Falimentojnë 100 biznese të vegjël
13/01/2010 Nuk paguan dot detyrimet
Kanë deklaruar falimentin 100 subjekte të biznesit të vogël në rrethin Fier. Kërkesa për mbyllje të këtij aktiviteti nga këto subjekte është paraqitur në Degën rajonale Tatimore në Fier pas vendimit të kalimit të tyre në biznes me TVSH n.q.s bëjnë xhiro vjetore prej 5 milionë lekësh. Për drejtuesin e degës së tatimeve në Fier, Agim Hoxha, falimenti i këtyre bizneseve ka ndodhur për arsye të shmangies së detyrimeve, por edhe një mundësie të hapjes së një biznesi të ri, por edhe një lëvizje demografike e vet pronarëve të këtyre bizneseve. “Në degën tonë, ka thënë Hoxha, janë identifikuar rreth 100 subjekte të biznesit të vogël, të cilët kanë deklaruar falimentin. Sipas nesh dhe specialistëve të tjerë, në këtë drejtori kjo ka ardhur për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve nga ana e pronarëve të këtyre subjekteve”. Për të gjitha këto biznese do të veprohet sipas ligjit tatimor, por duke kërkuar më parë mbylljen e tyre pranë gjykatës dhe shlyerjes së të gjitha detyrimeve. A. Damini