Fjala e Kryeministrit Fatos Nano ne analizen vjetore te Ministrise se Drejtesise Zoti Ministër i Drejtësisë, I nderuar zoti kryetar i Gjykatës Kushtetuese, I nderuar zoti kryetar i Gjykatës
Fjala e Kryeministrit Fatos Nano ne analizen vjetore te Ministrise se Drejtesise
Zoti Ministër i Drejtësisë,
I nderuar zoti kryetar i Gjykatës Kushtetuese,
I nderuar zoti kryetar i Gjykatës së Lartë,
I nderuar zoti Prokuror i Përgjithshëm,
Të nderuar pjesmarrës dhe drejtues te ministrise se drejtesise!
Natyrisht analiza e punes se Ministrise se Drejtesise eshte nje nga elementet qe do te na ndihmonte ne te gjithe sistemin e institucioneve te shtetit ligjor ne menyre komplementare te arsyetonim dhe te pershpejtonim investimin ligjor dhe institucional shteteror dhe shoqeror qe do te forconte autoritetin e ligjit, kredibilitetin e sistemit dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te shtetasve ne praktike. Me vjen mire qe ne Ministrine e Drejtesise konvergojne dhe shoh nje klime normale bashkeveprimi profesionist te te njejtit brez dhe experience, qe sot drejtojne ne institucionet kryesore te sistemit. Me vjen mire qe ne krye te Ministrise se Drejtesise eshte nje perfaqsues i nje partie qe mbron te drejtat e njeriut dhe besoj se Z. Peci nuk e ben kete me fanatizem partiak. Pra une vij natyrshem ne gjirin tuaj sot, në vijim të procesit të analizës së realizimeve të ekzekutivit për vitin e kaluar, I cili po na shërben realisht për të scanuar veprimtarine e Qeverise dhe per te arsyetuar se si Qeveria duhet te integrohet dhe te koordinoje me mire punen e saj me institucionet e tjera te pavarura kushtetuese sepse mjaft nga objektivat qe ka vendi nuk mund te realizohen nga nje investim dhe bashkeveprim nderinstitucional. Synimet jane te perbashketa, behet fjale per reforma te gjitheshanshme qe duhen pershpejtuar per transformime qe dinamizojne procesin e perafrimit te asocimit dhe te integrimit me BE qe eshte nje target institucional krahas integrimit mese 10 vjecar nga lindja ne perendim nga sistemet orientale drejt sistemeve oksidentale pra ne komunitetin qe ruan lidershipin dhe progresin global ne komunitetin euroatlantik. Pra ky target institucional i perbashket shtron perpara nesh detyra imperative qe duhen koordinuar dhe duhen bere pjese e programeve koherente te shtetit dhe jo vetem te ekzekutivit dhe ne rastin konkret synimi dhe objektivi imperativ eshte thellimi dhe pershpejtimi i reformave në drejtësi, per te konsoliduar shtettin e se drejtes dhe per te ndihmuar realisht ndërtimin ne shoqerine shqiptare të një bashkëjetese sociale të bazuar në ligj dhe ne veprimin e tij
Sistemi i drejtësisë, i përcaktuar në kushtetutën tone, funksionon mbi bazën e parimit të ndarjes së pushteteve, dhe natyrshem do ta rimerja kete realitet per te thene se duhet te funskionoje edhe si ndarje përgjegjësish në përputhje me detyrat ligjore te cdo niveli dhe drejtuesi institucional. Une jam ketu ne nje segment te rendesishem te ekzekutivit ne ministrine e Drejtesise, e cila brenda Qeverise ka padyshim një rol të rëndësishëm në inicimin e aksioneve transformuese në sistemin e se drejtës. Efektiviteti i punës se dikasterit tuaj në menaxhim vecanerisht I kesaj axhende legjislative dhe reformash është i lidhur ngushtë me performancën