qendrueshmerise se aftesive konkoruese te shqiptareve ne procesin e hapjes dhe integrimit rajonal dhe global. Ne kete pikpamje boshti i reformes se menaxhimit te financave publike per vitin 2003 mbetet konsolidimi i prirjes per te orientuar marredheniet e shtetit me tregun tek disiplina e legjislacionit fiskal ne vend te asaj te planeve operative.
Duke vazhduar me tej analizen e nevojes se menaxhimit me te mire dhe konsolidimit te financave shqiptare deshiroj te risjell ne vemendjen tone te perbashket se ne programin progresist qe po zbatojme, ai eshte progresit jo vetem se votohet ne Shqiperi, porse mbi bazen e atij programi, kuadri me i gjere eshte Strategjia e Zhvillimit Ekonomik dhe Social, eshte siguruar bashkepunimi, asistenca, mbeshtetja financiare dhe teknike e institucionale dhe me ne fund politike e qeverive aleate te organizatave finaciare ose jo, ku Shqiperia eshte bere pale apo ka marreveshje partneriteti.
Pra ne programin tone ka objektiva realiste, permbushja e te cilave mund te arrihet vetem nepermjet kryerjes me efektivitet te reformave te thella, qe synojne te transformojne sistemin e financave publike shqiptare ne standartet e BE, ne standartet globale duke i bere ato me shume promotore te zhvillimit te vendit dhe integrimit europian te tij.
Ne kete funksion, une kam vendosur, aty ishte, e paaktivizuar flinte, Veze e Kolombi, ishte pra, nje marredhenie shtese, kontraktore per bashkepunimin institucional, ne ekzekutiv dhe midis ekzekutivit dhe administrates, kontrate qe coi ne largimin nga detyra te drejtorit te doganave, para pak ditesh. Dhe me drejtorin e ri te doganave kam lidhur nje kontrate tjeter edhe ai e ka lidhur me drejtuesit sektoriale. Pra sistemi i kontratave eshte instrumenti ligjor qe ploteson sistemin e detyrimeve kushtetuese e marredhenieve qe burojne nga ligji midis politikes dhe qeverisjes, midis shtetit dhe faktoreve joshteterore, midis ekzekutivit dhe administrates civile, midis administrates civile dhe sipermarrjes e qytetareve etj. Ndryshe ne kete godine ku ka qene komisioni i planit te shtetit do te vazhdoni te flisni me te tjera instrumenta, dhe do te prodhoni produktet e para 20 vjeteve. Pra marredheniet qeverisese, marredheniet e administrimit publik nuk mund vecse te kurorezohen ne marredhenie kontraktore me detyrime dhe te drejta reciproke qe u pergjigjen objektivave te programeve, programet kthehen ne ligje nga programet ekonomike apo te reformave fiskale deri tek buxheti, te cilet kur nuk permbushen kane sanksione.
Besoj se kjo Veze Kolombi, ose risi e ka bere me transparente me publikun qeverisjen ne sistemin financiar dhe me te monitorueshme, monitorimi eshte detyrim ligjor i qeverise, ne te gjithe hierarkine institucionale te aksionit ekzekutiv, te ekzekutimit te programeve etj. Mua me rezulton se per shkak te dobesise se mekanizmit monitorues, per shkak te mosaktivizimit, te gjithe instrumenteve te kontrollit dhe te vleresimit te performances, te cilat mungojne apo jo, plotesisht edhe ne ligjin e sherbimit civil, sot, qe mos krijohen marredhenie subjektive midis shefave dhe vartesve apo nderpreje e stimulime artificiale te karieres se nenpunesit civil, mua me rezulton qe eshte e domosdoshme te kapecejme nje situate te detyrimeve ligjore te paplotesuara ne kontrollin dhe monitorimin e performances se qeverise, administrates dhe te karieres se nepunesit civil.
Ministri monitoron funksionaret publike, Kryeministri monitoron ministrat dhe drejtues te larte te administrates shteterore. Keto marreveshje jane te ligjshme sepse jo vetem qe bazohen ne Kushtetute dhe ne ligj, por edhe plotesojne vakuumet e meparshme me instrumenta ekzekutive ne komunikimin dhe hierarkine institucionale ne raport me publikun. Une nuk kam instumente te tjera apo ministri nen nivelin e tij, gjithashtu, te larte per te shprehur pergjegjesine apo investimin drejtues, qeverises, apo menaxherial si dhe prioritetet dhe rendesine qe une i jap permbushjes se objektivave menaxhuese, atyre sasiore, cilesore, kryerjes se reformave, rritjes se bashkepunimit mes strukturave perkatese etj, sepse objektivat e ketij stadi te zhvillimit jane nderdisiplinore, ndersektoriale, ato mund te arrihen vetem me nje aksion te koordinuar nderinstitucional.
