E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nje dite pas ndihmes nga eurozona

Ditën e shtunë ka fituar besimin euro dhe BE. Kështu është shprehur kryeministri spanjoll Mariano Rajoy në një konferencë për shtyp në Madrid duke komentuar ndihmat e akorduara për bankat spanjolle nga Eurogrupi.

“Kjo u mundësua falë besimit që Spanja ka fituar në pesë muajt e fundit nga reformat strukturore të aplikuara për të shëndoshur llogaritë publike. Nga dje ka fituar linja e kredisë që do të mundësojë nxitjen e rritjes dhe punësimit”-tha ai.

Vendimi i Eurogrupit gjatë konferencës së të shtunës për t’i dhënë Spanjës 100 miliardë euro si një formë kredie nga Fondi i Shpëtimit të Shteteve, është një mekanizëm i ri i pa eksperimentuar më parë nga Europa dhe nuk do t’i kërkojë vendit asnjë detyrim shtrëngues si në rastin e Greqisë, Portugalisë apo Irlandës. Detyrimet i përkasin vetëm sektorit financiar dhe jo pjesës tjetër të shoqërisë, ka siguruar ministri i Financave spanjolle Luis de Guindos.
Vendimi i Spanjës për të kërkuar kredinë prej 100 mld eurosh nga fondet e eurozonës në mbështetje të sistemit financiar ka fituar mbështetjen e FMN dhe SHBA.

Shefja e FMN-së Christine Lagarde është shprehur optimiste mbi këtë plan duke thënë se do të jetë një garanci që nevojat e financimit të sistemit bankar të jenë plotësisht të përmbushura.

Unë përshëndes deklaratën nga Eurogroup, i cili plotëson masat e marra nga autoritetet spanjolle në javët e fundit për të forcuar sistemin bankar. FMN-ja është e gatshme, me ftesë të anëtarëve te Eurogroup, të mbështesë zbatimin dhe monitorimin e kësaj ndihme financiare nëpërmjet raportimit të rregullt.
Ndërsa Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner e ka përshëndetur këtë lëvizje si "të rëndësishme për shëndetin e ekonomisë së Spanjës dhe si hapa konkretë në rrugën drejt bashkimit financiar, e cila është jetike për elasticitetin e eurozonës.
Por vendimi i qeverisë Rajoy për të marrë 100 miliardë euro borxhe nga Eurozona për të shpëtuar bankat duket se nuk është pritur mirë nga qytetarët, duke ndjekur lajmet nëpër lokalet e Madridit qytetarët nuk mund të mos reagojnë.

"Kjo është një fatkeqësi. Politikanët janë një fatkeqësi, vendi është një fatkeqësi. Kjo është një fatkeqësi. Ne jemi kudo të mashtruar. As puna as ndershmëria nuk kanë më vlera.

"Kam një mendim edhe pse unë nuk kuptoj shumë nga ekonomia. Ajo që më shqetëson mua është se ato 100 miliardë euro janë menduar për t'iu dhënë bankave. Nëse problemi në Spanjë janë qytetarët e saj dhe jo bankat, pse ato para duhet t'u jepen bankave? Unë thjesht nuk mund ta kuptojnë këtë”

Por ndërkohë që Spanja mori vendimin për ndihmën nga BE në rrugët e Madridit protestojnë anëtarët e lëvizjes Indingandos dhe mbështetësit e tyre

Ata thonë se janë qytetarët ata që vuajnë dhe që duhet të përfitojnë ndihmën e ndërkombëtarëve dhe jo institucionet bankare

Jemi duke thënë se ky është një mashtrim. Ndihma nuk duhet të jepet për bankat por për qytetarët të cilët janë prekur rëndë nga kriza. Jo bankierët . kriza ka ardhur nga tregjet e jo nga qytetarët.

"Fondet publike po i jepen elitës financiare. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke folur këtu për mashtrim të madh, një grabitje. Çfarë Ata duhet të bëjnë është të shpronësojnë bankat dhe t’i shpërndajnë fondet për të varfërit."

Me shpëtimin e Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe tani Spanjës , BE-ja dhe FMN kanë kryer tani rreth 500 miliardë euro financime për shpëtimin evropian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›