e te gjithe trupës gjyqësore dhe asaj të hetimit. Në respekt të parimeve kushtetuese te organizimit tone shteteror, besoj se eshte bashkerisht per tu theksuar dhe e rëndësishme te mbajme ne vemendjen e investimit me pergjegjsi te ndara dhe bashkeveprimit nderinstitucional qe produkti i çdo sistemi qeverisës është dhenia ne menyre te garantuar dhe te qendrueshme e drejtësisë. Natyrisht te gjitha trupat perfaqsuese qe na asistojne dhe ne kushtezojne me progres dhe zgjidhje standarte procesin e integrimti dhe perafrimit me boten moderne trupa qeverish dhe institucionesh shumepaleshe ne menyre prioritare dhe shume dimensionale bisedojne me Qeverine e Republikes se Shqiperise e cila vazhdon te zhvilloje aftesi dhe pergjegjsi partneriteti, vazhdon te marri kostot dhe pergjegjsite e saja eskluzive sipas kushtetutes, vazhdon te ushtroje presion institucional dhe politik per forcimin dhe bashkepunimin me trupat dhe institucione te tjera te pavaruara te Republikes sone Parlamentare dhe une jam ketu serish me te dyja keto objektiva per te shfaqur pergjegjsine e ekzektivit per te kerkuar forcimin e bashkepunimit dhe bashkeveprimit me drejtues te institucioneve te tjera qe konvergojne ne dhenien e drejtesise ne kete vend. Permbushjen e ketij objektivi na sjellin në mënyrë të përsëritur ne krye te axhendave te dialogut dhe te bashkepunimit politik ndershteteror me partnered tane te BE dhe te botes euroatlantike ne pergjithsi sistemin e drejtesise, kurimin e semundjeve te tij vazhdimin e reformave, forcimin e autoritetit te ligjit dhe kredibilitetit te sistemit tel shtetasit.natyrisht edhe tek partneret. Pa nje reforme dhe sjellje te sjelljes dhe te veprimit te sistemit te drejtesise ne standartet moderne, procesi i perafrimit, i asocimit dhe integrimit te Shqiperise ne BE eshte i kompromentuar.
Nuk mund të mos njohe bashke me ju, bashke me koleget tuaj sic tha dhe ministri arritjet në fushën e dhënies dhe të menaxhimit të drejtësisë në këto vite, ashtu sic nuk mund te mos njoh dhe pranoj se ende konservojmë probleme te ndjeshme sektorin e drejtesise. Nuk mjafton legjislacioni kuadër shumë i mirë dhe i vlerësuar që disponojmë, kur zbatimi i tij çalon dukshëm ne aspekte kritike dhe te ndjeshme jo vetem per partneret nderkombetare, por dhe per shtetasit e Republikes se Shqiperise. Ceshtja kryesore qe na bashkon dhe na ysht te behemi me efikas, me te pergjegjshem, me bashkeveprues ne stadin aktual te reformave eshte rritja reale e kapacitetit te funksionimit te institucioneve demokratike qe kemi ngritur ne me shume se 10 vjet trazicion. Rritja reale e kapaciteteve funksionuese te administrates publike edhe ne sistemin e drejtesise gjithashtu. Me kete agresion institucional dhe reformator do te ç'rrënjoset mendësia tradicionale jo vetem shqiptare edhe ballkanase, edhe vendeve dhe shoqerive te ardhura ne kohe te ndryshme dhe me vonese ne realitetin global, per moszbatimin e ligjit , per vetegjyqesine paralel me ligjin, per deformimin e sistemit te dhenies te drejtesise dhe te disiplines se marredhenieve shoqerore. Tek ne mundesia mosbatimit te ligjit ne vleresimin tim gjenerohet kryesisht nga përvojat e hidhura të komunizmit, te historise fraxhile te shtetit shqiptar ne shekullin e kaluar, por dhe te viteve të tranzicionit