Pastrim lumit të ndotur të Lanës

Drejtoresha e Ndërmarrjes nr 2 Luzhiana Abazi tha sot për mediat se aksioni është shtrirë përgjatë gjithë vijës së lumit për ta pastruar atë nga papastërtitë.
Sipas znj Abazi, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë vendosur edhe zgara metalike përgjatë rrjedhës së lumit për të ndaluar mbeturinat të përshkojnë lumin. “
Përveç masave që janë ndërmarrë për pastrimin e lumit të Lanës, janë marrë edhe masat mbrojtëse për sa i përket vënies së zgarave, që të mos ketë më papastërtira. Në fakt këtu do të doja të bëja një apel për qytetarët, të cilët tregohen të pakujdesshëm dhe hedhin mbeturina dhe në momentin e reshjeve, që ndodh edhe bllokimi apo fryrja e lumit të Lanës”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e Ndërmarrjes nr 2 ka apeluar ndaj qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në Lumin e Lanës në mënyrë që të parandalohet situata e vështirë që ka qënë në të kaluarën. “Ky është aksion i cili do të jetë në vazhdim, sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve, po ashtu dhe vendosjes së kapakëve të pusetave apo meremetimit në përgjithësi të gjithë rrugëve të 11 njësive bashkiake të Tiranës”, përfundoi. /Start/
2012-02-27 16:39