7 Mars, Berisha: Nuk do ndalet arsimi modern
TIRANë- Kryeministri Sali Berisha me rastin e festës së 7 Marsit, priti sot në një ceremoni festive në selinë e Kryeministrisë, një grup arsimtarësh.
Sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria, përfaqësues nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, arsimtarët e pranishëm në takim, e falënderuan kryeministrin Berisha për të gjitha përpjekjet e qeverisë, në kuadër të mbështetjes së arsimit dhe të mësuesve.
Duke shkëmbyer urimet e përzemërta gjatë këtij takimi, mësuesit i shprehën mirënjohje kreut të qeverisë për hapat e bëra në konsolidimin e figurës së mësuesit gjatë këtyre viteve, por dhe për vizionin e qeverisë, që me reformat e ndërmarra, i ka dhënë një hov të rëndësishëm sistemit arsimor në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha, duke cilësuar këtë festë, si një ditë jo vetëm të mësuesve, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, i garantoi ata se procesi i ndërmarrë katër vite më parë, për një arsim modern në Shqipëri, që të përmbushë të gjitha detyrimet e formimit demokratik të edukimit të nxënësve, nuk do të ketë të ndalur, gjithnjë duke pasur në epiqendër figurën e arsimtarit.
"Në këtë proces,- vijoi Kryeministri,- njëlloj si në fillim edhe sot, ne në epiqendër do të mbajmë arsimtarin, formimin e tij, trajtimin dhe kushtet e tij, sepse arsimtari është me një mision shumë të rëndësishëm e delikat dhe shoqëria duhet ta ndihmojë atë, në interesin e saj, më të mirë, për ta përmbushur sa më me dinjitet dhe sa më mirë. Nëpërmjet arsimimit dhe arsimit dhe ndryshimit të tij, ne jemi të bindur se kjo është rruga më e shpejtë, më e sigurtë, për t’u ndarë nga prapambetja shekullore që ne kemi trashëguar."
Berisha tha se "këtë ditë edhe një herë e shfrytëzoj të zotohem, se qeveria do të bëjë çdo gjë që ju misionarët e dijes, të mund ta zhvilloni me përgjegjësinë më të madhe, këtë garë, garën e dijes, garën promotor të vërtetë të zhvillimit të një shoqërie, të një kombi, të një vendi. Ndaj dhe ju uroj ju gëzuar këtë ditë, uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë, nxënëset dhe nxënësit e tyre, prindërit e tyre, gëzuar Ditën e Mësuesit, ditën e të gjithë shoqërisë shqiptare".
(d.b/BalkanWeb)