traumatik, qe kemi lene pas. Mesa duket se keto realitete po ç'rrënjosen jo me rritmin e duhur madje me shumë ngadalësi. Nuk besoj se mund t'ja besonim kete gje atyre qe jane sot ne bankat e shkolles, ne shkollen e magjistratures, vetem te rinjve, vetem nje brezi qe kane mbaruar shkollen pas viteve ‘90 etj. Besoj se sistemi i reagimit te qenieve njerezore, ne historine e zhvillimit te natyres dhe te shoqerise njerezore, sistemi i antikorpeve ndaj viruseve mund te ishte edhe shtrati logjik me I pershtatshem per te kuptuar te gjithe ne njerez te shoqerise shqiptare ne kohe te ndryshme, perfaqesues qe respektojne vlerat e brezave te shqiptareve te krijuara ne shekuj dhe dekada, te mund ta kurojme se bashku kete realitet , kete mentalitet, kete tradite, ta sulmojme ate, atje ku shfaqet dhunshem dhe dhimbshem si vetegjyqesi ne raport me shtetin modern te se drejtes dhe te jemi komplementare me njeri-tjetrin, duke vazhduar ne menyre te vendosur dhe me te shpejte zhvendosjen nga sistemet orientale te references, nga ato oksidentale qe I kane rezistuar seleksionimit social ne realitetin global. Qeveria që unë drejtoj është angazhuar pa ekuivok në luftë kundër krimit të të gjitha formave dhe në mënyrë të veçantë kundër trafiqeve dhe kurrupsionit. Në këtë funksion po vazhdojmë të inicojmë dhe zhvillojmë programe ekzekutive qe synojne edhe konsolidimin e shtetit ligjor nepermjet reformave shumeplaneshe. Dëshiroj t'ju ftoj të gjithëve ju, që administroni dhe jepni drejtësi, të vlerësoni dhe veproni në koherencë të plotë më këtë filozofi qeverisëse qe nuk eshte vetem e imja, qe nuk eshte vetem e maxhorances që nuk kontestohet as nga opozita serioze shqiptare dhe qe eshte filozofia e interpretimit te aspiratave te shqiptareve për tu integruar ne boten moderne, eshte filozofia qe ne kemi ditur ta bejme tonen, ta perkthejme ne shqip dhe qe na vjen nga partneret tane euro-atlantik, eshte filozofia e standartizimit te institucioneve dhe te shoqerise shqiptare me boten moderne me vlerat globale qe na rrethojne.
Më lejoni që në këtë analizë pune të paraqes disa probleme të cilat shqetësojnë ekzekutivin që unë drejtoj, natyrisht te te njejten gjatesi vale me opinionin publik vendas dhe intitucionet europiane dhe euroatlantike qe na asistojne per te ndërtuar nje Shqipëri moderne.
Gjykatat tona, vazhdojnë të jenë jo kredibël në veprimtarinë e tyre për dhënien e drejtësisë. Publiku, institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare vlerësojnë se kjo mungese kredibiliteti vjen kryesisht për shkak të korrupsionit, mungeses së profesionalizmit dhe të aksionit të pamjaftueshëm për reformë. Nuk dua te jem as partisan as I njeanshem ne keto arsyetime prandaj po tregohem I kujdeshem qe te mos dhunoj askend me shume sesa dhunohemi te gjithe nga ky realitet. Nuk mund të tolerohet më që shqiptarët të enden në dyert e gjykatave për të kërkuar të drejtat e ligjshme dhe te ligjme sot nuk jane vetem programet e partive qe mbrojne te drejtat e njeriut, por jane referencat kushtetuese dhe te nje legjislacioni qe pergjithesisht eshte standartizuar ne boten moderne dhe qe pas shumë stërmundimesh shtetasit e ketij vendi detyrohen rendom t'i blejnë ato me para, me ryshfete apo duke vuajtur pasojat e vendimeve jo-profesionale.
