Greva e studentëve në Vlorë, dy prej tyre përfundojnë në spital
VLORË - Në ditën e katërt të grevës së urisë, shëndeti i studentëve të Juridikut të Vlorës është përkeqësuar. DY prej studentëve grevistë janë transportuar sot paradite në urgjencën e spitalin, pasi shfaqën probleme me tensionin dhe anomali të tjera për shkak të mosushqyerjes.
Të 11 studentët e degës së Juridikut prej 4 ditësh qëndrojnë në ambientet e fakultetit dhe po protestojnë ndaj vendimit të rektoratit që vendosi që studentët nën notën 6 të mos pajisen me diploma me titullin "Jurist", por me një diplomë të thjeshtë me titull 'Njohës Ligjesh'.
Studentët thonë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit për rastin e tyre. Ata shprehen se greva do të vazhdojë pa afat.
Ndërkohë dy ditë më parë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë një prononcimi për shtyp u shpreh se të gjithë studentët duhet të trajtohen njësoj në përfundim të viteve akademike.