Ky proces i formalizuar, do te vazhdoje te nxise drejtues dhe funksionare publike per te bere kariere te ndershme dhe rezultative, besoj se nuk ka ndonje rruge me transparente dhe me ekuivok se kjo per te kaluar goditjet politike ndaj funksionareve, apo gradimet klienteliste dhe me mbeshtetje te dyshimte politike te te paafteve, apo te te afteve, qe u nxitet apo u mbeshtet ne menyre te padrejte per te shkuar ne sektore prioritare apo "mjalti", krijojne nje deformim te kushtueshem ne kohe midis nivelit te menaxhimit ne te gjithe administraten shteterore, pra kontradikta ne ekulibrin e zbatimit te ligjit dhe te sigurise se rezultatit ne te gjithe shtetin, ne te gjithe administrimin publik.
Pra me lejoni te them thjeshte, qarte dhe formalisht qe te mos kerkoni ndonje mik timin ne emerimin e meparshem apo te sotem, timin apo te ministrit, ne krye te drejtorise se Pergjithshme te Doganave, po detyrohem t'i pergjigjem nga shtepia juaj, sepse ne gjirin tuaj do te punoje edhe drejtori i ri Pergjithshem i Doganave, shokut tim te burgut Sali Berisha, qe me qene se bashke me mua futi edhe ca nga tregtaret qe filluan te pasurohen ne ate kohe, t'i jape pergjigje publikut se sa u mori ketyre tregtareve per t'i nxjerre dhe per t'i futur brenda, dhe mos kerkoje kontrabanden qe nuk ekziston ne asnje nga rekordet e deshmive legale apo penale te shtetasve, sepse ne Shqiperi ka pasur, sic thasghe dje ne mInistrine e Drejtesise gjera te pandeshkuara. Po t'i kishim te gjitha databaset, te te gjitha deformimeve dhe ndeshkimeve, ka rrezik qe ai qe shan me shume reformen apo administrimin publik te Qeverise se sotme do ta kishte dosjen me te zeze dhe me te veshtire per ta shlyer. Sidoqofte ky proces transparet dhe i instrumentalizuar marredhenish kontraktore ne detyre i sherben publikut te vleresoje realisht kush jane politkane profesioniste apo jo te tille, kush jane teoriciene te coroditur ex katedra, dhe kush jane profesioniste kokeulur qe parate qe harxhon shteti per trajnimin e tyre i kthejne ne rezultate dhe nuk i futin as xhepave as i hedhin ne ekrane ne menyre spekulative.
Une jam ketu, per te perseritur qe largimi i drejtorit te meparshem te doganave, apo i te tjereve qe mund te pesojne te njejten gje, nese nuk realizojne detyrimin kontraktor, tregon qe Kryeministri, Ministri, Zevendesministri etj. etj. Nuk kane miq personale dhe u ndalohet te mos veprojne kur detyrimi ligjor dhe ekzekutiv nuk respektohet. Pra, une jam ketu, per te konsoliduar bashke me ju kete disipline, kete nderveprim qe nuk do lejonte qe interesat private te rrenonin shtetin ne dem te zhvillimit, kompeticionit dhe integrimit global te shqiptareve. Vetem keshtu do te vazhdojme te pershpejtiojme procesin e reformave, te rritjes se kapaciteteve, me Ministrine tuaj per shkak te rolit udheheqes, metodik dhe menaxhues qe keni, perqendrohen me shume kerkesat e te gjitheve dhe jo vetem te publikut, por dhe te partnereve nderkombetare per kete rritje kapacitetesh dhe per pastrim radhesh nga te korruptuarit trafikantet ne administraten fiskale, qe kane mbijetuar duke i shkaktuar deme serioze shtetit, ekonomise dhe shoqerise.
Zoti Idreizi ka nisur nje proces per te cilin une e pershendes. Ekzekutivi duhet te denoncoje, eshte detyre legale qe kerkon bashkepunimin e prokurorise per te verifikuar pergjegjesine e agjnteve tatimor, apo te subjekteve tatimore qe kane sjelle nivelin e larte te evazionit, apo nivelin e pamjaftueshem te realizimit te, koleksionit fiskal te programuar deri me tani. Nuk besoj se ka ndonje dyshim qe endet ne publik se une, ministri apo drejtori i Administrates Tatimotrer, po godet ca miq te ndokujt, per te krijuar ca miq te ndokujt tjeter, sepse sikur te silleshin te gjithe subjektet, ne treg ne menyre miqesore ndaj detyrimeve fiskale, atehere Shqiperia do te pelciste nga zhvillimi dhe dashuria. Keshtu qe ne nuk mund ta bejme kete me fushata qe te parandalojne rritjet spekullative te cmimeve kur njerezit duan te gezojne, kur ka konsume masive festash, sepse po s'e beme ne menyre prioritare me instrumentin e kontrollit fiskal, nuk do te marre vesh pastaj as policia e rendit, as policia ushtarake detyrimin e paplotesuar ligjor per te ndaluar eksplozivet qe sipas marreveshjes se Dejtonit, apo Konventes se Dejtonit, duhen shkaterruar si arme konvencianale qe te vihen ne duart e kalamajve sepse futen nga firma, kusherira dhe te pakontrolluara ne treg.