Shfaqet e korrupsionit edhe në gjyqsor, të cilat janë të dukshme nuk mund të justifikohen as me rrogat e pamjaftueshme dhe aq me pak me precedentin e mentalitetit abuziv te pandëshkuar në vite. Mungesa e aksioneve dhe rezultateve per te ndertuar një shërbim gjyqësor bashkekohor qe prodhon drejtesi dhe jo konflikte, prodhon kosto për publikun, nuk mund te kapercehet gjithashtu brenda nesh ne marredhenie me publikun dhe nga media gjithashtu thjesht dhe padrejtesisht si fature e ekzekutivit dhe mazhorances. Si Kryeministër i kësaj mazhorance jam ketu per te rishfaqur gadishmerine, vullnetin, dhe pergjegjesine e pjesës që na takon ne këto mangësi, por ne ket ministri nuk mund te mos kërkoj inicimin dhe realizimin e ndryshimeve substanciale për shëndoshjen e sistemit të drejtësisë dhe pastrimin e radhëve të tij nga të korruptuarit, jo profesionistët dhe të papërgjegjshmit që i shkaktojnë këto kosto kritike. Ky aksion te nderuar zoterinj dhe kolege, do te zhvillohet ne menyre transparente, ne perputhje me mandatet kushtetuese të çdo pushteti, dhe me kontributet e detyrueshme edhe të organeve të drejtësise.
Gjyqtarët tanë, e rendome ende , vazhdojnë të veprojnë në detyrë në shërbim partive ku militojnë jashtë orarit zyrtar, megjithëse institucionalisht dhe legalisht janë të pavarur nga politika. Ky atavizëm shumëvjecar që ka mbetur tek këta gjyqtarë po e shkatërron nga brenda pushtetin gjyqsor dhe po shkakton debate shterpë në publik dhe përfaqësim politik. Ky debat po degradon deri atje sa te nxise apo te lejoje qe subjektet që gjykohen, te marrin ne mbrojtje pozicionet politike dhe t'i shmangen arsyetimit dhe ndëshkimit ligjor. Këto kosto, të nderuar zotërinj nuk mund të vazhdoni t'ia faturoni as maxhorancës, as politikës dhe aq më pak pavarësisë kushtetuese dhe shtetasve te tyre. Këto fenomene duhet te vazhdojme t'i kërkojme edhe brenda strukturave tuaja të cilat ne vleresimin tim politik dhe si Kryeminister nuk po i përgjigjen ritmeve që kërkon progresi dhe integrimi i Shqipërisë në BE. Pra po theksoj se, nuk ka asnjë shans që ne të integrohemi në shoqëri globale nëse sistemi ynë i drejtësisë vazhdon të bashkëjetojë me korrupsionin, politizimin, solidaritetin me pushtetin formal apo atë të parasë informale, nëse reformat dhe institucionet bllokohen apo deformohen nga paaftësia, interesat private apo deri kolizioni i përvojave orientale dhe oksidentale.
Duke përfituar nga rasti, që sot këtu, ndodhet edhe i nderuari kryetar i Gjykatës së Lartë, Kushteuese, Prokurori i Pergjithshem, per te shtruar edhe nje here ndjeshmerine dhe vleresime qe do t'i sherbenin forcimit te bashkeveprimit te tyre me Ministrine e Drejtesise me ekzekutivin ne teresi dhe qe drejton maxhorancen, me kuvendin si institucioni bosht I Republikes sone parlamentare . Une zoti kryetar i Gjykatës së Lartë do të kërkoja serisht që gjykata qe ju drejtoni te angazhohet me mire në marrjen e më shumë vendimeve unifikuese të praktikës gjyqesore, qe do te ndihmonin qarte dhe ne menyre te pakthyeshme ne standartizimin e dhënies se drejtësisë në të gjithë sistemin gjyqsor dhe do të orientojë drejt prokurorët, avokatët dhe komunitetin e juristëve. Unë mbetem i bindur se kontrolli substancial i praktikës gjyqsore i jep prioritet Gjykatës së Lartë dhe bashkëveprimit të saj me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kjo gjykatë, ne vleresimin tim duhet të marrë më shumë vendime unifikuese që standartizojnë dhe zgjidhin konflikte juridike dhe sociale, vecanerisht në fushen e marrdhënieve të pronësisë, në mënyrë që të na lehtësojë qeverine dhe politiken, kuvendin dhe komunitetet sociale, ne lehtesimin e procedurave te trajtimit të barabartë sipas parimeve kushtetuese, te të drejtave dhe lirive universale të njeriut ne Republiken e Shqiperise.
