Falja e kufijve, iu falëm grekëve tregtinë e Korridorit 8
TIRANE- Me ratifikimin e marrëveshjes së detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, qeveria aktuale Shqiptare, humbet perspektivën strategjike ekonomike, sidomos të jugut të Shqipërisë.
Ekspertë të pavarur mendojnë se me futjen e ujrave territoriale greke mes Italisë e Shqipërisë anijet e mallrave që vijnë në kanalin e Suetit si ato me gaz dhe me naftë do të shmangin portin e Vlorës dhe të Durrësit, pasi kështu shmangin taksat dhe telashet administrative me autoritetet greke për kalimin në ujrat territoriale të tyre- shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Në shkrimin e “GSH-së shkruhet se anijet do të ndalojnë në portin e Igumenicës nga do të shpërndahen në të gjithë Ballkanin dhe në Europën Qëndrore.
Më tej ekspertët denoncojnë se në këtë mënyrë portet shqiptare humbasin atraksionin e tyre si porte turistike për jahtet. Sipas eksperteve keto argumente por dhe mjaft te tjera , jane tregues se perves humbjes se mbi 300 km katror zone ujore, Shqiperia dorezon me kete marreveshje pozicionin e saj strategjik gjeo-ekonomik.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne "Gazeta Shqiptare"
(s.g/BalkanWeb)