Berisha: Nëse ka rrjedhje votash, që sot raundi i pestë. PS: Kandidatura e Nishanit nuk është Kushtetuese

Sali Berisha / Foto arkiv
Kryeministri, Sali Berisha, edhe pse shprehet i sigurt se nuk do të ketë rrjedhje votash në votimin e Bujar Nishanit për president, ai ka bërë të ditur se nëse nuk gjë e tillë ndodh atëherë po sot do të mbahet raundit i pestë për zgjedhjen e e kreut të ri të shtetit.
Nëse do të ketë rrjedhe të votave në votimin për Nishanin do të kemi po sot raundin e pestë. Nuk besoj të ketë rrjedhje votash, është shprehur Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së.
Mazhoranca në total numëron 74 vota në Kuvend ndërsa për miratimin e kandidaturës për president nevojiten 71 vota. Por duke qenë se Nishani nuk mund të votojë për vetveten atëherë do të mjaftonte rrjedhja e tre votave për të çuan në mosmiratim apo dështim të raundit të pestë. /F.S/
PS: Kandidatura e Nishanit jo Kushtetuese
Opozita pretendon se katër deputetët që kanë dhënë firmën për kandidaturën e Artan Hoxhës ka bërë të njëjtën gjë edhe për kandidaturën e Bujar Nishanit. Partia Socialiste në këtë mënyrë e cilëson këtë veprim në kundërshtim me kushtetutën. Por megjithatë atë komisioni i ligjeve ka miratuar me vetëm votat e anëtarëve të mazhorancës kandidaturën e Bujar Nishanit.