Gjithashtu, në një rol të rëndësishëm, që siguron respektimin e kushtetutës është edhe Gjykata Kushtetuese. Zoti Kryetar ne vleresimin tim ne nuk mund të vazhdojmë të përballojmë konteste institucionale të motivuara deri politikisht nga interesat e ditës, për shkak të pozicionimit kushtetues jo adekuat të Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër të dy gjykatat tona Supreme nuk duhet të harxhojnë energji, duke përballuar diskutime absurde kompetencash me njëra-tjetrën. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se si Gjykata e Lartë ashtu edhe ajo Kushtetuese, duhet të zbatojnë me korektësi rregullat procedurale për pranimin e çështjeve për gjykim, sipas konceptit kushtetues dhe bashëkohor të funskionimit të drejtësisë në nivele të tilla.
Me Prokurorin e Përgjithshëm qeveria dhe une personalisht kemi ndërtuar një marrdhënie bashkëpunimi, të formalizuar edhe me marrrëveshje institucionale. Kjo mënyrë komunikimi ka sjellë një risi në marredhëniet edhe midis dikastereve dhe ekzekutimit dhe organeve të hetimit. Megjithatë, mbetett per ne e pa pranueshme, që edhe pse legjislacioni në fushën e hetimit është i konsoliduar, te vazhdoje debati dhe te mungoje rezultati per shkak te tij, ndërmjet policit gjyqsor, prokurorit dhe gjykatësit, të cilët i hedhin përgjegjësinë njëri tjetrit, në mënyrë të pajustifikueshme, ndërkohë që kriminelët jetojnë në juridiksion asnjanjës. Per ne mbetet po aq e papranueshme, që kriminelet qe gjykohen e dënohen nga gjykatat te lirohen qoftë edhe përkohësisht, nga administrata e burgjeve. Kjo mënyrë sjellje është e pa tolerueshme sepse po pengon Shqipërinë të forcojë institucionet dhe t'u garantojë jetën shtetasve. Klimën dhe realitetin parandalues dhe bllokues të krimit të organizuar dhe korrupsionit zyrtar mund dhe duhet ta ndërtojme vetëm me veprime të harmonizuara ndër-institucionale, ligjore dhe ekzekutive, gjykuese dhe përmbaruese.
Megjithë përpjekjet tona për vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve që me veprime apo mos veprime shkelin rregullat ligjore në ushtrim të detyrës apo më keq akoma abuzojnë me të, organet tona të hetimit dhe të gjykimit vazhdojne te reagojnë mjaft ngadalë duke çuar shpesh herë në deri ne degradime të dosjeve deri në mbylljen e tyre. Nëse prokurorët dhe gjyqtarët do të veprojë me profesionalizëm dhe përkushtim në detyrë, në mënyrë të veçantë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, nuk besoj se ngelet te pakten ketu por dhe ne publikun e gjere njeri I pasigurt se do te kemi me pak policë të vrarë, dhe një drejtësi sociale më të qëndrueshme, me më pak vetgjyqësi primitive dhe për pasojë një shoqëri më europiane.
Llogjikshëm nuk mund të lë pa përmendur, edhe funksionimin e Dhomës së Avokatisë, jo vetem thjesht si mbrojtëse besnike e të drejtave kushtetuese të shtetasve, por edhe si partnere reale që na asiston me oponenca të përditshme legale para dhe gjatë dhënies së drejtësisë. Ju të gjithë këtu e kuptoni më mirë sesa unë rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ndërmjet kolegësh, pavarësisht se për kë punohet, per vendosjen e shtetit ligjor. Por ky bashkëpunim vazhdon të jetë akoma thelbesisht informal dhe shpesh herë për interesa jo të ligjshme, megjithese ka një legjislacion në fuqi që detyron krijimin dhe funksionimin e dhomave të avokatisë dhe bashkëpunimin me organet shtetërore.
