E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH z. Fatos Nano ka marre pjese si i ftuar nga Shqiperia, ne punimet e Presidiumit te Internacionales Socialiste, qe kane nisur dje ne mbremje ne Rome. Ky forum i larte

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH z. Fatos Nano ka marre pjese si i ftuar nga Shqiperia, ne punimet e Presidiumit te Internacionales Socialiste, qe kane nisur dje ne mbremje ne Rome.
Ky forum i larte i Internacionales Socialiste ka ne perberjen e tij personalitete te larta te politikes nderkombetare. Perpara fillimit te punimeve te Internacionales Socialiste, Kryeministri dhe Kryetari i PSSH, ka shkembyer mendime me z. Robin Kuk, z. D'Alema, z. Fasino, z. Antonio Guteres, dhe personalitete te tjere te larte.
Ne kete takim te pare te ketij forumi, diskutimet jane perqendruar ne çeshtjen e konfliktit ne Lindjen e Mesme, si dhe mbi situaten ne Irak.
Gjate fjales se tij, ne mbledhjen e Presidiumit te Internacionales Socialiste, Kryeministri Shqiptar, z. Fatos Nano tha se Qeveria e Shqiperise bashkohet me kerkesen e Komunitetit Nderkombetar qe Bagdati zyrtar te plotesoje pa kushte dhe pa asnje rezerve kerkesat e rezolutes 1441 te Keshillit te Sigurimit te OKB dhe te bashkepunoje pa asnje kusht me inspektoret e armeve te ketij Keshilli. "Ne jemi te bindur,- tha Kryeministri - se e ardhmja e zhvillimeve per kete çeshtje varet nga qendrimi i Bagdatit zyrtar, ashtu si edhe pasojat e ketyre zhvillimeve".
"Une mendoj,- tha Kryeministri- se ne si perfaqesues te socialisteve boterore e kemi per detyre te jemi me te ndjeshem ndaj çdo dukurie te mosrespektimit dhe shkeljes se te drejtave te njeriut, kudo qe te ndodhe nje gje e tille, qofte edhe per hir te tradites sone. Ne nuk mund te mbyllim syte, sikurse nuk i mbyllem ne Kosove, dhe po keshtu te njejtin qendrim duhet te mbajme edhe ndaj violentimit te ketyre te drejtave nga regjimi i Bagdatit. Parimet e se drejtes nderkombetare, me te cilat abuzohet pergjithesisht ne raste te tilla (siç eshte ai i sovranitetit dhe mosnderhyrjes ne punet e brendshme) nuk mund te seleksionohen dhe te perdoren te shkeputura ne mbrojtje te regjimeve antidemokratike".
Mbledhja e djeshme e Presidiumit te IS ka zgjatur per rreth kater ore. Aty kane referuar emrat me te njohur te politikes boterore. Ndersa sot paradite rreth ores 10:00 eshte hapur zyrtarisht, mbledhja e Keshillit te Internacionales Socialiste, ne te cilen kane diskutuar personalitete te larta te ketij forumi, z.Antonio Guteres President i IS, si dhe z.Veltroni, z.Fasino, e te tjere.
Tema e pare mbi te cilen u diskutua ishte "Per nje shoqeri globale dhe me te barabarte (Qeverisje, Qendrueshmeri dhe Drejtesi Sociale)".
Ndersa pritet qe ne sesionin e pasdrekes te marre fjalen Kryeministri dhe Kryetari i PSSH z. Fatos Nano ne diskutimin me teme "Paqe dhe Stabilitet ne Ballkan'.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›