E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Prioritet per 2012 rritja e sigurise publike

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani zhvilloi një takim me përfqësues të medias në përfundimin e një viti të gjatë dhe plot dinamik për dikasterin që ai drejton, dhe për pasqyrimin në media të kësaj veprimtarie. Në qendër të diskutimeve ishin rritja e goditjes ndaj krimit dhe puna për decentralizimin e plotë dhe kalimin e kompetencave përkatëse te qeverisja vendore
Pas fjalimit zyrtar, diskutimet vijuan në një tjetër atmosferë, ku ministri shprehu se fokusi kryesor për dikasterin e tij ka qenë edhe bashkëpunimi me qeverisjen vendore, transferimi i aseteve ekonomike tek qeverisja vendore, ku sipas tij deri më tani 90 për qind e tyre u janë depozituar njësive të qeverisjes vendore, dhe është transferuar tërësisht prona për 165 njësi vendore, si dhe u synua për hartimin e një projektligji të ri për administratën publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›