Nuk besoj se jam gabuar qe kam sjelle ne administraten e Drejtesise dhe Qeveria e ka miratuar kete gje perfaqesues te shquar dhe te komunitetit te avokateve si z. Sanxhaku psh. Nje pjese te ketyre shqetesimeve qe kemi ndare ne kushte te tjera me njeri-tjetrin, vazhdojme t' I ndajme me kushtet e pergjegjsise qeverisese dhe te administrimit te drejtesise dhe me vjen mire qe ministri gjithashtu me pervojen e tij nxit saktesisht forcimin e ketij bashkeveprimi dhe formalizimin e marredhenieve midis mbrojtesve te te drejtave te njeriut nga pozita te ndryshme qe ata vendosen perballe gjykates. Ndjehet një ndryshim i dukshëm në drejtim të përmirësimit të shërbimeve të tjera ligjore në mënyrë të vecantë në shërbimet e noterisë dhe në ato të përmbarimit. Por mbetet akoma shumë për të bërë, dhe ne vleresimin e Qeverise vecanërisht në zbatimin e vendimeve gjyqësore ku palë e humbur është shteti. Shërbimi i përmbarimit, nuk mund të vazhdojë të kompromentojë besueshmerine e vendimeve gjyqësore, duke i zbatuar ato me vonesë. Në mënyrë të vecantë ky shërbim duhet të jetë më aktiv në zbatimin e titujve ekzekutiv me karakter fiskal apo detyrimesh të tjera ligjore. As shteti dhe as qytetari nuk mund të vazhdojë më të paguajë kostot e mosveprimeve të organeve publike. Me këtë rast më lejoni ti bëj thirrje kujteses suaj profesionale se edhe mosveprimi ndëshkohet sipas ligjit njësoj si veprimi i qëllimshëm abuziv.
Në vlerësimin tim ministria e drejtësisë ka një rol të rëndësishëm në inicimin dhe menaxhimin e reformave në drejtësi, pa cënuar aspak parimin e ndarjes së pushteteve. Në këtë kuadër është e patolerueshme që kjo ministri akoma nuk ka përgatitur studimin për riorganizimin gjyqsor, z. minister i cili do të na orientojë saktë në shpërndarjen e ngarkesës nëpër gjykata në përputhje edhe me shtrirjen gjeografike të tyre. Kjo do të orientonte gjithashtu edhe investimet publike për ndërtimin e gjykatave të reja apo rikonstruksionin e atyre ekzistueseve, duke u krijuar kushte më të mira dhe të sigurta pune trupës gjyqësore. Nuk e di edhe sa kohë duhet të të përfundojë ligji për Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe ai për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Pjesmarrja, ex-officio e ministrit të drejtësisë në përbërje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shpreh në thelb një angazhim edhe të ekzekutivit në menaxhimin e reformave në drejtësi. Megjithatë, akoma nuk ka përfunduar database me dosjet personale të gjyqtarëve. Është e pafalshme që megjithëse që edhe pas 5 vjetësh në zbatim të Kushtetutës, KLD nuk ka përcaktuar ende kritere profesionale për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve mbi bazën e numrit të cështjeve që i kthehen nga gjykatat e instancave të larta. Kjo ka kompromentuar edhe zbatimin me eficencë të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ministria e drejtësisë duhet të jetë në qendër e koordinimit të veprimtarisë së gjyqësorit, me pushtetet e tjera jo vetëm për mbështetje në infrastrukturë dhe strukturë, por edhe si zëdhënëse e palodhur, e interesave të publikut në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Ministria e Drejtesies duhet të instrumentalizojë oponencën e ligjshme ndërmjet pushteteve në funksion të dhënies së drejtësisë, dhe jo të heshtë kur kostatohen praktika të paligjshme që bien në kundërshtim me parimet e funskionimit të shtetit ligjor.