Prokuaroria dhe Gjykatat vazhdojne te presin nga qeveria dhe administrata publike te dhena per abuzime dhe zyrtare te korruptuar, te agjenteve fiskale dhe subjekteve fiskale, te agjenteve doganore dhe te subjekteve qe bejne kontrabanden me doganen, te nepunesve dhe te sipermarresve, pasuria e te cileve eshte vene ne menyre te paligjshme, duke u bere burim financimi me para te qelbura te aktiviteteve qe levizin nga kufijte e sa paligjshmes te veprimtaria kriminale te cilen e ritheksoj qe per shakak te detyres dhe jo te autoritetit te Kryeministrit apo liderit te Maxhorances, une nuk do te pushoj se bashku me ju dhe pergjegjes te tjere intitucionale dhe ligjore te shtetit te se drejtes, ta kerkoj, ta fotografoj, ta denoncoj dhe ta neutralizoj, ne cdo sektor sado sensitiv qe te jete ai, qe nga OJQ deri ne medja gjithashtu. Perndryshe me parate e qelbura qe ne nuk ndalojme te pastrohen, jo vetem qe do te bjere institucioni i medias se pavarur, apo i shoqatave te mbrojtjes te se drejtasve te njeriut ne batakun e korrupsionit dhe te krimit ka rrezik te behet ai institucion i rendesishem i nje shoqerie te lire dhe demokratike, i organizatave te te drejtave te njeriut, apo ndonje institucion i afirmuar ne tregun mediatik, mbrojtes i krimit i shkeljes dhe dhunimit te te drejtave te qytetareve nga ato pasuroret deri ne ato per informim, sepse une konstatoi ne menyre te perseritur qe zhurmenxitesit dhe spekullantet me te medhenj ne publik kunder aksioni efikas ekzekutiv ndaj trafiqeve, qe nga rtrafiku i influences deri te trafiku i parave dhe i klientelizmi, i licensave, apo tenderave, goditen nga ekrane apo media qe asnjehere s'i jane nenshtruar kontrollit fiskal, apo qe jane ne borxh ndaj fiskut, apo qe edhe ne mearredheniet e tregut vuajne gjithe muajin per paaftesi paguese dhe papritmas i likujdojne te gjithe likujdimet me nje goditje. Ju si menaxhere te finances publike, e kuptoni qe mungesa e fluiditetit financiar ne nje ekonom kesh, eshte nje nga indikatoret me interesante per te gjetur burime parash te qelbura.
Une do te ftoja edhe lidershipin e opozites qe te bashkevepronte mbi zbatimin e kesaj strategjie kombetare antikorrupsiom, antikriminalitet, antitrafiqe, me te cilen po e ulim klasifikimin kritik te Shqiperise ne listat e partnereve nderkombetare, po hapim negociatat me BE, po shtojme ata qe na monitorojne, na pelqen jo vetem politikisht por na leverdis administrivisht dhe ekzekutivisht qe te punojme me partnere te huaj ne zyrat tona neper kembe, ne pune e siper, kemi mesuar te ecim me kembet tona dhe te mos ngaterrojme kembet me te tjeret dhe nuk ka nevoje te krijojme apo spekulojme me informacionet dhe jo disinformacionet apo me cerek informacioni, ja ku jane analistet, prandaj behen publikisht, se une nuk jam ketu duke uleritur pse s'i mora une apo ministri 1 milion dollaret qe emerova drejtorin e pergjithsem te Policise se Shtetit.
