E Diel, 1 Nëntor 2026

Me rastin e marrjes se detyres se re, Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante zotin Gazmend Turdiu, i cili eshte emeruar Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Republiken Federale te Gj

Me rastin e marrjes se detyres se re, Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante zotin Gazmend Turdiu, i cili eshte emeruar Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Republiken Federale te Gjermane.

Ne takimin me zotin Turdiu Kryeministri Nano, pasi e uroi per detyren e re, theksoi se ne qender te vemendjes, si nje nder prioritetet e punes se ambasades shqiptare ne Berlin dhe te vete ambasadorit, duhet te jete zgjerimi dhe thellimi i metejshem i marredhenieve te shkelqyera dhe miqesore mes Shqiperise dhe Gjermanise.
Shqiperia, e cila ka vleresuar maksimalisht mbeshtetjen gjermane per antaresimin e Shqiperise ne strukturat euroatlanike, kontributet e Gjermanise ne zhvillimet ne Shqiperi e ne rajon, eshte vendosmerisht e prirur per avancim cilesor te bashkepunimit bilateral ne fushat politike, ekonomike, te turizmit, energjise, sigurise, mbrojtjes, kultures, arsimit, etj. Ai e porositi ambasadorin Turdiu qe te vazhdohen kontaktet ekzistuese shume te mira me autoritetet kompetente dhe strukturat perkatese gjermane per te identifikuar e zhvilluar projekte prioritare per te dyja palet, ne keto e ne fusha te tjera. Shqiperia, tha Kryeministri Nano, eshte e gatshme t'u ofroje sipermarresve gjermane oportunitete interesante biznesi, duke marre persiper qe t'u akordoje atyre perkrahje dhe lehtesi maksimale brenda kuadrit ligjor.
Bashkepunimi mes Shqiperise dhe Gjermanise favorizohet nder te tjera edhe nga fakti se ato jane dy vende, ku ekzistojne ndjenja te thella te respektit reciprok dhe vullnete te palekundura politike per zhvillime te tjera pozitive.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›