Në këtë vlerësim të këtij realiteti, nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes edhe roli i ministrisë së drejtësisë në procesin legjislativ. Natyrisht ky është edhe thelbi i qënies së kësaj ministrie në ekzekutiv. Me duhet të pranoj se cilësia e projekteve dhe kodifikimi i tyre, vazhdojnë të jenë per ne shume problematike problematikë. Më lart fola për zbatimin e ligjit, por këtu është rasti të theksoj se kur ligji shfaqet me probleme në formulim, atëherë roli i kësaj ministrie në këtë proces, mbetet ende shume I pandjeshem. Është e tepërt të kujtoj se kjo ministri është boshti i procesit të ligjbërjes. Kjo gjendje rutine e mefshtë nuk na integron askund te nderuar drejtues te Ministrise se Drejtesise.
Per te vazhduar menune e prioriteteve dhe problemeve qe duhet te arsyetojme se bashku po hyj tek sitemi i burgjeve me gjithë ndryshimet cilësorë që ka pësuar akoma ka shumë për të bërë. Marr shkas edhe nga ngjarjet e muajve të fundit të vlerësoj se akoma shfaqet me probleme sistemi i sigurisë në burgje dhe vazhdon të jetë problematik aplikimi i institutit të lirimit parakohe me kusht apo të lirimit të përkohshëm qoftë edhe për motive të justifikuara. Zotërinj administratorë të burgjeve, nga ju njerëzit duhet të marrin mesazhin e sigurisë së jetës së tyre dhe jo atë e "të fortit" që sjell pasiguri per jetet e te tjereve. Nëse ata njerëz janë gjykuar e dënuar, kjo nuk ka ardhur se shoqëria jonë ka qëllim në vetvete sanksionin, por se ajo është e interesuar të izolojë këta njerëz me burim rreziku të shtuar. Një aspekt tjetër është edhe investimi në infrastrukturën e burgjeve apo në ndërtimin e burgjeve të reja, per te cilat u referua edhe ministri. Nuk ka dyshim se është bërë shumë në këtë drejtim, por është e pafalshme që të dënuarit apo te paraburgosurit të vuajnë dënimin në ambjetet e komisariateve, ku në vënd të edukohen me të mirë mësohen me krimin. Me falni per shkak te pervojes personale i njoh disa gjera .
Në funskion të këtij vlerësimi të shqetësimeve isntitucioanle që parashtrova, më lejoni te konkludoj duke parashtruar disa objektiva programore të qeverisë që unë drejtoj, për drejtësinë.
Thellimi i reformës në gjyqesor.
Kjo do të arrihet nëpërmjet ndërmarrjes së këtyre veprimeve që kërkojnë refoma kolaterale pra, mbështetëse:
Forcimi i rolit të prokurorisë në hetim. Përfundimisht duhet të kuptojmë se gjyqtari është zyrtar lehtësisht i kontrollueshëm në cdo kohë, kurse prokurori është ai që ka në dorë suksesin mbi cështjen. Nga prokuroria kërkohet jo vetëm hetim i shpejtë për cështje të rëndësishme por edhe mëshumë iniciativa për hetime edhe kryesisht.
