E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret për të kandiduar në PD

• Partia Demokratike ka zyrtarizuar dje nisjen e punës për zgjedhjet e reja në degët në të gjithë vendin.ADI SHKEMBINë mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e grupit parlamentar, është miratuar udhëzimi për procedurat që do të ndiqen për zgjedhjet e reja në parti. Materiali prej nëntë faqesh përcakton në mënyrë të detajuar kriteret dhe procedurat që do të ndiqen që nga seksionet deri në degët kryesore të partisë. Burime nga mbledhja e djeshme bëjnë të ditur për gazetën se kreu i demokratëve ka kërkuar që bashkë me zgjedhjet nëpër degë të bëhen edhe anëtarësimet e reja. Sipas Berishës pjesë e PD-së, duhet të bëhen të gjithë ata të rinj që do të ndihmojnë këtë forcë politike për të realizuar programin e saj në qeveri. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe grupet e punës, që përbëhen nga deputetë dhe anëtarë të kryesisë dhe që do të monitorojnë nga afër procesin e zgjedhjeve në PD. KriteretNë udhëzim përcaktohen kriteret specifike që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetarë të degëve dhe nëndegëve të PD-së. “Pas kostituimit të kryesisë së degës, me kërkesë të kryetarit të grupit të punës, sekretari i degës (ose në mbledhjen e parë të saj), thërret mbledhjen për të analizuar kandidaturat e dala për kryetar dege dhe formulon propozimin në emër të degës. Kandidaturat i përcillen kryesisë së PD-së, e cila ka të drejtën e propozimit përfundimtar zyrtar të kandidaturave për kryetar të degës, konform nenit 27 të statutit”, thuhet në udhëzimin e shpërndarë dje për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Njëkohësisht zgjedhja e kryetarit të degës do të bëhet në kuvendin e degës, i cili përbëhet nga mbledhja e përgjithshme e të gjitha kryesive të nëndegëve si dhe komiteti drejtues në detyrë i degës, në një datë që përcaktohet nga kryetari i grupit të punës në bashkëpunim me kryesinë e degës, por jo më vonë se një muaj nga kostituimi i kryesisë së degës. Ndërkohë, kriteret janë më konkrete për kandidatët për kryetarë të nëndegëve. Kështu të gjithë ata që do të kandidojnë për kryetar të nëndegëve të PD-së, duhet që domosdoshmërisht të jenë me arsim të lartë, të kenë aftësi të veçanta intelektuale, të kenë përvojë politike si anëtarë të PD dhe të kenë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PD.  “Për të siguruar transparencën e procesit, anëtarësimet e reja gjatë fushatës zgjedhore do të miratohen edhe nga grupi i punës i kryesisë së degës”, thuhet në udhëzim. Kriteret për kandidatëtTë jetë ligjërisht dhe fizikisht banor i nëndegës përkatëseTë jetë me arsim të lartë të përfunduarTë përdorë një gjuhë të huaj me rëndësi ndërkombëtareTë dallohet në opinionin publik për ndershmëri, qëndrueshmëri moraleTë ketë përvojë politike si anëtar i PDTë ketë aftësi të mira komunikueseTë ketë dhënë kontribut të dukshëm në zgjedhjet e fundit lokale për kandidatët e PDTë ketë pasur rezultate elektorale më të larta nga ato të zgjedhjeve të fundit, nëse ka qenë më përpara drejtues i degës apo nëndegës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›