E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur ne nje takim te vecante Ministrin e Britanik të shtetit Denis Mek Shein dhe delegacionin që e shoqëronte. Kryeministri Nano në fillim të takimit bëri një eksp

Kryeministri Fatos Nano ka pritur ne nje takim te vecante Ministrin e Britanik të shtetit Denis Mek Shein dhe delegacionin që e shoqëronte.
Kryeministri Nano në fillim të takimit bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit politike, ekonomike dhe sociale në vend, duke përmendur një sërë reformash të ndërrmara dhe të përshpejtuara në të gjitha fushat si ato, në reformimin institucional, në sistemin legjislativ, atë gjyqsor, ne permiresim te sistemit elektoral si dhe përsa i përket reformës së thellë ne administraten publike. Keto reforma, tha Kryeministri, e bejne progresin e Shqiperise me produktiv ne objektivin e afert te te gjithe shqiptareve qe eshte procesi i asociimit me BE .
Kryeministri Nano vlerësoi se vazhdon dukshëm dhe realisht dialogu i forcave politike në Shqipëri për zbatimin e Kushtetutës, ne zbatimin e ligjit, ne luften kunder trafiqeve, korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kjo lufte kunder ketyre fenomeneve theksoi Kryeministri eshte perqendruar jo vetem ne bllokimin e aktiviteteve ilegale por edhe ne evidentimin e veprimtarive te tjera të ngritura mbi keto lloj aktivitetesh.
Kohet e fundit, tha Z.Nano, kane shkuar perpara organeve te drejtesise funksionare te larte te administrates shteterore qe nga rendi publik, sistemi bankar etj. Kjo klime e re e krijuar ne vend, vleresoi Kryeministri, na ben te kupojme jo vetem ndjeshmërinë e qytetarëve por edhe se cfare sistemi duhet te vazhdojme te adoptojme. Hapja e negociatave me BE, theksoi Kryeministri, mbështetet edhe nga moderimi i politikave, zhvillimeve politike dhe impakteve që këto negociata do të kenë ne vendet fqinje.
Ministri Britanik Mek Shein vleresoi se Shqiperia ka shansin per tu bere nje vend i ri ne BE, sinjalet nga Brukseli jane pozitive dhe ceshtja e ketyre negociatave nga aspirim do te kthehet shpejt ne realitet. Shqiperia ka dhënë shenja të implementimit të një politike të re europiane jo vetëm brenda vendit, dhe ajo duhet te vazhdoje te percjelle sinjale stabiliteti per te gjithe rajonin, nenvizoi Mek Shein duke realizuar një politikë të moderuar dhe bashkëkohore. Mendoj se në mediat ndërkombëtare ekziston një imazh i papërpunuar dhe tashmë i tejkaluar për vendin tuaj. Ka ardhur koha që edhe ky imazh të ndryshojë veçanërisht duke paraqitur më mirë çka ju po bëni si dhe potencialet turistike që ju dispononi.
Një vend të veçantë ne bashkëbisedim zunë edhe zhvillimet rajonale duke u ndalur posaçërisht në trajtimin e çështjes së të ardhmes së Kosovës dhe Maqedonisë. E ardhmja e rajonit, ranë dakort Z.Nanodhe Z.Mek Shein, kërkon thellim të reformave demokratike, tolerancë dhe mirëkuptim. Vetëm duke zbatuar në rajonin tonë po ato reforma nëpër të cilat kaloi Bashkimi Europian, ne do të mund të sigurojmë një të ardhme europiane edhe për Europën Juglindore, tha Kryeministri Nano.
Në përfundim, Ministri britanik i shtetit Mek Shein e siguroi Kryeministrin Nano se ne procesin e stabilizim asociimit Shqiperia do te kete edhe mbeshtetjen e Britanise se Madhe

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›