E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Fushata goditje e modelit Rama

Fushata e kandidatit të maxhorancës për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, do të synoj në goditjen  e modelit që Edi Rama ka aplikuar në administrimin e kryeqytetit. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Bujar Nishani në "Studio e Hapur" të martën mbrëma. "Të jesh e sigurtë që nuk do të merret kandidati ynë me emrin e zotit Rama, por me modelin. Ne do të shembim këtë model", tha Nishani.

Sipas Bujar Nishanit ajo që do të ofroj kandidati Basha është një model qeverisjeje në funksion të qytetarit. "Aleanca për qytetarin jam e bindur që do të shpaloset në ditët që vijnë, do të përmbajë detaje të cilat zbërthejnë pikërisht këtë nocion, këtë platformë, këtë devizë, një fushtë pozitiviste që do të lidhet me nevojat e qytetarëve dhe zgjidhja", tha ai.

Ndërkaq opinionistet Andrea Stefani, Mustafa Nano dhe Artan Hoxha kanë përcjellë vlerëismin e tyre për kandidaturën e Lulzim Bashës. "Në rast se do të kandidonte Edi Rama, Partia Demokratike duhet të ndëronte kandidat në pikëpamjen time. Nuk duhet të ishte Lulëzim Basha sepse ësht fakti që ai është aktualisht në drejtim të një dikasteri që ka qenë i lidhur ngushtë me atë që ndodhi në 21 janar", tha Andrea Stefani.

"Basha është një kandidat shumë simpatik, një djalë që ka një lloj karizme individuale, në pikëpamjen humane, si individ ndjell. Mirëpo politikisht unë konsideroj një enë bosh, politikisht ai nuk mbart asgjë. Në këtë kuptim nuk është kandidat i mrië", tha Mustafa Nano. "Zoti Basha plotëson mjaft kritere për të qenë një kandidaturë kompetitive, mjaft konkurrenciale në bashkinë e Tiranës", tha Artan Hoxha.

Pjesë e debatit në studio ishte dhe qendrimi i opozitës përballë procesit të 8 majit, dhe deklaratat e drejtuesve të saj për ti kthyer këtë proces në një referendum politik. 

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›