Raporte informale dhe informalitet, ne analizat politike perballe publikut kjo Qeveri nuk pranon, prandaj z. Berisha dhe te tjeret me curriculume negative apo rreth e rrotull zeros pra curriculumet piramidale ose jo piramidale ne menaxhimin e financave publike mund te vijne te punojne me ne dhe te mos mendojne se eshte e lehte sot e tutje te ndertojne karriera politike duke abuzuar me informacionet apo disinformacionet qe nuk evidentojne punen tuaj rezultatet tuaja, situaten e tregut, luften kunder trafiqeve dhe goditjet rezultative qe jep. E kam kete per te gjithe opozitaret pa ekselance edhe ata te mazhorances qe ne vend qe te bejne gjene me te lehte, te vijne ne zyrat tona, te marrin informacion dhe te shfaqin kontribut, ju besoj se jeni shume te merzitur qe shume profesioniste jane bere politikane dhe kane humbur keshtu zanatin, ose me sakte ata qe se kane humbur le te vijne, nuk besoj se ju i keni mbyllur zyrat apo ministri te tjera apo agjenci te tjera te shtetit qe te gjithe ata qe kane nje kontribut profesional per te dhene ne kete vend le te vijne ta japin, se per ndryshe me spekulante dhe propagande qe dhe ju profesioniste te medias, pash zotin, mesohuni ta dalloni me mire, harron publiku qe nje ish- minister diplomatik apo anetar i komisionit te marredhenieve me jashte ne vend qe te shkojne me pune apo shume shume te shkoje ne Kine, thote po iki privat ne Taivan, tani privat me tre mandate, kater –ish mandate dhe pese kerkesa per mandate te tjera nuk mund te sjellesh, psh. Megjithate jam ketu per t'u marre me analiza dhe per te mos u marre me thashetheme, po them vetem qe keto ceshtje perballohen me instrumenta dhe detyrime kontraktore qe monitorohen nga shteti dhe publiku.
Ky model qeverises kontemporan duket fjale e madhe po keshtu qeverisin reth e rrotull me keto modele qeverisje Maqedonia hyri para nesh ne procesin e asocim-stabilizimit, le ta mesojne politikanet dhe gazetaret dhe publiku kete gje. Administrata civile ne Maqedoni mbetet me e qendrueshme, ka qene me e qendrueshme se tek ne se nuk eshte goditur nga politika, nga zhurma spekulative publike si tek ne, ekonomia maqedonase mund te jete me mbrapa se ne nga pikepamja e privatizimit dhe kontributit te sektorit privat ne treg dhe gdp por administrata e tyre ka patur me shume lehtesi, qetesi, kohe per tu trajnuar. Une nuk jam ketu per te mos njohur disnivelet, natyrisht nuk po flas ne menyre disfatiste, po shikoj sic ju thashe dhe ne fillim pjesen me aktive te menaxhereve publik te administrates shqiptare, por jam ketu per te analizuar pse Solana pardje ne Shkup tha se Maqedonia ka bere me shume progrese, megjithese sapo doli nga lufta nderetnike nga te cilat e kemi ndihmuar ne qe te mos hyje me. Pra tashme ne duhet te kuptojme se qeveri ne vende te vecanta dhe administrata prioritare sic jeni ju nuk mund te ndertohen dhe zbatojne programe vetem nacionale, vetem per tregun e vet te brendshem. Ju jeni nje nga shtyllat dhe gjeneratoret e nje programimi kompetitiv dhe integrues te sipermarrjes publike dhe private ne Shqiperi, qeveria dhe ju nuk programoni per tregun shqiptar vetem, qeveria dhe dikastere te tjera te specializuara dhe agjenci te specializuara, qe nga Ministria e ekonomise e deri tek ju, kalkulon strukturon politika dhe nderhyrje, lidhur me perballimin e efekteve te marreveshjeve te tregetis se lire bie fjala, te cilat jo vetem nuk mund te lejohet te na bejne te mos konkurojme dhe humbasim vlerat tona ekonomike, produktet tona sipermarrese por nuk mund te lejojme qe te na dobesojne kontrollin mbi tregun, mbi kufijte doganore, mbi kufijte fiskal pra te shtohet evazioni, informaliteti etj dhe prandaj qeverite dhe administratat nuk punojne vetem me FMN punojne dhe me njera tjetren, pra punohet me programe ekonomike, nacionale, rajonale te integrimit global, pra punohet ne bllok dhe ne grup per nje treg rajonal qe nga energjia deri tek levizja e kapitaleve, perndryshe do te kthehemi me kete kuptim aty ku kane pa qene programuar dhe cuar marrezite e vjetra te mbeshtetjes ne forcat tona tek ekonomia e naftes me squfur dhe e kandilit 40 wateshe. Megjithe progresin dhe bashkeveprimin per rezultat qe verejti dhe ministri mbeten ende mjaft dobesi te brendesishme ne performacen e sistemit te financave shqiptare, te cilat une jam ketu per tu riangazhuar qe te kapercehen me angazhimin e plote te kryeministrit dhe te qeverise qe une drejtoj. Po marr disa sektore prioritare.
