Man City, pesë përforcime për një ditë

Ato munguan deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, por të premten, në skadim të afatit, City solli plot pesë përforcime. Klubi nga Itihad kompletoi transferimin e pesë futbollistëve, mesfushori spanjoll Javi Garcia erdhi nga Benfica për 16 milionë funte, mbrojtësi serb Matija Nastasic nga Fiorentina, kurse prurjet e reja u përmbyllën me treshen Maicon, Scott Sinclair dhe Richard Wright, të gjithë këta iu bashkuan klubit për një ditë.
Para tyre në City erdhi edhe Jack Rodëell, mesfushor nga Everton. “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Manchester Cityn. Mezi pres të hyj në Itihad Stadium dhe të takoj tifozët. Shpresoj që ata do të më përkrahin këtë vit në mënyrë që të arrijmë rezultate të mira”, deklaroi Sinclair i cili erdhi për 6.2 milionë funte nga Swansea.