Braho: Prokuroria, mjerim te thelle profesional dhe ligjor
"Lipset te deklarojme se Prokuroria ne kerkesen e saj sot provoi edhe njehere se mbeti ne mjerim te thelle profesional dhe ligjor per argumentet dhe pseudo-provat ku u mbeshtet.
E shtrenguar nga mungesa e tyre, por edhe paaftesia,ne pame se asaj gjate gjithe procesit gjyqesor ju rrezuan te gjitha pseudo-argumentet,prej te cilave ajo dhe vete hoqi dore, duke e parashembur kalane prej rere, te ndertuar me pasion kriminal. Ajo qe pame dhe degjuam sot ne kete seance, ne te cilen ajo duhet te reflektonte, ishte qe per te shpetuar nga mbytja Prokuroria u kap me dhembe ne gomonen e capuar te mashtruesit te vitit.
Fatkeqesi per kete institucion i cili na u shfaq edhe njehere si kollovar dhe sherbetor i politikes se rruges dhe jo i ligjit. Mund te themi pa me te voglin dyshim se pafajesia e Ilir Metes e kerkuar nga mbrojtja ne seancen e sotme eshte evidente sepse e tille eshte e verteta".
Si Prifti ra vete brenda "gropes" qe hapi
Gjate realizimit te ekspertimit u konstatua se ne oren e tavolines objekt ekspertimi nuk u evidentuan gjurme te regjistrimit te bisedes "Meta-Prifti". Ne kete ore, grupi i eksperteve arriti te rekuperoje nje video tjeter, e cila ishte fshire me pare. Kjo video permbante nje bisede mes shtetasit Leonard Beqiri dhe deshmitarit Dritan Prifti. Ne konsiderim te kerkeses se Zyres se Prokurorit te Pergjithshem drejtuar Kuvendit te Shqiperise, per heqjen e imunitetit te z. Dritan Prifti, mbrojtja e z.Meta evidentoi dje se filmimi i fshehte i ruajtur ne oren kamera, permban bisede dhe transferten fizike te nje shume te konsiderueshme parash (70 000 euro), me dhenes Leonard Beqirin dhe marres Dritan Priftin.
Nuk ka prova, s'mund te kete as ceshtje
Ne oren prove materiale dhe te pretenduar se me te ishte realizuar videoja e fshehte Meta-Prifti, nuk u gjeten gjurme relevante. Ne kuptim te proves materiale sipas parashikimeve te nenit 187 te K.Pr.Penale, konsiderohen sendet qe kane sherbyer si mjete per te realizuar vepren penale ose mbi te cilet eshte gjetur gjurma apo ka qene objekt i veprimtarise se te pandehurit. I vetmi send apo prove materiale ne kuptim te ligjit ku mund te gjendeshin gjurmet e vepres penale do te ishte ne rastin tone ora-kamera e tavolines. Mungesa e filmimit te fshehte ne oren e tavolines e pretenduar si mjeti me ane te se ciles eshte realizuar filmimi i fshehte, e ben kete filmim objekt ekspertimi te padobishem per mbarevajtjen e ketij gjykimi ne kuptimin procedural penal.