1. Ne Menaxhimin e te ardhurat fiskale dhe financiave publike
Me shqetesim konstatoj se financat shqiptare kane mbetur nen trysnine por dhe komoditetin e konceptit te planit te te ardhurave. Nuk po bëj propagandë por po flas për planin si instrument menaxhimi aq sa është.Çka është më e keqja projeksioni i të ardhurave vazhdon të na torturoj ju dhe ne të gjithëve si objektivi maksimal për doganat dhe tatimet, dhe për më tepër ështe bërë si nje traditë që ai të realizohet çdo vit diçka më poshtë se 100%. Si dikur thyerja përkundrejt shperblimit e rekordeve sportive, të raportohet me aq përqind më shumë se viti kaluar, më shumë se paraardhësi apo periudha paraardhëse. Pastaj kërkohen rekorde historike të të gjitha kohërave që realisht thyhen përditë. Projeksioni me plan synon qëndrueshmërinë e menaxhimit fiskal. Në vend që projeksioni, ushtrimi dhe menaxhimi fiskal dhe financat publike të mbështeten tek inputi dhe trysnia objektive e ligjit, te detyrimi ligjor dhe fiskal ushtrohet një trysni subjektive që nuk menaxhohet dot me instrumenta standart modern të qeverisjes dhe tregut nëpërmjet planeve, grafikëve të rritjes në kohë. Kjo shkëput vëmendjen nga reformat e institucioneve të tregut. Ato që rrisin kapacitetet institucionale dhe administrative të menaxhimit publik, shkëpusin vëmendjen nga aksionet prioritare të matricave të integrimit në tregjet globale dhe BE. Plani pra, na eshte bere si padashje, mbrojtesi më i sigurtë i evazionit fiskal deri në legjitimim. Kur realizohet plani ka rrezik që të gjithë të mendojnë se nuk ka më evazion. Kur thuhet rritja nga aq në kaq, nga periudhë në periudhë, humbet referenca ndaj evazionit real, që natyrisht kur rritet pakësohet. Mirëpo, humbet referenca se sa larg jemi nga barra fiskale ligjore dhe pastaj nga arsyetimi reformator ku duhet të përqëndrohet barra, a duhet të rishpërndahet, a duhet të reformohet mekanizmi që krijon barrën fiskale, a duhet të ulet maja dhe të zgjerohet baza e të tjera manovra që në vendet e tjera sjellin dy, tre, katër fishimin e flukseve të të ardhurave publike. Unë dua të kujtoj dhe të përcaktoj njëkohësisht se programimi analitik realist i të ardhurave dhe realizimi i tyre eshte mjaft i rendesishem per programet e qeverise. Por ky mbetet objektivi i fundit dhe derivat i të gjitha programeve dhe ndërhyrjeve tona. Detyra politike e Ministrise se Financave dhe detyrimi ligjor i administrates tatimore dhe doganore eshte respektimi dhe mbledhja e te gjithe detyrimeve ligjorefiskale, ne te gjitha transaksionet ekonomike qe zhvillon sipermarrja, dhe jo thjesht shkalla e realizimit te ardhurave apo rritja e tyre ne krahasim me nje vit me pare. Une do te mireprisja analiza dhe formula nga ju që krahasimet dhe ndërhyrjet i mbështesim te shkalla e studiuar dhe te vleresuar te evazionit dhe informalitetit të tregut, dhe suksesin do ta masja te rezultati në goditjen ndaj evazionit dhe informalitetit të tregut. Ky është një koncept dhe një projekt substancialisht i sigurtë për bllokimin e trafiqeve të ekonomisë kesh.
Per kete qellim nevojitet nje nderhyrje e thelle dhe e plote reformatore ne administraten tatimore dhe doganore si dhe ne piramidën e Ministrisë së Financave që menaxhon financat publike e përqëndruar në:
× rritje te kapaciteteve programuese,
× permiresim i performances zbatuese,
× koordinim efektiv mes administratave tatimore dhe doganore si dhe te tyre me organet e tjera te specializuara te shtetit,
× në shoqërimin dhe garantimin e një tranzicioni të sigurte dhe efektiv të barrës fiskale nga organet doganore në ato tatimore, nga kufijtë e jashtëm tek kufijtë e brendshëm të tregut të hapur, i programuar edhe ne kuadrin e matricës së integrimit ne BE,
× thjeshtezim e standartizimi i procedurave dhe praktikave administrative,
× efikasitet ne e investim për informatizimin e shpejtë e te plote të të dy administratave fiskale, veçanërisht në marrëdhëniet me përdoruesit e buxhetit dhe me sipërmarrësit, me biznesin. Nuk e kuptoj pse e zgjasim kaq shumë. Nuk e besoj që shteti në qoftë se nuk ka donacione, të jetë kaq i varfër sa të mos ta bëjë vetë këtë gjë,
× Stabilitet dhe rezultat ne menaxhimin e burimeve njerëzore e profesionale; rezultati jo material që do të shfaqej nga e gjithë ky proces dhe veprim ekzekutiv reformator do të ishte sjellja probiznes e ketyre administratave.
