"Falja e Gjakut" rrefen copezat e familjes shqiptare ne Holande Izaura Ndoj
Rrefimi i familjes shqiptare, qe izolohet per shkak te gjakmarrjes, po vazhdon "te shetise" neper bote. Kete here, destinacioni eshte Holanda, per t'i lene radhen me 24 shkurt premieres ne Amerike. Nderkohe qe presim te shohim nominimin e Shqiperise per "Oscar", pas gjithe asaj lufte te bere nga Qendra Kombetare Kinematografike dhe konkurrentet per "Oscar", gazeta "New York Times" do te kritikonte Akademine ne kete menyre: "rasti i Joshua Marstonit duhet te sherbeje per te na sjelle ne vemendje paaftesine e Akademise 'Oscar' per te kuptuar dhe per t'iu pershtatur ne kohe ndryshimeve radikale qe po ndodhin me shpejtesi ne boten e produksionit te filmit, i cili tashme ka marre formen e bashkepunimeve ne kuptimin me te gjere te fjales". Pavaresisht se filmi mban regjine e Joshua Marston, pra te nje regjisori te huaj, Andamion Murataj ka theksuar se ai i ka te gjitha te drejtat per te perfaqesuar Shqiperine. "Filmi yne mund te konkurroje ne shume kategori, qe nga aktoret, skenari, regjia, si edhe filmi me i mire. Por kategoria ku ka me shume shanse te vazhdoje konkurrimin, eshte 'Best Foreign Language Film'. Sic e thote dhe titulli, behet fjale per nje film ne gjuhe te huaj - filmi yne, pa dyshim eshte ne gjuhe te huaj dhe 100% shqip. Pra, pak rendesi ka regjisori, e rendesishme eshte gjuha. Te gjitha kategorite e tjera jane perzgjedhje nga nje institucion qe quhet 'Academy of motion pictures arts and sciences', prandaj 'Oscar' quhen ndryshe dhe Academy Awards". Sipas tij, Shqiperise i takon te perzgjedhe nje film ne gjuhen kombetare, qe ka shanse reale per te arritur sa me lart. "Falja e Gjakut", filmi i cili u kurorezua me cmimin "Ariu i Argjendte" ne Berlinale, me regji te Xhoshua Marston dhe skenar te Andamion Muratajt, rrefen ne dukje nje histori te zakonshme gjakmarrjeje. Pertej kesaj, filmi eshte nje dokument i qindra copezave historish te verteta. "Falja e Gjakut" nuk cik vetem kete teme, por edhe perplasjen mes brezave, jeten rurale ne Shqiperine sot, e madje, edhe provokon kur shoqatat, qe sherbejne si "pajtues", i quan biznes. I realizuar i gjithi ne dialektin geg, ne nje fshat te veriut shqiptar e me protagoniste aktore nga te gjitha viset shqipfolese, "Falja e Gjakut" zbuloi edhe dy talente te reja: aktoret Tristan Halilaj, 18 vjec dhe Sindi Lacej, 15 vjec. Nder aktoret e filmit permendim Ilire Vinca-Celaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj, Cun Lajci, Tristan Halilaj, Sindi Lacej etj.