Rritja e bashkepunimit dhe me policine gjyqesore shikoj nje hallke tjeter te rendesishme per mbledhjen dhe fiksimin e provave per zhvillimin e hetimeve paraprake ose te specializuara. Duke vazhduar me tej do te vazhdoja te theksoja zbatimin me perpikmeri ligjin per keshillin e larte te drejtesise duke synuar rritjen e profesionalizmit ne gjykim dhe vazhdimin e aksionit ligjor dhe institucional per pastrimin e rradheve te gjyqesorit nga te korruptuarit dhe trafikantet. Ne funksion te krijimit te nje gjyqesori te hapur per publikun dhe me akses per te gjithe duhet te vazhdohet te stimulohet nje pune me e mire kodifikuese dhe vecanerisht krijimi I nje databesi te vendimeve te gjyqesorit. Ne funksion te riorganizimit te sistemit gjyqesor do te shikoja perparesite e shkalles se pare ne baze te ngarkeses reale dhe te shtrirjes gjeografike te juridiksionit te tyre. Ne permirsimin e bazes ligjore ne menyre te vecante do t'i jepja perparesi hartimit dhe miratimit te ligjit te gjykatave te krimeve te renda dhe ate te mbrojtjes se deshmitareve. Me tej forcimimi i seksioneve gjyqesore te specializuara ne fusha te vecanta sic jane :mosmarreveshjet fiskale dhe disa ceshtje qe kane te bejne me zgjedhjet. Trajnimi I metejshem I trupit gjyqesot dhe I Komunitetit te Juristeve naturisht eshte nje tjeter prioritet qe forcon menaxhimin e dhenies se drejtesise. Ne kete funksion do te vlente administrimi dhe realizimi me mire I procesit te sigurimitte njohjes praktike te juridiksionit te gjykatave nderkombetare dhe ne menyre te vecante asaj te Strasburgut. Krijimi I nje database me vendimit gjyqesore unifikuese do te ishte nje stimul dhe nje detyre qe do ta nxiste gjykaten e larte per me shume vendime te kesaj natyre. Natyrisht, sigurimi I sherbimeve gjyqesore do te forcohej duke vene me shume profesioniste ne sherbim te gjyqetareve dhe me ne fund duke ndertuar nje skeme me te mire per shperblimin e gjyqetarevesipas ngarkesen ne pune dhe cilesise ne gjykim. Nje grup I dyte ceshtjes ka te beje me permirsimin e sherbimeve ligjore ndaj publikut ku ne vleresimin tim do te kerkohej te realizohej me prioritet keto veprime: Forcimi I Dhomes se Avokatise, forcimi I Dhomes se Noterise, thellimi I metejshem I reformave te unifikuara ne sherbimin e permbarimit, permirsimi I sherbimeve qe ofron nga zyra e regjistrimit te pasurise. Grupi I trete I ceshtjeve me sjell tek ndertimi I nje procesi legjislativ transparent dhe profesional ku kane prioritet keto masa: Forcimi I drejtorise se kodifimit, rritja e bashkepunimit me grupe qe perfaqsojne interesa te komuniteteve ne procesin ligjberes, forcimi I koordinimit dhe bashkepunimit me ministrite dhe institucionet e tjera me qellim rritjen e profesionalizmit ne fazen e hartimit te projektakteve dhe ne fund orientimi nga ministria e Drejtesise I Ministrave dhe I ministrive te tjera, per te standartizuar procesin ligjberes duke siguruar nje harmonizim me te mire te ligjeve tona me ligjet europiane. Me ne fund per permirsimin e metejshem te parametrave dhe te funksionalitetit te burgjeve sugjeroj te veprohet ne keto drejtime: Forcimi I sigurise ne burgje, rritja e kapaciteteve e thithjes se donacioneve edhe te huaja per permirsimin e keshteve te te denuarve, natyrisht edhe respektimi edhe me rigoroz I te drejtave te njeriut ne sistemin e burgjeve dhe ne kete funksion marrjen urgjente nen juridiksionin e ministrise se Drejtesise, zhvendosjen e te denuarve dhe e mjediseve te paraburgimit nga komisariatet ne sistemin shteteror te burgjeve. Nuk me mbetet vecse te rikonfirmoj gadishmerine time dhe te qeverise te nderuar drejtues te institucioneve te pavarura te sistemit te drejtesise ne Shqiperi per bashkepunim dhe bashkeveprim per kerkese llogarie te perbashket dhe per transparence te perbashket ndaj publikut. Ju uroj te gjitheve pune te mbare per kete vit te ri dhe t' ju nxis per rezultate konkrete te programuara qe priten dhe nga njerezit!
Faliminderit!