Ne kete te fundit dua tju kujoj se sjellja probiznes nuk duhet kuptuar si tolerance ndaj evazionit, por si marredhenie partneriteti ne funksion te mbledhjes se plote, te drejte, te barabarte dhe progresiv te detyrimeve fiskale pasi vetem keshtu mbeshtetet konkurrenca e ndershme dhe eliminohet deformimi i saj, dhe natyrisht lobet dhe klanet që shtetin dhe administrimin e përdorin për interesa private. Nje sjellje probiznes do te thote njekohesisht reduktim i kostove burokratike, subjektivizmit anadollak, i kontrolleve te pabazuara apo i eliminimit dhe njekohesisht i ndeshkimit te rasteve te perdorimit te presionit per perfitime abuzive dhe korruptime, i favorizimit ne dem te konkurrenteve etj. Ne te gjitha konsultimet tona me komunitetin progresist te biznesit konstatoj me kenaqesi se kerkesat e tyre jane te lidhura kryesisht me ndershmerine, transparencen dhe eficencen e marredhenieve te administrates fiskale me to. Unë besoj se pa një sukses të dukshem ne goditjen dhe uljen e evazionit dhe ne zbatimin e drejte dhe korrekt te detyrimeve fiskale, nuk mund të flasim dhe të presim lehtësinë të trysnisë dhe të klimës fiskale në vend apo të kërkojmë që instrumentat fiskale të ndërrohen me incentiva zhvillimi, që do ta shkëpusnin definitivisht zhvillimin e ekonomisë dhe të vendit nga tregu informal i transaksioneve me kesh.
2. Ne drejtim te Shpenzimeve publike
Ne vleresimin tim si Kryeminister, detyrat e programuara per vitin 2002, të parealizuara mbeten kritike edhe në alokimet sektoriale apo rajonale te shpenzimeve publike, ashtu dhe ne efektivitetin e perdorimit te tyre. Nuk mund te tolerohet me presioni absurd qe ndodh ne cdo fundviti buxhetor per rialokime, prokurime me procedura te pershpejtuara. Nga ana tjeter eshte absurde qe procesi i hartimit te buxhetit te konceptohet si nje pazar ndërministror ku ministrite vijne me projektbuxhete te fryra per te perballuar shkurtimin e pashmangshem nga Ministria i Financave me grafiket e tij, ndersa kjo e fundit jep tavane te ulta me idene se gjithsesi ministrite do ti tejkalojne ato me propozimet e tyre. Ky empirizem u godit paq per 2003 dhe duhet kapercyer me shpejtesi ne funksion te detyrimit programor per permiresimin e legjislacionit kuader per hartimin e dhe zbatimin e buxhetit. Permes ketij legjislacioni te ri duhet te hartojme dhe adoptojme metoda bashkekohore te programimit buxhetor duke u shkeputur nga mediokriteti, shkundur nga apatia dhe rutina e amatorizmi tradicional, me formula standarte reformash dhe politikash zhvilluese dhe integruese për të cilat kemi ndërmarrë angazhime dhe pa të cilat nuk ecën procesi i negociatave dhe i zbatimit dhe marrëveshjeve që do të rezultojnë prej tyre.
Ministria e Financave dhe strukturat e saj, nuk jane as te vetmet, as te parat subjekte reformash, por mbeten ne krye te pergjegjesise per problemet e mesiperme dhe duhet te luajne me efektivitet rolin e tyre udheheqes te programimit modern buxhetor dhe profesional ne te gjitha ministrite dhe organeve te qeverisjes vendore, njelloj sic ka pergjegjesi prioritare Ministria e Drejtesise ne projektimin dhe reformen legjislative. Per kete qellim ju kerkoj qe te zhvilloni dhe adoptoni indikatore dhe metoda qe lidhin alokimet e financimeve me efikasitetin, rezultatin dhe produktin e vleresuar nga tregu dhe kompeticioni global i ekonomise dhe sipermarrjes shqiptare.
Programimi i shpenzimeve mbetet ende thellesisht tradicional prandaj duhet reformuar rrenjesisht. Konstatohen lehtesisht mosperputhjet mes projeksioneve te alokimeve me strategjite dhe masat e programuara gjithashtu, dhe kjo smund te vazhdoje me tej. Verehen disbalancime te shperndarjes mes sektoreve, sepse alokimi sektorial nuk bazohet ne krahasime reale ndersektoriale apo gjeografike te efektit maksimal tek perfituesi i fundit qe eshte taksapaguesi. Skenaret alternative dhe te vleresimit te riskut jane te dobet ose mungojne. Pra mungojne vleresimet e eficences dhe efektivitetit te shpenzimeve, sipas metodave te menaxhimit kontemporan per te cilat jeni trainuar ketu dhe jashte shtetit.
