Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ regjistron subjektet zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
- Projektvendimin Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partive politike, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar, në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 23 Qershor 2013. KQZ regjistroi si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore këto parti politike:
1- Partia Demokratike
2- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
3- Partia Socialiste e Shqipërisë
4- Partia Republikane Shqiptare
5- Partia Socialdemokrate e Shqipërisë
6- Partia e Unitetit Kombëtar
7- Partia Balli Kombëtar Demokrat
8- Partia Demorkacia Sociale
9- Partia Fryma e Re Demokratike
- Projektvendimin Për miratimin e vëzhguesve të Shoqatës Miqësi dhe Bashkëpunim me Europën (MBE), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013. KQZ akreditoi 132 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
- Projektvendimin Për miratimin e vëzhguesve të Komisionit Zgjedhor Shtetëror të Maqedonisë (SEC Maqedoni), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013. KQZ akreditoi 7 vëzhgues afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
- Projektvendimin Për miratimin e vëzhguesve të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013. KQZ akreditoi 404 vëzhgues afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
- Projektvendimin Për miratimin e modelit të fletës të votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, Komunës Thumanë, qarku Durrës, Komunës Sevaster, qarku Vlorë dhe Njësisë Bashkiake nr.1, qarku Tiranë, për zgjedhjet e datës 23 Qershor 2013.
- Projektvendimin Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore të datës 23 Qershor 2013.
- Projektvendimin Për një ndryshim në vendimin nr.451, dt. 21.05.2013 të KQZ Për caktimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së Nr 19, Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013. KQZ vendosi të caktojë Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së Nr. 19, Qarku Durrës, Sallën e Konferencave në Bashkinë Krujë.