Itali, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mësohet se viktima është shtetasi Kleant Sukja, 24-vjeç. Ai mbeti i vrarë me një plumb në kokë në Ravena të Italisë, ku autorët ishin dy persona të maskuar, të cilët janë ende të paidentifikuar nga policia.
Itali, vritet me armë shqiptari
Ravena (08:37) – Një shqiptar mbeti i vrarë me armë zjarri në provincën e Ravenas në Itali.
Dy persona të maskuar, e kanë qëlluar me armë në kokë shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. I riu është rreth 25-vjeç, por nuk bëhet i ditur emri i tij.
Shqiptari ishte një shitës ambulant në këtë zonë së bashku me gruan e tij shtatzënë. Forcat e policisë italiane shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Në vendngjarje Karabinieria ka gjetur të mbledhur një grup shqiptarësh, disa prej të cilëve deklaruan se ishin shokë të viktimës dhe se ishin lajmëruar me sms për vrasjen. /Start/
2012-02-28 09:40