Procesi i zbatimit te buxhetit eshte edhe me problematik. Na eshte bere tashme thuajse tradite mosrealizimi i investimeve per shkak te dobesive projektuese dhe zbatuese, dhe njekohesisht rritja me ecje sportive e deri me vrap, e shpenzimeve ne fund te vitit me tendera te drejtperdrejte qe sjane gje tjeter, vecse shtigje per abuzim. Pra nuk mund të lejojmë që në filozofinë "kembet e shpejta dhe faqja e bardhe" të ndërtojnë moralin e menaxhimit të financave publike as këtu dhe as në dikasteret e tjera. Dhe ne fund, kur raportohet per buxhetin flitet per perqindje krahasuese te realizimit te PLANIT duke injoruar sa efektive kane qene investimet dhe resurset publike financiare të mbledhura me ato vështirësi që dihen dhe të harxhuara në funksion të disa prioriteteve të zhvillimit, që po nuk zhvilluan realitete të prekshme me njerëzit do të mbeten në vend institucionet, do të bllokohen reformat dhe do të bjerë kredibiliteti i shtetit në produktet e informalitetit, të varfërisë, krimit dhe të polaritetit pasuror social.
Prandaj kerkoj ne menyre te prere ti jepet fund kesaj rutine, te permiresohen, kriteret, procedurat, mekanizmat dhe ne vecanti te fuqizohen kapacitetet e strukturave te buxhetit dhe te thesarit, te perfundoje informatizimi i sistemit per te mundesuar analiza te rezultateve ne kohe reale, dhe transferimin e knowhow ne te gjitha institucionet buxhetore. Ministrite dhe agjensite e tjera publike duhet te gjejne tek Ministria e Financave jo vetem liderin metodik bashkeveprues por edhe edhe kontrolluesin e vleresuesin analitik, objektiv dhe ligjor qe nxjerr dhe korrigjon deformimet ne programim dhe zbatim te investimeve publike.
Dhe se fundi per kete ceshtje une kerkoj qe sa me shpejt analizat dhe nderhyrjet tona buxhetore te kalojne nga perqindja e realizimit te planeve, ne vleresimin e shkalles se eficences dhe efektivitetit te perdorimit te burimeve dhe te ndikimit ne formalizimin e tregut financiar.
3. Sistemi i kontabilitetit
Me rezulton se ne drejtimin e sistemit te kontabilitetit kemi mbetur prapa ne metodat dhe standartet e kontabilitetit privat (fitimprures apo jofitimprures) dhe vecanerisht ne ate publik. Sistemi i llogarive tuaja eshte larg standarteve europiane, madje edhe atyre rajonale. Ato jane shpesh te palexueshme dhe jo me te mundesojne kryerjen e analizave dhe nxjerrjen e konkluzioneve për ndërhyrje të mëtejshme. Nuk mund të tolerohet më bilancet dhe llogarite fiktive te sipermarrjes.
Ne kete turbullire mund te peshkohet lehte nga kushdo me ose pa ndihmen e specializuar disa prej eksperteve te licencuar kontabel, qofshin shqiptare apo jo. Nuk mund te lejohet me qe nje biznes megjithese i krimbur ne borxhe te mos futet ne procedurat e falimentimit, apo si nje tjeter biznes qe figuron me fitim minimal apo me humbje ne organet tatimore, nga ana tjeter te marre kredi nga bankat, apo nje biznes qe paguan TVSH sa nje kioske, te reklamoje ne TVte e shumta se zoteron treçerekun e tregut etj etj. Informaliteti i tregut nuk mund të deformojë mëndjen dhe realitetet e zhvillimit të shqiptarëve.
Kjo zoterinj menaxhere ligjore te Ministrise se Financave eshte një nga njollat e zeza të sistemit dhe të marrëdhënieve me shtetin, me tregun dhe administratës me sipërmarrjen. Që të mos kthehet në një njollë të tuajën ndërhyni në mënyrë të prerë, deçizive, profesionale dhe legale. Nuk kemi pse kerkojme tjeterkund shkaqet e informalitetit, te nxitura nga perdorimi masiv i bilanceve te dyfishta qe stimulojne evazion, shpeshhere te hartuara dhe firmosura nga nepunesit tuaj. Prandaj do te jeni akoma me fort nen presion dhe kontroll nga Qeveria dhe shteti ligjor qe te ndermerrni reforma te thella dhe sipas standarteve europiane ne kete fushe. Ne Europe nuk mund te shkojme me qitape bakallesh per nga permbajtja, edhe pse per nga forma mund te jene me ngjyra, grafike apo fotografi.
4. Lufta kunder krimit ekonomik dhe trafiqeve
Eshte e domosdoshme te ritheksoj rendesine e luftes kunder krimit ekonomik dhe trafiqeve dhe ndikimin deri kushtezues të ecurisë së këtij konflikti të shtetit me botën e krimit për rezultatet që ato kane si per zhvillimin e vendit ashtu edhe per integrimin e tij europian. Duke iu permbajtur vleresimeve te bera ne fillim te kesaj analize, ritheksoj se forca jone zbuluese dhe goditese ne sferen financiare te krimit duhet te vazhdoje te rritet vrullshem.
