E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikim pensionesh, në pranga 4 zyrtarë

Tiranë- Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhënë në mënyrë të paligjshme pensione minatori për njerëz që nuk e përfitonin atë. Sipas Drejtorisë së Policisë Tiranë, operacioni i antikrimit ekonomik i ka vënë prangat 4 ish-zyrtarëve të Sigurimeve Shoqërore.

Ky operacion u kry gjatë orëve të natës së djeshme në qytetin e Tiranës dhe u finalizua me arrestimin e: Agim Memës, ish shef kuadri në minierën e Mushqetas, aktualisht punonjës i Albminiera në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe funksionar në sindikatën e minierave, Zija Memës me detyrë inspektor i Drejtorisë Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në DRSSHT, Fatbardha Selës, ish përgjegjëse në zyrën e Sigurimeve Shoqërore, aktualisht me detyrë specialiste në IKSH; si dhe Flora Cekos ish-inspektore e pensioneve në INSIG, aktualisht me detyrë ekonomiste në një firmë private.

Të arrestuarit dyshohet se kanë falsifikur dokumentet e 200 personave në mënyrë që ata të përfitonin pension si minatorë. Zyrtarët punonin në grup dhe merrnin deri në 200 mijë lekë për pension.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›