E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fshehja” 4 në pranga, shpërdoruan detyrën

FIER- Katër persona, mes të cilëve dhe drejtoresha e tatim taksave kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Nevila Bami është arrestuar vetëm pak ditë pas emërimit të saj si drejtoreshë e tatim taksave në Fier, zyrë ku më parë kryente funksionin si inspektore.
Hetimet në kuadër të operacionit ‘fshehja’ janë kryer nga sektori kundër krimit ekonomik, ndërsa mësohet se janë arrestuar dhe 3 ekonomistë, përkatësisht Shkëlqim Sako, Arjeta Shkëmbi dhe Marjana Palla.
Sipas policisë katër të arrestuarit ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie akuzohen për falsifikim të vulave dhe vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.
Ndërkaq gjatë kontrollit në banesat e tyre policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, kompjutera dhe dokumente financiare.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›