Adoptimi dhe zbatimi i strategjive bashkekohore të luftës kundër krimit te organizuar do te vazhdojë të synojë goditjen, dhe mbylljen e kanaleve financiare informale dhe ne parandalimin e zhvillimit te ketyre sipermarrjeve te paligjshme ne te ardhmen. Kjo kerkon të instrumentalizohen metodat dhe të institucionalizohet bashkëveprimi me organet e kontrollit, hetimit, dhe gjykimit shteteror.
Ne arritem rezultate te dukshme ne javët e para të qeverisë së re në luftën kunder trafikut të njerëzve, por e dimë mirë që krimi i organizuar u kundërpërgjigj me transferimin e aktivitetit te tij ne trafiqe me te sofisktikuara, më te nendheshme, më të sheqerosura në publik që nga droga deri te operacionet e pastrimit të parasë në media. Kjo kërkon që edhe strukturat tona te specializuara dhe ne radhe te parë ato te kontrollit te brendshëm, investigimit financiar të godasin dhe të forcojnë efektin e goditjes për ti bërë me te sakta nderhyrjet shumë planeshe.
Për këtë qellim ju kerkoj qe te fuqizoni kapacitetet investiguese dhe goditese, në sektorin e financës, të rrisni bashkëpunimin si me institucionet e tjera te shtetit dhe me ato te specializuara ndërkombetare.
Projektet dhe detyrat e 2003-shit ua nxisin dhe kërkojnë këtë gjë. Do të jemi në bashkëveprim dhe audit reciprok përballë ligjit.
Për të konkluduar po rikapituloj në këtë mënyrë:
Ne duam që efekti i investimit qeverisës administrativ, financiar, menaxherial, efekti i ndryshimeve dhe i reformave, efektii i kapaciteteve që përdorën apo rritën nga muaji në muaj e viti në vit, të na bëjë më kompetitivë si administratë dhe si shtet. Dhe rezultati përpara se të shfaqet në treguesit makro, në treguesit fundor të defiçitit e inflacionit, të borxhit të jashtëm apo fluiditetit të shlyerjes së detyrimeve kontraktore, të rezultatit fiskal apo të klimës në marrëdhëniet e administratës me biznesin e të tjera, në treguesit e Bankës Qëndrore apo të bankave të tjera që inkasojnë para shqiptare brenda apo jashtë vendit, të shfaqet ky rezultat, efekt shumë dimensional i punës suaj dhe tonë të përbashkët, në ndryshimin e trendit të prioritetit, të partneritetit dhe të rezultatit në marrëdhëniet tona, tuaja dhe me FMN, BB dhe me agjenci të tjera të specializuara. Edhe ata vetë janë të bezdisur nga mediokriteti i bashkëpunimit që përfundon tek fraza "sipas marrëveshjes me FMN dhe BB". Edhe ata vetë janë të bezdisur nga mungesa në shumë raste e bashkëveprimit profesional në politika, në skenarë, në instrumenta dhe në reforma nga nivele të ndryshme të ekzekutivit dhe administratës shqiptare. Shkurt dhe përfundimisht, shqiptarët dhe shteti do tju vërë notën dhjetë kur projektet, programet, veprimet dhe rezultatet e punës suaj të kalojnë nga logoja FM në logon MF, pra nga Fondi Monetar në Ministrisë e Financave. Nuk mund ta bënim pa Fondin Monetar këtë gjë dhe meqenëse të dyja jeni ndërkombëtare, sepse është Shqipëria po integrohet vazhdoni të trainoheni në mënyrë globale dhe të veproni me efikasitet në mënyrë lokale. Sepse keni shansin e madh që kemi ditur në vitin e gjashtë rresht që kemi hyrë, të ruajmë marrëdhënie të qëndrueshme dhe në rritje bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në organizata të tilla të fuqishme financiare, me bordet e tyre drejtuese për shkak të impenjimit dhe të rezultatit të këtij bashkëveprimi vazhdojnë të miratojnë marrëveshjet me Shqipërinë. Por kjo nuk mund të garantohet dhe të sjellë rezultatin e duhur në qoftë se nuk rivendoset ekuilibri dhe nuk ndryshohet trendi për të mbërritur edhe ju dhe gjithë të tjerat në nivele profesionale, menaxheriale dhe të projektimit të zhvillimit makro dhe mikroekonomik që kanë në tërësi këto institucione.
Per ta mbyllur ju garantoj se do te jem akoma me drejtperdrejt ne mbikqyrje dhe i angazhuar si Kryeminister mbi punen dhe aksionin ekzekutiv per arritjen e rezultateve te programuara nga te gjithe strukturat e financave publike shqiptare ne sherbim te zhvillimit dhe reforms
Pune te mbare!